Ka kohë që jam e dashur
por e dashuruar s’jam
ka kohë që nga ti jam larguar
si një pikë uji në gur jam.
Ka kohë që jam nisur
me vrap drejt teje si e krisur
ka kohë që jam gati
edhe pse pa fat më la fati.
Zemra e dashuruar
të dashurin e do pa masë
mendja nuk po gjen dot rrugën
se në mjegulla ka has’.
Ka kohë që jam pa kohë
në botën e vrarë nga koha
por kohën llogaris
me ditën që ty të njoha.