Thursday, April 18, 2024
HomeLajmeTahiri: Kurti mund ta humbë pushtetin, por po e humb shtetin

Tahiri: Kurti mund ta humbë pushtetin, por po e humb shtetin

Google search engine

Ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, tha se kryeministri Albin Kurti nuk është dashur t’i drejtojë kritika ndërmjetësit evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak publikisht, por një gjë të tillë t’ia thotë në takim të mbyllur.

Google search engine

Tahiri tha se kritikat e Kurtit ndaj Lajçakut nëpër konferenca për medie u bënë për t’ua marrë zemrat militantëve të cilët siç i quajti ajo, janë verbu dhe nuk e shohin që është bërë marrëveshje pa njohje.

Google search engine

“Edhe Kurti u dashtë të ulet vet me Lajçakun, nuk ka nevoje nëpër medie, të ulet dhe t’ia thotë krejt vërejtjet, dhe jo mos të bëhet nëpër konferenca për shtyp. Por kjo ishte krejt populizëm, me ua marrë zemrat këtyre që janë verbu, që nuk shohin që është bërë marrëveshje pa njohje dhe nuk e gjen një njeri të VV-së që e pranon që ka pas dështim të madh. Në këtë situatë Kurti duhet të rivlerësoj ecjet e veta, fundja, ai mund ta humbë pushtetin por po e humb shtetin. Kosova po dëmtohet, për këtë duhet të mendoj por nuk po e shoh që ka prirje, prandaj po kërkoj unitet, së paku në këtë fazë”, tha Tahiri.

Ajo e tregoi një situatë të tillë kur ishte në krye të negociatave me Serbinë, ku tha se në vend të marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve në mes të dy shteteve, Serbia kishte filluar të flas për veriun.

Tahiri tregon në Tëvë1 se si e shmangi këtë diskutim.

“Kur unë kam qenë në negociata edhe unë kam pas situata kur është deshtë të flas me ndërmjetësuesin që të arrij pajtimin. Shembull në fillim të dialogut më 2010 pala serbe me aluzione fliste për temën e veriut, pa e përendur direkt. Duke i parë këto tendenca unë bëra takim special me Robeert Kuperin, ish ndërmjetësuesi i dialogut Kosovë-Serbi, ku i thash s’paskan ardhë serbët për marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve fqinjësore por për veriun. Prandaj ti mos lejo tema të tilla sepse shkon puna te lufta dhe ti do të vjen në situatë si ndërmjetës që në vend se me bë paqe mund të nxitësh luftë në Kosovë”, u shpreh Tahiri, duke treguar se si e kishte shmangur një situatë të tillë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Google search engine
Google search engine

Most Popular

Google search engine
Google search engine

Recent Comments