Kuvendi i Kosovës ka shkuar në pauzë deri në orën 14:00. Kjo pasi përfunduan deklarimet nga rendi i ditës, raporton Ekonomia Online. Nga ora 14:00 Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme lidhur me dështimin e Qeverisë për sigurimin e teksteve shkollore për nxënësit e nivelit të arsimit fillor dhe arsimit të mesëm të ulët për vitin shkollor 2023/2024.