Numri i të vdekurve si pasojë e tërmetit që goditi Turqinë dhe Sirinë të hënën e kaluar, ka arritur në të paktën 34.179. Reklama
Të vdekur në Turqi janë konfirmuar 29.605, ka bërë të ditur të dielën qendra turke koordinuese për raste emergjente SAKOM
Në anën tjetër në Siri janë konfirmuar 4.574. E aty përfshihen mbi 3.160 të vdekur në veriperëndim të Sirisë që nuk kontrollohet nga qeveria siriane.
Jugu i Turqisë dhe veriu i Sirisë shtatë ditë më parë u goditën nga dy tërmete të fuqishme prej 7.8 magnitudë dhe 7.6. E pas këtyre dy tërmeteve gjatë tërë javës janë regjistruar qindra dridhje tjera më të vogla të tokës.