Thursday, January 22, 2026
HomeDiaspora“Vetëm Millosheviqi e konsideronte UÇK-në kriminele, çlirimtarët po gjykohen me sajime të...

“Vetëm Millosheviqi e konsideronte UÇK-në kriminele, çlirimtarët po gjykohen me sajime të Beogradit”

Google search engine

Përfaqësuesi politik i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Ali Ahmeti, thotë se dëshmia amerikane në Hagë dëshmon dëlirësinë e luftës çlirimtare të popullit shqiptar në Kosovë.

Google search engine

Në një postim në Facebook, Ahmeti përmend diplomantin amerikan, Christopher Hill, i cili dëshmoi këtë javë në Hagë, për të cilin thotë se ishte ai që konfirmoi që vetëm Sllobodan Millosheviq e konsideronte UÇK-në si kriminele dhe askush tjetër.

Google search engine

Sipas tij, kjo dëshmon deklaratat se çlirimtarët po gjykohen me akuzë të sajuar në Beograd me porosi nga Moska.

“Edhe Ambasadori Kristofer Hill, njohës i shkëlqyer i rajonit, gjatë dëshmisë së kësaj jave në Hagë konfirmoi që vetëm kryekrimineli Sllobodan Millosheviq e konsideronte UÇK- në si kriminele dhe askush tjetër. Kjo vërteton edhe deklaratat tona se çlirimtarët tanë po gjykohen me akuzë të sajuar në Beograd me porosi nga Moska”.

“Pas këtyre konfirmimeve nga autoritetet e larta amerikane dhe pas asaj që do të prezentohet javën që vjen nga Gjenerali Vesli Kllark, mbetet vetëm vendimi përfundimtar meritor, liri për çlirimtarët!”

RELATED ARTICLES
Google search engine
Google search engine

Most Popular

Google search engine
Google search engine

Recent Comments