Ish-kryeinspektori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Burim Ramadani ka thënë se misioni i EULEX-it në Kosovë do të duhej të ishte nën shqyrtim për t’u mbyllur, jo të përforcohet në vazhdimësi.
Ramadani ka thënë se Kosova ka nevojë që të qëndrojë në shembullin e suksesit të përkrahjes ndërkombëtare, jo të një vendi ku trupat policore europiume duhet të rriten në vazhdimësi për shkak të jostabilitetit.
“Sa më shumë EULEX, aq më pak SOVRANITET”, shkruan ai ndër të tjera.
Postimi i plotë:
EULEX përforcon radhët e veta, Kosova po e dobëson sovranitetin e vet
Ky është edhe një lajm i keq për sovranitetin e Kosovës.
Misioni i EULEX-it do të duhej të ishte nën shqyrtim për t’u mbyllur, jo të përforcohet në vazhdimësi.
Kosova ka nevojë që të qëndrojë në shumbullin e suksesit të përkrahjes ndërkombëtare, jo të një vendi ku trupat policore europiane duhet të rriten në vazhdimësi për shkak të jostabilitetit.
Sa më shumë EULEX, aq më pak SOVRANITET.
#JoRepublikaeEULEX