Thursday, December 11, 2025
HomeDiasporaPDK e LDK kritikojnë Muratin: VV kontribuoi vetëm me gaz lotsjellës në...

PDK e LDK kritikojnë Muratin: VV kontribuoi vetëm me gaz lotsjellës në procesin e vizave!

Google search engine

Ish-deputetet e PDK-së dhe LDK-së i kanë reaguar ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Muratit, rreth deklaratës së tij për liberalizimin e vizave në Kosovë.

Google search engine

Në postimin e tij, Murati e ndërlidhi këtë proces me “izolimin e shtetit nga Qeveria Kurti”, pasi sipas tij, këtë e thonë ish-opozita, transmeton Klankosova.tv.

Google search engine

Vlora Çitaku nga Partia Demokratike e Kosovës, në reagimin e saj tha se kontributi i vetëm i Lëvizjes Vetëvendosje në procesin e liberalizimit të vizave ka qenë gazi lotsjellës dhe vonesat disa­vjeçare.

Sipas saj, kjo parti asnjë kontribut tjetër nuk e ka në këtë proces. Ajo madje ironizoi me ministrin në detyrë, duke thënë se një ditë VV do të tregojë se e ka shpallur edhe Pavarësinë e Shqipërisë si dhe ka çliruar Kosovë.

“Qesharak jeni bërë. Veç kur të na tregoni një ditë se ju e keni shpallur edhe Pavarësinë e Shqipërisë, edhe e keni çliruar Kosovën. Mos u merr me gjëra koti. Dil pak dhe shko vetëm në një barnatore, e ke me i pa qytetarët tanë duke mos pasur para as barnat me i pagu. Dil dhe takoje ndonjë pensioner, e të tregon se si po duhet me kursy nga buka e gojës për t’i paguar faturat e energjisë elektrike. Kryeje ndonjë punë tënden, e pastaj krekosu”, ka shkruar ajo.

Nga ana tjetër, Jehona Lushaku-Sadriu e LDK-së, tha se Murati po krenohet me punën që e kanë bërë të tjerët, pasi sipas saj, ai nuk ka çfarë të tregojë për qeverisjen e partisë së tij.

Ajo ia përmendi ministrit në detyrë sanksionet, miliardat e humbura, duke shtuar se Kosova sot është më e izoluar se kurrë.

“Cilin kusht për liberalizim e keni plotësu ju VV-ja, që po ke qejf me marr merita? Ju e keni kall shtetin mos me lanë me u plotësu demarkacioni i kufirit, si kushti i fundit nga BE. Ja keni humbë Kosovës një dekadë pa liberalizim. Radhët e gjata para ambasadave të qytetarëve tanë për viza për 10 vjet kanë qenë prej jush! A keni harru cka ka bë VV asokohe, a? Demalkacioni, Demalkacioni… Protesta, gaz në Kuvend, molotov,… e çka s’keni bë për me ndërtu kauza të rrejshme për pushtet!”, ka shkruar Lushaku-Sadriu.

“Sot, Kosova është në SANKSIONE dhe më e izoluar se kurrë! Kosova ka humbë 1 miliard euro asistencë si rezultat i sjelljeve tua edhe Kurtit! Sa shkolla, rruga e sa projekti kish arritë me u realizu me këto grante, që ju ia keni humbur Kosovës. Keni me u ndëshku keq më 28 dhjetor për këto manipulime historike që ia keni bërë vendit!”.

RELATED ARTICLES
Google search engine
Google search engine

Most Popular

Google search engine
Google search engine

Recent Comments