Wednesday, March 4, 2026
HomeDiasporaKosova nuk e ka luksin të shkojë në zgjedhje, bota po përballet...

Kosova nuk e ka luksin të shkojë në zgjedhje, bota po përballet me luftë shkatërrimtare

Google search engine

Analisti Milazim Krasniqi ka vlerësuar së Kosova nuk e ka luksin të shkojë në zgjedhje të reja në këtë kohë.

Google search engine

Ai ka bërë me dije se në kohën kur bota po përballet me një luftë në Lindje të Mesme, do të ishte rrezik për Kosovën shkuarja në zgjedhje të reja.

Google search engine

Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se armiku i Kosovës mezi pret të provokojë dhunë.

“Bota gjendet para rrezikut të luftës shkatërrimtare. Së paku shtatë shtete janë në flakë në Lindjen e Mesme. (Ngritja e çmimit të naftës, bllokimi në aeroporte, lufta hibride, tashmë janë dukë ndodhë.) Në këto rrethana, Kosova nuk e ka luksin të shkojë në zgjedhje të reja, kot së koti. Nëse nuk arrihet një marrëveshje për presidentin, shtohet rreziku për sigurinë. Armiku ynë mezi pret të provokojë trazira e dhunë”, ka shkruar Krasniqi.

RELATED ARTICLES
Google search engine
Google search engine

Most Popular

Google search engine
Google search engine

Recent Comments