Erdhi në jetë në vitin 1946 në qytetin e Bursës. Shkollimin e mesëm e kreu në Bursë për të vazhduar më pas në Fakultetin Juridik të Stambollit. Përgjatë studimeve mori mësim privat rreth muzikës.
Pasi punoi si jurist, konsulent në kompani të ndryshme për 20 vjet rresht, më pas në vitin 1991 filloi të punojë si artist-drejtor në Ansamblin Historik të Muzikës Turke të Stambollit në Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit.
Në qershor të vitit 2011 u pensionua. Ai kreu studime shumë të rëndësishme rreth kulturës dhe artit turk.
Mori pjesë si artist i ftuar në programe të ndryshme radiotelevizive, si dhe mori pjesë në aktivitete muzikore dhe kulturore në shumë koncerte vendase dhe ndërkombëtare.
Ai gjithashtu mbajti shumë konferenca dhe mori pjesë në seminare brenda dhe jashtë vendit rreth çështjeve të sufizmit.
Në vitin 1999 u ul në postin e shejhut në Teqenë e madhe të Tarikatit Xherrahi në Karagymryk të Stambollit, post të cilin e mbajti me përkushtim të shtuar deri në frymën e tij të fundit.
Shejh Ömer Tuğrul İnançeri, i cili përveç këtyre botoi dhe shumë artikuj të tjerë, intervista si dhe rreth njëmbëdhjetë libra autoriale kaloi nga kjo botë kalimtare drejt amshimit më 4 shtator 2022.
Njëjtë si shehlerët e tjerë të këtij tarikati edhe Shejh Ömer Tuğrul İnançeri u varros pranë tyre në tyrben e Teqesë së madhe, po aty në Stamboll.
Shejh Ömer Tuğrul İnançeri gëzonte një interesim dhe simpati të veçantë për trojet shqiptare dhe Ballkanin në përgjithësi. Vizitat e tij në trojet tona ishin të një fryme të veçantë, me plot kënaqësi e përkushtim. Shejh Ömer Tuğrul İnançeri la pas vetës shumë vepra madhështore, të cilat atë do ta mbajnë të gjallë përherë.