Tuesday, March 24, 2026
HomeKryesoreUEFA shkruan për Kosovën para sfidës historike në Sllovaki

UEFA shkruan për Kosovën para sfidës historike në Sllovaki

Google search engine

Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë të enjten mbrëma njërën prej ndeshjeve më të rëndësishme në histori të saj.

Google search engine

Dardanët do të luajnë me Sllovakinë në Bratisllavë në ndeshjen gjysmëfinale të “play-off”-it të Botërorit 2026.

Google search engine

Kjo lojë ka bërë jehonë të madhe në shqiptari, por jo vetëm, shkruan “Gazeta Express”.

Për verdhekaltrit ka shkruar edhe shtëpia e futbollit evropian – UEFA.

“Synimi i Kosovës mbetet kualifikimi historik në një turne të madh, ndërsa përzgjedhësi i saj, gjermani Franco Foda ka gjetur trimëri te forma pozitive e skuadrës, me pesë ndeshje radhazi pa humbje, prej tyre tri fitore dhe dy barazime”, shkroi UEFA.

Ndeshja mes Sllovakisë dhe Kosovës do të luhet të enjten mbrëma duke filluar nga ora 20:45.

Nëse e fiton këtë ndeshje eventualisht, ekipi i Franco Fodës do të luajë të martën tjetër në stadiumin “Fadil Vokrri” me Turqinë ose Rumaninë në finalen e madhe për kualifikim në Kupën e Botës, e cila do të mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Kanada dhe në Meksikë.

RELATED ARTICLES
Google search engine
Google search engine

Most Popular

Google search engine
Google search engine

Recent Comments