Saturday, December 21, 2024
HomeLajmeShqipëria në krye të Këshillit të Sigurimit në OKB, ministri i ri...

Shqipëria në krye të Këshillit të Sigurimit në OKB, ministri i ri i Jashtëm niset drejt New York

Google search engine

Java e ardhshme është e rëndësishme për Shqipërinë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, është nisur drejt New York, ku do të marrë pjesë në takimet e nivelit të lartë në kuadër të Presidencës Shqiptare të Këshillit të Sigurimit dhe Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB.Ditën e enjte, më datë 14 shtator, Ministri Hasani do të kryesojë Debatin e Hapur të Nivelit të Lartë mbi Nxitjen e Partneritetit Publik-Privat në trajtimin e çështjeve humanitare, nismë e Shqipërisë.Më 20 shtator, kryediplomati shqiptar do të marrë pjesë në takimin e Nivelit të Lartë të Këshillit të Sigurimit mbi Ukrainën, i cili do të kryesohet nga Kryeministri Edi Rama.Gjatë qëndrimit në Nju Jork, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme do të takohet me homologë të vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit dhe do të marrë pjesë në takime me fokus Ballkanin Perëndimor, paqen dhe sigurinë etj.Delegacioni shqiptar në OKB kryesohet nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dhe pjesë e tij janë Kryeministri Edi Rama dhe Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.Ndryshe nga viti i kaluar ku fjalën e mbajti kryeministri Edi Rama, më datë 20 shtator në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së do të mbajë fjalën në emër të Shqipërisë Presidenti Bajram Begaj, i cili pritet të niset nga Shqipëria të hënën e 17 shtatorit.Ndërsa më 14 shtator kryeministri Edi Rama, së bashku me ministrin e ri të Punëve të Jashtme Igli Hasani, do të marrin pjesë në dy takime të rëndësishme që do të drejtohen nga Shqipëria në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në SHBA.Shqipëria e mori për herë të parë Presidencën në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në periudhën 1 qershor – 30 qershor 2022. Shqipëria u zgjodh anëtarë e përkohshme. Mandati dyvjeçar përfundon në dhjetor të këtij viti.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Google search engine
Google search engine

Most Popular

Google search engine
Google search engine

Recent Comments