Ballina Kryesore Ministria e Tregtisë dhe Industrisë mban takim me bizneset afariste në Komunën...

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë mban takim me bizneset afariste në Komunën e Mitrovicës

Në ambientin e Komunës së Mitrovicës, është mbajtur takim i Fokus Grupit në mes të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë si dhe bizneseve afarasite të regjionit të Mitrovicës (Mitrovicë, Skenderaj dhe Vushtrri).

Në këtë takim morën pjesë nënkryetari i komunës së Mitrovicës Faruk Mujka, drejtori i drejtorisë së Financave dhe Zhvillimit Ekonomik Shukri Gashi, udhëheqësja e Departamentit në Industrinë përpunuese në MTI, Valbona Dushi, Drejtori i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Zhvillimit Ekonomik të komunës së Vushtrrisë Miran Halili, Drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik të komunës së Skenderajit, Sanije Hoxha si dhe përfaqësues të bizneseve të tri komunave të lartcekura.

Qëllimi i këtij takimi ishte koordinimi në mes të nivelit qendror, atij komunal si dhe sektorit privat si dhe përgatitja e bizneseve për në BE.

Me këtë rast të pranishmit kanë diskutuar më gjerësisht lidhur me sfidat me të cilat ballafaqohen bizneset si dhe për mundësitë për t’iu ndihmuar atyre.

Në fjalën e tij nënkryetari Mujka theksoi se komuna e Mitrovicës është duke dhënë përkrahjen maksimale për zhvillimin e bizneseve në komunën tonë kur dihet fakti se kjo është një forme e sigurt e gjenerimit te vendeve të reja të punës dhe zhvillimit ekonomik të qytetit të Mitrovicës.

Po ashtu fjalën e mori edhe drejtori për Financa dhe Zhvillim Ekonomik, Shukri Gashi, i cili njoftoj të pranishmit se Rregullorja për taksat, gjobat dhe tarifat komunale në parim është aprovuar në Prill të këtij viti dhe presim vendimin përfundimtar nga MAPL dhe nëse aprovohet përfundimisht atëherë do të hyjë në fuqi në Janar të vitit 2020, ai bëri të ditur se borxhet paraprake mbesin valide, mirëpo bizneset private do të lirohen nga taksat komunale duke filluar nga Janari i vitit 2020.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here