Saturday, December 21, 2024
HomeLajmeGjykata anulon vendimin për zgjedhjen e 5 anëtarëve të KD të UP-së,...

Gjykata anulon vendimin për zgjedhjen e 5 anëtarëve të KD të UP-së, studentët kërkojnë shkarkimin e rektorit

Google search engine

Unioni Demokratik Studentor ka mbajtur konferencë për medie pas shpalljes së vendimit të Gjykatës Themelore ndaj padisë së tyre në rastin e votimit të anëtarëve të rijnë të Këshillit Drejtues, raporton Ekonomia Online.

Google search engine

Festim Tasholli, sekretari i përgjithshëm i “Unionit Studentor”, tha se e veprimet në UP u udhëhoqën nga “grupe kriminale të interesit që për qëllim e kanë kapjen e Universitetit” dhe se vendimi i gjykatës vërtetoi se “Universiteti i Prishtinës ka udhëheqje joadekuate që qëllim parësor ka interesat e ngushta grupore dhe jo zhvillimin e UP-së”.

Google search engine

Ai ka kërkuar anulimin e të gjitha vendimeve të marra nga udhëheqja e Universitetit dhe që menaxhmenti i UP-së të japë dorëheqje për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të përgjithshme në UP.

“Kemi pranuar aktgjykimin nga Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Çështje Administrative, ku aprovohet si e bazuar padia jonë ndaj Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” në rastin e votimit të anëtarëve të rijnë të Këshillit Drejtues”.

“Me datë 24.06.2022 në mënyrë të kundërligjshme dhe me forca policore, studentët senatorë janë privuar nga e drejta e votës për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Drejtues, duke u larguar dhunshëm nga ndërtesa e rektoratit të UP-së. Të gjitha këto veprime në UP janë udhëhequr nga grupe të interesit (kriminale) të cilat për qëllim kanë kapjen e Universitetit. Tashmë është vërtetuar edhe praktikisht që Universiteti i Prishtinës ka udhëheqje joadekuate që qëllim parësor ka interesat e ngushta grupore dhe jo zhvillimin e UP-së”.

“I bëjmë thirrje të gjitha instancave përgjegjëse të UP-së që të reflektojnë tani kur pretendimet tona janë të vërtetuara edhe me Vendim nga institucionet e drejtësisë. Pas këtij Vendimi Këshilli Drejtues i UP-së dhe menaxhmenti në tërësi më e pakta që duhet të bëjnë është dorëheqja që t’i hapet rrugë zgjedhjeve të përgjithshme në Universitetin e Prishtinës Hasan Prishtina. Gjithashtu kërkojmë anulimin e të gjitha vendimeve të marra nga kjo udhëheqësi e jashtëligjshme, duke përfshirë zgjedhjen e rektorit, sekretarit të përgjithshëm dhe Statutin e ri të miratuar”.

Gjykata e ka vlerësuar si të mangët dhe që “nuk i përmban elementet e nevojshme mbi bazën e të cilave do të duhej të ndërtohej arsyetimi”, argumentin e Senatit për vendimin për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit Drejtues.

Themelorja ka kërkuar, ndër tjerash, “riprocedurë dhe rivendosje” dhe kujdes nga Senati i UP-së gjatë hartimit të vendimit të ri.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Google search engine
Google search engine

Most Popular

Google search engine
Google search engine

Recent Comments