Organizata e Veteranëve, së bashku me familjarë, bashkëluftëtarë dhe qytetarë, kanë bërë sot homazhe në përkujtim të 28-vjetorit të masakrave në Likoshan dhe Çirez.
“Aty ku krisma e armikut synonte të mbillte frikë, u mboll vendosmëria për liri. Burra e djem të pafajshëm, shumë prej tyre të paarmatosur, u goditën mizorisht, duke u shndërruar në simbol të sakrificës dhe të qëndresës shqiptare. Gjaku i tyre nuk u derdh kot, ai u bë themel i rrugës sonë drejt çlirimit dhe kushtrim për mobilizimin mbarëkombëtar”, thanë nga OVL-UÇK.
“Sot, në përvjetorin e asaj ngjarjeje të rëndë, kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së, bashkë me familjarë, bashkëluftëtarë dhe qytetarë, bënë homazhe dhe nderuan me përulje sakrificën e të rënëve”.








