Përfaqësuesja e Zvicrës ka publikuar listën me 24 futbollistë të ftuar për ndeshjet e muajit shtator.
Helvetikët do t’i zhvillojnë dy ndeshje në muajin shtator, fillimisht ndaj Kosovës më 9 dhe tre ditë më vonë presin Andorrën.
Për këto dy takime trajneri Murat Yakin ka ftuar 24 futbollistë, ku ka edhe emra të rinj në listë.
Por katër futbollistë shqiptarë me fanellën e Zvicrës do të luajnë në Prishtinë kundër Kosovës.
Aty janë si gjithmonë Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka si dhe Ardon Jashari. Ftesë ka marrë edhe mesfushori Uran Bislimi i cili kishte luajtur edhe për Kosovën A, por në fund vendosi mos ta hapte më telefonin duke zgjedhur Zvicrën.
Zvicra i prin Grupit I me 10 pikë pas katër ndeshjeve, derisa Dardanët kanë vetëm tre pikë.