Monday, November 18, 2024
HomeLajmeNdërkombëtari në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Ka pasur shkelje të rënda,...

Ndërkombëtari në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Ka pasur shkelje të rënda, sidomos në rajonin e Drenicës

Google search engine

Një dëshmitar ndërkombëtarë po dëshmon në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përcjell Periskopi.

Google search engine

Ai ka punuar në organizatën për të drejtat e njerëzve, “Human Right Watch”, dhe ka përcjellur edhe kohën e luftës në Kosovë.

Google search engine

Prokuroria Speciale e ka pyetur atë se a është shtuar puna e tij në [Human Right Watch] në vitin 1998 në kohën e luftës.

Dëshmitari i cili po dëshmon pa masa mbrojtëse, ka deklaruar se “po është shtuar” dhe se “ka pasur shkelje të rënda të ligjeve të luftës në rajonin e Drenicës, më konkretisht në tri fshatra”.

“Po, pa diskutim që po, në fillim të marsit 99, ka pasur raste domethënëse që përfshinin shkelje të rënda të ligjeve të luftës në rajonin e Drenicës, më konkretisht në tri fshatra. Prej këtij momenti ne ishim si organizatë me juristët tanë, ne e përshpejtuam dhe i mblodhëm forcat në mënyrë që të bëjmë një dokumentim të qartë të shkeljeve të kryera në Kosovë gjatë asaj periudhe kohe”, tha ai.

Kujtojmë se para dëshmitarit ndërkombëtarë, në gjykimin ndaj ish krerëve të UÇK-së dha dëshmi edhe Agim Idrizi nga Kaçaniku, i cili tha se Enver Axhami dhe familjarë të tij e kanë rrahur atë. Idrizi ka akuzuar Axhamin se në emër të UÇK-së, i ka rrahur të afërmit e tij. Tutje, ka treguar për problemet familjare.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Google search engine
Google search engine

Most Popular

Google search engine
Google search engine

Recent Comments