Thursday, April 18, 2024
HomeLajmeHaradinaj: Kosova në NATO është zgjidhja, sa më afër saj aq më...

Haradinaj: Kosova në NATO është zgjidhja, sa më afër saj aq më shumë rend dhe ligj

Google search engine

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në NATO nuk ka alternativë.

Google search engine

Përmes një postimi në Facebook ai ka thënë se siguria dhe stabiliteti në vend e forcon edhe ekonominë.

Google search engine

“Rendi dhe ligji nuk ka alternativë. Duhet të forcohet në të gjithë vendin, pa përjashtim. Siguria e përgjithshme lehtëson dhe shpejton rendin dhe ligjin. Siguria dhe stabiliteti, forcon edhe ekonominë. Kosova në NATO është zgjidhja. Jo anasjelltas”, ka thënë ai.

Tutje ai ka thënë se sa më afër të jetë Kosova me NATO-n, aq më shumë do të ketë rend dhe ligj.

“Jo larg integrimeve euroatlantike për më shumë rend e ligj. E kundërta. Sa më afër integrimeve dhe sa më shpejtë në marrëdhënie kontraktuale me NATO-n, aq më shumë rend dhe ligj, aq më shumë ekonomi”, tha ai.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Google search engine
Google search engine

Most Popular

Google search engine
Google search engine

Recent Comments