Saturday, February 28, 2026
HomeDiaspora“Ka ardhur koha e lirisë për popullin e Iranit falë SHBA-së dhe...

“Ka ardhur koha e lirisë për popullin e Iranit falë SHBA-së dhe Trumpit”, thotë Osmani

Google search engine

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se ka ardhur ora e lirisë për popullin e Iranit, falë udhëheqjes së Shteteve të Bashkuara dhe presidentit amerikan, Donald trump.

Google search engine

Përmes një postimi në X, e para e shtetit të Kosovës ka dalë në mbështetje të sulmeve të SHBA-së ndaj Iranit.

Google search engine

“Si gjithmonë, Republika e Kosovës qëndron e palëkundur me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj në mbrojtjen e lirisë, paqes, sigurisë dhe stabilitetit”.

Osmani njëherësh ka dënuar sulmet e Iranit në Lindjen e Mesme, transmeton Klankosova.tv.

“Ne gjithashtu dënojmë fuqimisht sulmet e regjimit iranian kundër aleatëve tanë në Lindjen e Mesme. Ne do të vazhdojmë të mbështesim veprimet e ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë për t’i dhënë fund regjimit iranian dhe për t’i dhënë më në fund një shans lirisë dhe paqes”, tha ajo.

RELATED ARTICLES
Google search engine
Google search engine

Most Popular

Google search engine
Google search engine

Recent Comments