Friday, November 15, 2024
HomeDiasporaAta që tensionuan situatën në veri s’janë më në Kosovë, flasin qytetarët,...

Ata që tensionuan situatën në veri s’janë më në Kosovë, flasin qytetarët, analistët e njohësit e sigurisë

Google search engine

Qytetarët serbë gjendjen e përgjithshme të sigurisë në veri e vlerësojnë “të rëndë”, sidomos prej ardhjes së kryeministrit Albin Kurti në pushtet. Analistët thonë se tashmë në këtë pjesë të vendit është arritur të krijohet një ambient tepër pozitiv, ndërsa njohësit e sigurisë e përshkruajnë situatën si të qetë, por të brishtë.

Google search engine

Një qytetar nga veriu i Mitrovicës që nuk deshi të identifikohej, tha për KosovaPress se prej ardhjes së kryeministrit Kurti gjendja e sigurisë në veri është “katastrofale”. Sipas tij, situata e qetë në veri nuk krijohet “duke drejtuar tytat e armëve të gjata ndaj popullatës serbe”.

Google search engine

Analisti Branisllav Kërstiq, theksoi se për gjashtë muajt e fundit nuk është shënuar asnjë incident ndëretnik në veri dhe se tashmë atje është krijuar një ambient tepër pozitiv. Ai ka bërë të ditur se pjesëtarët e Policisë së Kosovës janë duke kryer punët e tyre në mënyrë shumë korrekte dhe profesionale.

Kërstiq thotë se e vetmja gjë që iu pengon serbëve në veri janë punktet e kontrollit pothuajse në çdo dhjetë kilometra, andaj serbët në atë pjesë të Kosovës po ndihen sikur janë të arrestuar kolektivisht. Ai shton se është në pritje të hapjes së urës kryesore të Ibrit për qarkullim edhe të automjeteve, ndërsa tha se qytetarët nuk kanë asnjë arsye për t’u shqetësuar.

Rreth 300 milionë euro të bllokuara nga masat e BE-së, po ndikojnë edhe te investitorët

Në anën tjetër, Arben Dashevci, njohës i çështjes së sigurisë, situatën e përgjithshme e përshkruan të qetë, por të brishtë dhe me mundësi tensionimi. Ai nuk pret tensionim të situatës nga brenda, sepse siç tha, ka një vetëdijesim të madh të qytetarëve të përkatësisë serbe, por edhe shqiptare në këtë rast. Në aspektin e jashtëm, shtoi ai, brishtësia, ose tentim eskalimi apo tensionimi i situatës, gjithmonë do të rrezikohen vetëm nga Serbia.

Ndryshe, agresioni i strukturave paramilitare serbe më 24 shtator 2023 në Banjskë, dëshmoi edhe njëherë brishtësinë e arkitekturës së sigurisë në Ballkan, veçanërisht në vazhdën e politikës dhe kërcënimit që buron nga hegjemonia serbe. Kjo bëri që Policia e Kosovës ta rrisë praninë e saj në mbarë veriun e vendit, duke shtuar vigjilencën dhe numrin e forcave të Njësisë Speciale edhe përreth brezit kufitar me Serbinë.

RELATED ARTICLES
Google search engine
Google search engine

Most Popular

Google search engine
Google search engine

Recent Comments