Saturday, March 28, 2026
HomeKryesoreFFK publikon prapaskenat nga fitorja historike ndaj Sllovakisë

FFK publikon prapaskenat nga fitorja historike ndaj Sllovakisë

Google search engine

Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar një video speciale “Behind the Scenes”, duke sjellë pamje ekskluzive nga rrugëtimi i paharrueshëm i Kosovës në gjysmëfinalen e “play-off”-it për Kupën e Botës.

Google search engine

Videoja nis nga Prishtina, aty ku Dardanët filluan udhëtimin e tyre drejt një sfide historike. Në fokus janë përgatitjet para ndeshjes, momentet e përbashkëta të skuadrës gjatë udhëtimit dhe atmosfera pozitive që mbizotëronte brenda ekipit.

Google search engine

Pamjet vazhdojnë me emocionet nga stadiumi, ku Kosova arriti një fitore të madhe 3-4 ndaj Sllovakisë. Ndeshja dramatike dhe reagimet e lojtarëve gjatë dhe pas saj pasqyrojnë më së miri shpirtin luftarak dhe unitetin e skuadrës.

Në video nuk mungojnë as festimet pas vërshëllimës së fundit, si dhe momentet e kthimit në shtëpi, ku ekipi pritet me entuziazëm nga tifozët. Çdo detaj i këtij rrugëtimi tregon përkushtimin, sakrificën dhe krenarinë që karakterizon Dardanët.

Përmes kësaj videoje, FFK ka sjellë një histori të plotë – brenda dhe jashtë fushës – duke i dhënë tifozëve mundësinë të përjetojnë nga afër një prej sukseseve më të mëdha të futbollit kosovar në vitet e fundit.

RELATED ARTICLES
Google search engine
Google search engine

Most Popular

Google search engine
Google search engine

Recent Comments