Thursday, March 26, 2026
HomeKryesoreFinale para finales, Kosova përballë “pengesës” së parafundit në rrugën drejt Botërorit

Finale para finales, Kosova përballë “pengesës” së parafundit në rrugën drejt Botërorit

Google search engine

Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë sonte njërën prej ndeshjeve më të rëndësishme në histori të saj.

Google search engine

Dardanët e gjejnë veten veç dy lojë larg kualifikimit të parë ndonjëherë në një eveniment madhor.

Google search engine

Dhe, asgjë dhe askund më pak se në një Kampionat Botëror, shkruan “Gazeta Express”.

Vedat Muriqi me shokë dje e kanë marrë rrugën drejt Bratisllavës, ku sonte do të ballafaqohen me Sllovakinë vendëse në gjysmëfinale të “play-off”-it të Botërorit.

Pas një kampanje të suksesshme në kualifikimet e Kupës së Botës, trupa e Franco Fodas është e vendosur ta vazhdojë këtë rrugëtim, kur i kanë mbetur vetëm edhe dy “pengesa”.

Të parafundit do ta ketë sonte dhe futbollistët Dardanë e dinë se nuk kanë qenë kurrë më afër Botërorit.

Po ashtu, e dinë se një mundësi si kjo nuk vjen shpesh…

Prandaj, ata janë zotuar se do të japin gjithçka nga vetja për t’i mposhtur sllovakët dhe më pas për ta kërkuar kualifikimin historik në Botëror të martën tjetër në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, kundër Turqisë ose Rumanisë.

Trajneri Franco Foda i ka parë gjasat 50 me 50 sa i përket fitores, ndërsa gjermani po mundohet ta ndërtojë një ekip kompakt sonte, në mungesë të kapiten Amir Rrahmanit dhe të motorit të mesfushës, Leon Avdullahu.

Sllovakët po ashtu kërkojnë fitore, por që e vlerësojnë lartë ekipin kosovar.

Verdhekaltrit do të jenë të mbështetur nga një numër i konsiderueshëm i tifozëve, të cilët kanë udhëtuar drejt Bratisllavës nga Kosova dhe nga vende të ndryshme të Evropës.

Ndeshja mes Sllovakisë dhe Kosovës do të luhet sonte nga ora 20:45.

RELATED ARTICLES
Google search engine
Google search engine

Most Popular

Google search engine
Google search engine

Recent Comments