Saturday, July 27, 2024
HomeKryesoreZëdhënësja e MPJ-së ruse sulmon Kurtin dhe Zelenskyn: Pretendojnë se e kundërshtojnë,...

Zëdhënësja e MPJ-së ruse sulmon Kurtin dhe Zelenskyn: Pretendojnë se e kundërshtojnë, por janë nazistë

Google search engine

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, ka sulmuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti si dhe presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, duke thënë se që të dy janë nazistë.

Google search engine

Ajo u shpreh se edhe Kurti, edhe Zelensky, vetëm pretendojnë se e kundërshtojnë etiketimin si neonazistë, por të njëjtit së shpejti do ta pranojnë atë, përcjell klankosova.tv.

Google search engine

“Në fund të fundit, të gjithë ata Kurti, Zelensky dhe të tjerë që pëlqejnë që të këndojnë Lavdi Ukrainës vetëm pretendojnë se e kundërshtojnë etiketimin si neonazistë. Unë mendoj se së shpejti do të thonë: Po, ne jemi nazistë, por çfarë mund të bëni nëse BE-ja na sponsorizon ndërsa Shtetet e Bashkuara na furnizojnë me armë?”, ka thënë Zakharova.

Gjithë këtë mllef, Zakharova e shpërfaqi përmes një opinioni të saj, të publikuar në Telegram, ndërsa potencon se edhe Kurti edhe Zelensky, e kanë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian.

Reagimi i Zakharovas ka ardhur pas planeve të Ministrisë së Kulturës në Kosovë për ta rinovuar shtëpinë e dikurshme të Xhafer Devës.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Google search engine
Google search engine

Most Popular

Google search engine
Google search engine

Recent Comments