Saturday, March 28, 2026
HomeTjeraHallakamëOVL e UÇK’së: Përgjegjësia për ekspozitën bie mbi autorët e këtij shtrembërimi...

OVL e UÇK’së: Përgjegjësia për ekspozitën bie mbi autorët e këtij shtrembërimi dhe mbështetësit e tyre politikë

Google search engine

OVL e UÇK-së ka reaguar përmes një komunikate për media, duke thënë se e kundërshtojnë me forcë ekspozitën e vendosur në qendër të Prishtinës.

Google search engine

OVL thotë se një ekspozitë e tillë shtrembëron luftën çlirimtare dhe fyen gjakun e derdhur për liri.

Google search engine

Në reagim thuhet se  paraqitja e viktimave civile si “persona të armatosur”, pikërisht në përvjetorin e bombardimeve të NATO-s, përbën një akt të poshtër moral dhe se një qasje e tillë është e papranueshme.

“Përgjegjësia bie drejtpërdrejt mbi autorët e këtij shtrembërimi dhe mbështetësit e tyre politikë. Sidoqoftë, faji rëndon edhe mbi çdo institucion që shpenzoi para publike për të legjitimuar këtë turp. Financimi i kësaj përmbajtjeje nga Kuvendi i Kosovës përbën skandal të pafalshëm. Përmes tij goditet e vërteta historike dhe poshtërohet dinjiteti i luftës sonë”, thuhet në reagim.

“Për këto arsye, kërkojmë distancim zyrtar të menjëhershëm nga përmbajtja e asaj ‘ekspozite’, si dhe llogaridhënie institucionale. Askush nuk guxon të njollosë UÇK-në apo sakrificën e popullit shqiptar”, përfundon reagimi.

 

RELATED ARTICLES
Google search engine
Google search engine

Most Popular

Google search engine
Google search engine

Recent Comments