Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik, se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë Themelore janë ngritur njëzetekatër (24) aktakuza kundër njëzetegjashtë (26) personave, për vepra të ndryshme penale.
Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar gjashtë (6) persona, si dhe pranë gjykatave kompetente janë parashtruar tri (3) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj tre (3) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, si dhe ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit ndaj një (1) të dyshuari.
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar dy (2) të mitur në kohëzgjatje prej 24 orësh për kryerjen e veprës penale.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person, dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.