Sunday, November 17, 2024
HomeShëndetësi/NutricionFrutat që duhet t’i konsumoni më shpesh në rast të mungesës së...

Frutat që duhet t’i konsumoni më shpesh në rast të mungesës së hekurit

Google search engine

Nivelet e ulëta të hekurit mund të çojnë në pasoja të rënda shëndetësore, si dështimi i zemrës. Prandaj, është shumë e rëndësishme që ta merrni këtë mineral në trupin tuaj çdo ditë dhe disa lloje frutash mund t’ju ndihmojnë për ta arritur këtë.

Google search engine

Lodhja, marramendja, rrahjet e shpejta të zemrës, depresioni, rënia e flokëve dhe thinja e flokëve, janë vetëm disa nga shenjat e mungesës së hekurit në trup. Nivelet e ulëta të hekurit më së shpeshti përjetohen nga femrat gjatë ciklit menstrual dhe gratë shtatzëna, por nuk përjashtohet që edhe persona të tjerë të kenë mungesë të këtij minerali.

Google search engine

Frutat në përgjithësi nuk janë burim i fortë i hekurit, por ka arsye pse duhet t’i shtojmë ato në dietën tonë nëse kemi mungesë hekuri.

Frutat me përmbajtje të lartë të acidit malik

Megjithëse frutat nuk konsiderohen si një burim i rëndësishëm hekuri, ato mund të ndihmojnë kur kombinohen me ushqime të tjera të pasura me hekur. Një nga llojet janë sigurisht frutat me përmbajtje të lartë të acidit malik, ndërsa luleshtrydhet, kajsitë dhe qershitë konsiderohen më së shumti për këtë – duke rritur ndjeshëm marrjen e hekurit në qelizat e zorrëve.

Frutat e thata

Rrushi i thatë dhe kumbullat e thata janë një burim i mirë i hekurit kur bëhet fjalë për frutat. Ato kanë një proporcion më të lartë dhe biodisponueshmëri më të mirë totale të hekurit në krahasim me frutat e freskëta.

Agrumet

Konsumimi i frutave me acid citrik ndikon mirë edhe në rritjen e hekurit në organizëm, sepse ndihmojnë në përthithjen e këtij minerali. Përveç kësaj, agrumet janë shumë të mira për sistemin imunitar.

 

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Google search engine
Google search engine

Most Popular

Google search engine
Google search engine

Recent Comments