Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeMunishi: Me emrat e selektorëve, po bëhet hajgare me Kombëtaren e Kosovës

Munishi: Me emrat e selektorëve, po bëhet hajgare me Kombëtaren e Kosovës

Google search engine

Ismet Munishi e ka shprehur mllefin e tij me, siç pretendon ai, hajgaret që po bëhen me Kombëtaren e Kosovës me emrat e selektorëve të mundshëm për ta pasuar Primoz Glihën.

Google search engine

Analisti i emisionit “Favorit” në T7 thotë se nuk është e logjikshme që një trajner i Bundesligës si Slaven Bilic të vijë dhe të punojë në lloçin e Kosovës, ndërsa i sheh qesharake edhe përmendjen e emrave të tjerë.

Google search engine

Munishi është i bindur se, cilido trajner që do t’i merrte në dorë “Dardanët”, do të ishte mjaft i përkushtuar.

“As Ilir Daja e as Tahir Batatina nuk mujnë me bo darsëm e kanagjeq. Ata do të ishin shumë më të përkushtuar tek Kombëtarja sesa trajnerët paraprakë”, deklaroi Munishi.

Ai e pati edhe një batutë për trajnerin Carlo Ancelotti, të cilin me ironi e bëri kandidat për trajner të Kosovës. “Ancelottit s’pi pëlqen Reali e po don me ardh te ju ktu”, përfundoi Munishi. /Gazeta Express/

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Google search engine
Google search engine

Most Popular

Google search engine
Google search engine

Recent Comments