Friday, March 13, 2026
HomeDiasporaKurti i përgjigjet Osmanit që tha se ia dha datën 28 dhjetor...

Kurti i përgjigjet Osmanit që tha se ia dha datën 28 dhjetor për zgjedhje: KQZ kishte thënë se s’ka mundësi tjetër

Google search engine

Kryeministri Albin Kurti tregoi se nuk e sheh si favor dhënien e datës 28 dhjetor nga presidentja Vjosa Osmani për mbajtjen e zgjedhjeve të kaluara.

Google search engine

Në një deklarim për media, që u duk si përgjigje ndaj një deklarate të fundit të Osmanit, e cila deklaron se ka dhënë këtë datë të kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Kurti tha se s’ka pasë opsion tjetër pos 28 dhjetorit.

Google search engine

“Për bindjen time të fuqishme, zgjedhjet nuk kanë qenë e mundur të mbahen më 21 dhjetor për shkak se ekziston edhe shkresa nga Sekretariati i KQZ-së që thotë se e kanë të pamundur organizimin e zgjedhjeve për 21 dhjetor për të përmbushur afatet e domosdoshme kohore lidhur me sfidat logjistike e teknike.

Duke përmendur zgjedhjet lokale që ishin afër atyre të dhjetorit, Kurti tha: “Prandaj, nuk ka pasë mundësi tjetër për datë përveçse 28 dhjetor. Nëse dikush do të mendonte se ka qenë e mundur të organizoheshin më 4 janar, as kjo s’ka qenë e mundur për shkak të aspektit buxhetor”.

 

RELATED ARTICLES
Google search engine
Google search engine

Most Popular

Google search engine
Google search engine

Recent Comments