ZKM ka njoftuar se kryeministri në detyrë Albin Kurti e ka emëruar Imri Demelezin, Ministër në detyrë në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Kjo pasi ish ministri Faton Peci tash do ta drejtojë komunën e Mitrovicës.
“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot Imri Demelezin, Ministër në detyrë në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Ai do ta zëvendësojë ministrin e deritanishëm të këtij dikasteri, Faton Peci, i cili merr detyrën e Kryetarit të Komunës jugore të Mitrovicës, pas zgjedhjeve lokale të 9 nëntorit.”








