Tuesday, March 24, 2026
HomeLajme“Të enjten në Bratisllavë do të dëgjohet kushtrimi i popullit shqiptar”, Dardanët...

“Të enjten në Bratisllavë do të dëgjohet kushtrimi i popullit shqiptar”, Dardanët paralajmërojnë spektakël në Sllovaki

Google search engine

Tifozët zyrtarë të Kombëtares së Kosovës e kanë bërë sot një apel për të gjithë tifozët Dardanë pas interesimit të jashtëzakonshëm për ta mbështetur ekipin e zemrës në Bratisllavë kundër Sllovakisë, ndeshje kjo e vlefshme për gjysmëfinalen e “play-off”-it të Botërorit 2026.

Google search engine

Ata kanë dhënë detaje rreth takimeve dhe lokacionit, por nuk e lanë pa e dhënë premtimin e madh, shkruan “Gazeta Express”.

Google search engine

“Të enjten në Bratisllavë do të dëgjohet kushtrimi i popullit kosovar. Besa-besë, si kaherë, ballëlartë e me betim me duar në zemër, për Kosovën, për Republikën si amanet i brezave që e ëndërruan dhe nuk arritën ta jetojnë!”, shkruan tifozët Dardanët.

Ndeshja mes Sllovakisë dhe Kosovës do të luhet të enjten mbrëma nga ora 20:45 në Bratisllavë.

Nëse fiton eventualisht Kosova, në finalen e madhe në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë të martën tjetër do ta priste fituesin e duelit tjetër gjysmëfinal, Turqi – Rumani.

RELATED ARTICLES
Google search engine
Google search engine

Most Popular

Google search engine
Google search engine

Recent Comments