Profesorë e studentë të Universitetit të Prishtinës që funksionon në Mitrovicë sipas sistemit arsimor të Serbisë, kanë protestuar për siç thanë të tërheqin vëmendjen e opinionit për situatën në këtë institucion të arsimit të lartë.
Këtë javë, skadon afati 30-ditor që Universiteti i Prishtinës i dha Fakultetit të Shkencave Teknike në Mitrovicë (veri) për t’u larguar nga hapësirat që i shfrytëzon – në të kundërtën, duhet të fillojë me pagesën e qirasë.
Më 9 shkurt, rektorit i Universitetit të Prishtinës, Arben Hajrullahu, i dërgoi kërkesë të shkruar, ku kërkoi kthimin e pronës që ndodhet në njësinë komunale në veri të Mitrovicës, ku bëhet fjalë për 10 ari e 60 metra katrorë që janë në pronësi të UP-ës së Republikës së Kosovës.
Aty funksionon edhe Fakultetit i Shkencave Teknike i Universitetit në gjuhën serbe i cili po shfrytëzon pronën pa një kontratë formale me Universitetin e Prishtinës, që i ka ofruar FSHK-ës, rregullimin e raporteve ligjore për përdorim të pronës, njofton Klankosova.tv.
Ndërkohë pesë organizata të shoqërisë civile nga komuniteti serb që veprojnë në veri të Republikës, kanë refuzuar një takim të paralajmëruar me Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës, që pritet të mbahet nesër në Mitrovicë, ku do flitet për hyrjen në fuqi të dy ligjeve, atij për automjetet dhe për të huajt.








