Friday, November 15, 2024
HomeTjeraHallakamëMaqedonci: Mbi 3 mijë ushtarakë të FSK-së u trajnuan jashtë vendit, po...

Maqedonci: Mbi 3 mijë ushtarakë të FSK-së u trajnuan jashtë vendit, po furnizohemi me sistemet më moderne të armatimit

Google search engine

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqëdonci shkroi në Facebook se për tri vjet, 3459 ushtarakë të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë shkolluar jashtë vendit, duke bërë një krahasim të këtij numri me kohën e qeverisjeve të kaluara.

Google search engine

Maqedonci tha se do të vazhdojmë investimin në ngritjen e kapaciteteve profesionale të FSK-së si dhe furnizimin e ushtrisë “me sistemet më moderne të armatimit”.

Google search engine

“Në vigjiljen e 27 Nëntorit, Ditës së Forcës, theksojmë me krenari se FSK po zhvillohet me hapa të shpejtë në forcë profesionale sipas standardeve të NATO-s. Gjatë këtyre tre viteve janë trajnuar e shkolluar jashtë vendit 3459 ushtarakë, apo rreth 123% më shumë se në qeverisjet e kaluara. Do të vazhdojmë investimin në ngritjen e kapaciteteve profesionale krahas ngritjes së kapaciteteve operacionale, furnizimin me sistemet më moderne të armatimit, sepse Forca jonë është Forcë që garanton siguri për qytetarët dhe mbrojtje të territorit të atdheut tonë Kosovës”, shkroi Maqedonci.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Google search engine
Google search engine

Most Popular

Google search engine
Google search engine

Recent Comments