# Ditori > Ditori.com ## Posts - [Dështon zgjedhja e presidentit – Kosova në zgjedhje të parakohshme](https://ditori.com/index.php/2026/04/28/deshton-zgjedhja-e-presidentit-kosova-ne-zgjedhje-te-parakohshme/): Seanca e Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e presidentit, që ishte thirrur për orën 23:00, ka dështuar në mungesë të kuorumit, pasi partitë opozitare nuk morën pjesë. Për pasojë, vendi shkon me automatizëm në zgjedhje të parakohshme. Kështu njoftoi kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu. - [Kurti vazhdon ta përkrahë Rushitin, e jo Vjosa Osmanin](https://ditori.com/index.php/2026/04/28/kurti-vazhdon-ta-perkrahe-rushitin-e-jo-vjosa-osmanin-28-04-2026-2307/): Kryeministri Albin Kurti vazhdon të jetë në favor të kandidates Feride Rushiti për presidente, në raport me kandidaten e përmendur nga LDK-ja, ish-presidenten Vjosa Osmani. - ["Shaka e shëmtuar e absurde ajo që po bën Kurti me Presidentin, shpresoj se s’do t’i amnistojë ata që plaçkitën Kosovën"](https://ditori.com/index.php/2026/04/28/shaka-e-shemtuar-e-absurde-ajo-qe-po-ben-kurti-me-presidentin-shpresoj-se-sdo-ti-amnistoje-ata-qe-plackiten-kosoven/): Gazetari nga Shqipëria, Andi Bushati, ka thënë se shpreson që shakaja absurde dhe e shëmtuar e Albin Kurtin me procesin e zgjedhjes së presidentit mos të jetë aq e rëndë. Pasi, Bushati tha se shpreson të mos e jetë e rëndë sa të amnistojë kthimin në pushtet të atyre, që sipas Bushatit “plaçkitën Kosovën”. “Shpresoj që shakaja absurde dhe e shëmtuar që Albin Kurti po bën me procesin e zgjedhjes së presidentit të mos jetë aq e rëndë, sa të amistojë (duke rikthyer në skenë) ata që plaçkiten Kosovën”, ka thënë Bushati - [“Trepça s’është e atyre, është e Mitrovicës”: Torcida me dokumentar për telashet e klubit (VIDEO)](https://ditori.com/index.php/2026/04/28/trepca-seshte-e-atyre-eshte-e-mitrovices-torcida-me-dokumentar-per-telashet-e-klubit-video/): Tifo-grupi “Torcida” ka publikuar dokumentarin për klubin e tyre, Trepçën, me titullin “Liri për Trepçën”. Në këtë dokumentar janë publikuar shumë gjëra, ku pretendohet se ka paga të papaguara të lojtarëve, telashe të brendshme si dhe ajo që tifozët e quajnë “keqmenaxhim të klubit” Videoja fillon duke treguar historinë e klubit futbollistik Trepça, se si ishte themeluar dhe sukseset e saja. Ndërsa janë shpalosur edhe pamje të vjetra historike ku tregojnë dashurinë e tifozëve për klubin. “Në vitin 2014-15, rënia nga Superliga ishte një goditje e rëndë për qytetin edhe pse në vitin 2016 u rikthyem për një moment në […] - [Nëntë gola në kryeqytetin francez, Parisi shkon në Mynih me epërsi minimale](https://ditori.com/index.php/2026/04/28/nente-gola-ne-kryeqytetin-francez-parisi-shkon-ne-mynih-me-epersi-minimale/): Një nga përballjet më të bukura në historinë e Ligës së Kampionëve, u zhvillua sonte në “Parkun e Princave” në Paris. PSG-ja i bëri konak Bayern Munichut, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve për sivjet. Kjo ndeshje e zjarrtë përfundoi me nëntë gola të shënuar, me PSG-në që fitoi 5-4. Ndeshja nisi më mirë për Bayernin, që shënoi në minutën e 17-të të ndeshjes, me anë të Harry Kane, i cili shënoi nga penalltia për 1-0. Pas shtatë minutash, Khvicha Kvaratskhelia barazoi për 1-1, me një goditje të bukur, të ulët, në këndin e majtë të Manuel […] - [Haxhiu: Kontributi i grave nuk kufizohet vetëm në momente historike](https://ditori.com/index.php/2026/04/25/haxhiu-kontributi-i-grave-nuk-kufizohet-vetem-ne-momente-historike/):   Rrjeti i Grave të Kosovës ka mbajtur Kuvendin e 23-të Vjetor të Anëtareve, ku u vlerësua roli i grave në avancimin e të drejtave, forcimin e demokracisë dhe promovimin e barazisë në vend. Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, tha se kontributi i grave nuk kufizohet vetëm në momente historike, por edhe në përditshmërinë e tyre në shoqëri. “E kuptova se dhimbja e tjetrit nuk është e huaj, se kohëve të vështira u bëhet ballë, dhe se kur gratë përfshihen, shoqëria përparon”, tha ajo. Ajo theksoi se Rrjeti i Grave të Kosovës ka luajtur një rol të rëndësishëm […] - [Zhvillimet e fundit: Kurti me ofertë e gjuajti topin te opozita, Hamza e sheh si manovër, Abdixhiku ia kthen Vjosa Osmanin](https://ditori.com/index.php/2026/04/25/zhvillimet-e-fundit-kurti-me-oferte-e-gjuajti-topin-te-opozita-hamza-e-sheh-si-manover-abdixhiku-ia-kthen-vjosa-osmanin/): Ende pa kaluar 12 orë nga video-adresimi i së premtes përmes të cilit kreu i LVV-së, Albin Kurti, tentonte ta bënte fajtore opozitën që vendi po shkon në zgjedhje të reja, Lëvizja Vetëvendosje që ai drejton ka dalë me një propozim e ofertë të re për PDK-në e LDK’në. Pas një takimi të mbajtur me organet e partisë, Kurti ka kërkuar nga PDK e LDK që të propozojnë tre kandidatë për president që janë jashtë politikës, me qëllim që njëri prej tyre të zgjidhet për president. Megjithatë PDK me në krye Bedri Hamzën e ka refuzuar një ofertë të tillë […] - [Osmani kalon fundjavën në Mitrovicë: Plot dashni me fëmijët e Down Syndrome Kosova](https://ditori.com/index.php/2026/04/25/osmani-kalon-fundjaven-ne-mitrovice-plot-dashni-me-femijet-e-down-syndrome-kosova/): Ish-presidentja e vendit, Vjosa Osmani, këtë fundjavë ka vendosur ta kalojë në qytetin e Mitrovicës. Përmes një postimi në Facebook, ajo ka bërë të ditur se ka kaluar një ditë plot dashni, energji dhe pozitivitet me fëmijët e Down Syndrome Kosova, duke ndarë edhe disa fotografi ku shihet duke i përqafuar ata. “Plot dashni, energji dhe pozitivitet me fëmijët e Down Syndrome Kosova në Mitrovicë”, ka shkruar ish-presidentja. - [Një fundjavë me medalje për Kosovën në Xhudo](https://ditori.com/index.php/2026/04/25/nje-fundjave-me-medalje-per-kosoven-ne-xhudo/): Trajneri i xhudos Driton Kuka ka vlerësuar paraqitjen e sportistëve nga Kosova në turneun ndërkombëtar të mbajtur në St. Gallen të Zvicrës, duke e cilësuar fundjavën si të suksesshme për ekipin kosovar. Në këtë garë, ku morën pjesë sportistë nga më shumë se 10 shtete, xhudistët nga Kosova treguan formë të mirë dhe siguruan rezultate inkurajuese për vazhdimin e sezonit. Në këtë kampionat, spikati Blin Kuka në kategorinë deri në 90 kilogramë për grupmoshën U21, i cili arriti të fitojë medaljen e artë. Po ashtu, paraqitje të mirë pati edhe Jon Kuka në kategorinë deri në 60 kilogramë për U18, […] - [Fjalimi përmbyllës i mandatit të Presidentes Osmani: Kosova, e pathyeshme, nuk dorëzohet kurrë](https://ditori.com/index.php/2026/04/04/fjalimi-permbylles-i-mandatit-te-presidentes-osmani-kosova-e-pathyeshme-nuk-dorezohet-kurre/): Vjosa Osmani ka përmbyllur mandatin e saj pesëvjeçar si presidente e vendit. Gjatë një ceremonie të mbajtur në Presidencë, ajo ia ka dorëzuar mandatin, kryekuvendares Albulena Haxhiu. Kjo e fundit nga sot do të jetë ushtruese e detyrës së presidentes. Osmani gjatë adresimit përmbyllës tha mes tjerash se Kosova nuk është e fortë vetëm kur fiton, por është e pathyeshme sepse nuk dorëzohet kurrë. Klankosova.tv ju sjellë më poshtë adresimin përmbyllës të mandatit të  Presidentes së Republikës, Vjosa Osmani. Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës, E nderuar mërgatë, forca që e mban Kosovën të lidhur me botën! Nuk ka nder […] - [Trump: 48 orë para se ferri të bie mbi Iran, koha po mbaron](https://ditori.com/index.php/2026/04/04/trump-48-ore-para-se-ferri-te-bie-mbi-iran-koha-po-mbaron/): Presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar se Iranit “po i mbaron koha” që të arrijë një marrëveshje. “A e mbani mend kur i dhashë Iranit dhjetë ditë për të bërë një marrëveshje ose për ta hapur Ngushticën e Hormuzit. Koha po mbaron – 48 orë para se ferri të bie mbi ta”, shkroi Trump në Truth Social. Ndryshe, sa i përket rrëzimit të aeroplanit amerikan në Iran, Trump ka deklaruar se nuk do të ndikojë në negociata. Megjithatë, ai refuzoi të diskutonte specifikat e përpjekjeve të vazhdueshme të kërkim-shpëtimit në Iran. Ndër tjera, shprehu zhgënjim në lidhje me disa nga […] - [Nga protestat në rrugë me Vetëvendosjen deri te Presidenca, rrugëtimi 16 vjeçar i Albulena Haxhiut në politikë](https://ditori.com/index.php/2026/04/04/nga-protestat-ne-rruge-me-vetevendosjen-deri-te-presidenca-rrugetimi-16-vjecar-i-albulena-haxhiut-ne-politike/): Aktiviste politike, deputete, ministre e kryetare e Kuvendit – ky është rrugëtimi 16-vjeçar i Albulena Haxhiut, e cila nga 4 prilli është edhe ushtruese e detyrës së presidentit, për shkak të skadimit të mandatit të presidentes së deritashme, Vjosa Osmanit. Haxhiu, 38-vjeçare, do të jetë në krye të shtetit, derisa për deputetët e legjislaturës së 10-të po rrjedh afati kushtetues – deri më 28 prill – që ta zgjedhin presidentin e ri. Në të kundërtën, vendi duhet t’i mbajë zgjedhjet e parakohshme brenda 45 ditësh. Sipas Kushtetutës, pozita e ushtruesit të detyrës së presidentit, “nuk mund të ushtrohet për një […] - [Fundi i mandatit të Osmanit, deputetja britanike: Gabim të humbet një lider i kalibrit të saj në kohë jostabiliteti](https://ditori.com/index.php/2026/04/04/fundi-i-mandatit-te-osmanit-deputetja-britanike-gabim-te-humbet-nje-lider-i-kalibrit-te-saj-ne-kohe-jostabiliteti/): Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka shkruar për punën e presidentes Vjosa Osmani, e cila përfundoi sot mandatin e saj pesëvjeçar. Kearns, duke lavdëruar punën e Osmanit, tha se është kohë e gabuar për humbjen e një lidereje të kalibrit të saj. “Sot, Presidentja Vjosa Osmani përfundon mandatin e saj. Ajo i dha Kosovës një zë të respektuar dhe e ngriti pozitën e saj në arenën ndërkombëtare. Mbi të gjitha, ajo mbrojti kauzën e vendit të saj me aftësi të jashtëzakonshme dhe me një dashuri të madhe për njerëzit që i shërbeu. Zemra e saj reflektohej në gjithçka që bënte. Në […] - [Supergoli nga Fisnik Asllani për Hoffenheimin](https://ditori.com/index.php/2026/04/04/supergoli-nga-fisnik-asllani-per-hoffenheimin/): Fisnik Asllani e ka gjetur vetën sërish në listën e golashënuesve për Hoffenheimin, pas një agjërimi prej dy ndeshjeve pa gol. Sulmuesi i kombëtares së Kosovës shënoi një supergol, në ndeshjen që Hoffenheimi po e zhvillon ndaj Mainzit në Bundesliga, në kuadër të xhiros së 28-të. Asllani shënoi për 1-1 në minutën e 23-të, me një goditje të fuqishme nga jashtë zonës, me këmbën e tij të majtë, e cila nuk është e preferuara e tij. Hoffenheimi i tre lojtarëve kosovarë është mposhtur në shtëpi nga Mainzi. Skuadra bardhekaltër u mposht 2-1 nga Mainzi, me Fisnik Asllanin që u rikthye […] - [Vedat Muriqi e shpëton Mallorcan në sekondat e fundit, fitojnë ndaj Real Madridit](https://ditori.com/index.php/2026/04/04/vedat-muriqi-e-shpeton-mallorcan-ne-sekondat-e-fundit-fitojne-ndaj-real-madridit/): Pas një periudhe të vështirë në ditët e fundit, Vedat Muriqi iu kundërpërgjigj më së miri kritikëve, duke i shënuar gol Real Madridit. Mbi të gjitha, me golin e tij, ai ia dhuroi një fitore të madhe Mallorcas ndaj Real Madridit në “Son Moix”. Mallorca fitoi 2-1 në shtëpi, me golin e Vedat Muriqit në minutën e 91-të. Ishte Mallorca, e cila po lufton për mbijetesë, që shënoi e para në këtë ndeshje, kur Manu Morlanes shënoi në minutën e 41-të. Në pjesën e dytë, Reali barazoi në minutën e 88-të, me anë të Eder Militaos. Kur Reali po niste […] - [Një hap larg Botërorit: FFK kërkon mbështetjen e çdo zemre shqiptare](https://ditori.com/index.php/2026/03/31/nje-hap-larg-boterorit-ffk-kerkon-mbeshtetjen-e-cdo-zemre-shqiptare/): Federata e Futbollit të Kosovës ka dalë me një postim emocionues lidhur me ndeshjen e sotme të Kosovës ndaj Turqisë, përballje kjo që vlen për kualifikimin e kombëtares në Kupën e Botës. Në Facebook, FFK u ka bërë thirrje shqiptarëve që të bëhen zëri i historisë, duke theksuar se sonte është momenti. “Ka momente në histori që nuk përsëriten. Momente që nuk vijnë dy herë, që nuk të japin luksin e hezitimit. Sonte është një i tillë. Sot nuk është ditë për të qëndruar ulur në tribunat e stadiumit. Nuk është mbrëmje për ta parë ndeshjen si spektatorë të qetë. […] - [“Pa drejtësi, nuk ka paqe të qëndrueshme”, Osmani kujton masakrat në Pastasellë dhe Burim](https://ditori.com/index.php/2026/03/31/pa-drejtesi-nuk-ka-paqe-te-qendrueshme-osmani-kujton-masakrat-ne-pastaselle-dhe-burim/): Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar masakrat në Pastasellë të Rahovecit dhe në Burim të Malishevës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, e para e shtetit në këto përvjetore tha se pa drejtësi, nuk ka paqe të qëndrueshme. “Më 31 mars 1999, në Pastaselë të Rahovecit, 106 civilë të pafajshëm u masakruan nga regjimi gjenocidal i Serbisë, duke shpërfaqur përmasat e një mizorie që tejkalon çdo kufi njerëzor. Ishte një akt i qëllimshëm kundër jetës, dinjitetit dhe vetë ekzistencës së një populli. 13 persona mbijetuan që ta mbajnë mbi supe kujtesën dhe të vërtetën që nuk duhet të harrohet kurrë”. “Makineria […] - [Ekspozita skandaloze për masakrat, OVL e UÇK-së kërkon tërheqjen e mbështetjes për publikimin e saj](https://ditori.com/index.php/2026/03/31/ekspozita-skandaloze-per-masakrat-ovl-e-uck-se-kerkon-terheqjen-e-mbeshtetjes-per-publikimin-e-saj/): Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka njoftuar se i është drejtuar me një letër publike institucioneve dhe organizatave ndërkombëtare që kanë mbështetur publikimin e ekspozitës së Shkëlzen Gashit “Masakrat në Kosovë 1998–1999”. Përmes letrës është kërkuar tërheqja e emrave të tyre nga çdo referencë e mbështetjes në këtë publikim, për shkak të shqetësimeve serioze lidhur me besueshmërinë dhe integritetin e tij. “OVL UÇK thekson se trajtimi i temave të ndjeshme historike kërkon përgjegjësi të lartë dhe standarde të mirëfillta profesionale. Pas një shqyrtimi të kujdesshëm të përmbajtjes, vlerësojmë se ky publikim paraqet një sërë problematikash serioze që cenojnë […] - [FFK uron Zhegrovën për ditëlindje, e vetmja dëshirë kur fryu qirinjtë – Kupa e Botës!](https://ditori.com/index.php/2026/03/31/ffk-uron-zhegroven-per-ditelindje-e-vetmja-deshire-kur-fryu-qirinjte-kupa-e-botes/): Federata e Futbollit të Kosovës e ka uruar Edon Zhegrovën me rastin e ditëlindjes së tij të 27-të, njofton Klankosova.tv. Përmes disa fotografive emocionuese të djemve dardanë, shihet se yllit të futbollit i është përgatitur një tortë e cila do të shijohet pas ndeshjes. “Urime ditëlindjen, Edon Zhegrova! Plani ishte ta prisnim tortën në drekë… por e lamë për “desert” pas ndeshjes. Sepse festa e vërtetë fillon atëherë”, thuhet në postimin e FFK-së, njofton Klankosova.tv. A e dini cila ishte dëshira e Edonit kur i fryu qirinjtë? E thjeshtë, por e madhe: Kupa e Botës 2026!!!/Klankosova.tv - [90 minuta larg ëndrrës së madhe, Kosova më gati se kurrë për Botëror](https://ditori.com/index.php/2026/03/31/90-minuta-larg-endrres-se-madhe-kosova-me-gati-se-kurre-per-boteror/): Kombëtarja e Kosovës ndodhet përballë momentit më të madh në historinë e saj futbollistike. Sonte, Dardanët zbresin në fushë për të zhvilluar 90 minutat më të rëndësishëm të këtij cikli kualifikues për Kampionatin Botëror një përballje që mund të vulosë një kapitull të ri për futbollin kosovar. Rrugëtimi i Kosovës deri në këtë pikë ka qenë një histori më vete, e mbushur me sfida, ngritje dhe besim të palëkundur. Që nga momenti i shortit, në kampin kosovar është ndjerë një atmosferë optimizmi dhe bindje se kjo gjeneratë mund ta shkruajë historinë. Starti nuk ishte i lehtë, në ndeshjen hapëse ndaj […] - [BBC: Kosova në eufori ndërsa ëndërron historinë e Kupës së Botës](https://ditori.com/index.php/2026/03/31/bbc-kosova-ne-eufori-ndersa-enderron-historine-e-kupes-se-botes/): Ndeshja e madhe mes Kosovës dhe Turqisë ka marrë vëmendjen edhe të mediave gjigante botërore. BBC ka publikuar një artikull të veçantë, për përballjen e play-offit e cila zhvillohet sonte në stadiumin Fadil  Vokrri në Prishtinë në ora 20:45. Mediumi anglez, ka shënuar për historinë e suksesshme të Kombëtares së Kosovë të cilët vetëm për 10 vite që nga pranimi në FIFA dhe UEFA, tani kanë arritur që të synojnë edhe kualifikimin në Kampionatin Botëror. - [Ademi mirëpret delegacionin e Federatës Turke: Me gjithë respektin, festa iu takon Dardanëve](https://ditori.com/index.php/2026/03/31/ademi-mirepret-delegacionin-e-federates-turke-me-gjithe-respektin-festa-iu-takon-dardaneve/): Në prag të finales së madhe të “play-off”-it për kualifikim në Kupën e Botës 2026, ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, mirëpriti në një darkë tradicionale delegacionin e lartë të Federatës Turke të Futbollit, të kryesuar nga presidenti İbrahim Ethem Haciosmanoglu. Përmes një postimi në Facebook, Ademi tha se kjo darkë, në prag të një ndeshjeje historike, rikonfirmon lidhjet e forta dhe vlerat e përbashkëta që dy vendet i bashkon në rrugëtimin e tyre. Megjithatë, Ademi pavarësisht që shprehur respektin më të lartë për miqtë nga Turqia, ai uroi që festa e sotme […] - [Kosova pushton mediat ndërkombëtare: Finalja me Turqinë në fokus](https://ditori.com/index.php/2026/03/31/kosova-pushton-mediat-nderkombetare-finalja-me-turqine-ne-fokus/): Kosova është një nga tetë kombëtaret që kanë arritur në finalet e play-offit evropian për kualifikim në Kupën e Botës. Kjo gjë ka bërë që mediat më prestigjioze në botë, po shkruajnë për mundësinë që vendi ynë, mund të shkruajë histori. Sipas agjencisë ndërkombëtare të lajmeve Reuters, “Kosova e vogël kërkon historinë e Kupës së Botës me ndeshjen vendimtare kundër Turqisë”. Reuters e ka përshkruar rritjen graduale të ekipit të Kosovës dhe arritjen e saj në finale të play-offit, dhe shkrimi është përcjellë nga shumë mediume ndërkombëtare. Mediumi britanik The Guardian ka shkruar se “çdo gjë është e mundur për Kosovën”. […] - [Një hap larg suksesit, Kosova sot lufton për ‘ëndrrën amerikane’](https://ditori.com/index.php/2026/03/31/nje-hap-larg-suksesit-kosova-sot-lufton-per-endrren-amerikane/): Kombëtarja e Kosovës sot do të përballet me atë të Turqisë në finalen e “play-off”-it për kualifikim në Kupën e Botës, një duel që pritet me emocione të mëdha nga tifozët dardanë. Kosova dhe Turqia janë përballur tre herë në të kaluarën, me bilanc që anon dukshëm në favor të Turqisë: 11.06.2017 – Kosova 1-4 Turqia (Kualifikime për Botëror); 12.11.2016 – Turqia 2-0 Kosova (Kualifikime për Botëror); 21.05.2014 – Kosova 1-6 Turqia (Ndeshje miqësore). Bilanci historik tregon dominim të Turqisë, si në rezultate ashtu edhe në diferencën e golave. Në këto tre ndeshje, Kosova ka shënuar vetëm dy gola, ndërsa […] - [Organizatorët e ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998-1999” kërkojnë falje publike: Qëllimi ishte të nderohen viktimat](https://ditori.com/index.php/2026/03/29/organizatoret-e-ekspozites-masakrat-ne-kosove-1998-1999-kerkojne-falje-publike-qellimi-ishte-te-nderohen-viktimat/): Organizatorët e ekspozitës, së shfaqur së fundmi në Prishtinë: “Masakrat në Kosovë 1998-1999”, Integra dhe Admovere u kanë kërkuar falje familjarëve të viktimave civile të luftës. Përmes një postimi në Facebook, Integra dhe Admovere thanë se qëllimi i ekspozitës ishte të nderojë viktimat civile të luftës dhe të kontribuojë në ruajtjen e kujtesës kolektive për krimet e kryera në Kosovë, shkruan KlanKosova.tv. “Qëllimi i ekspozitës sonë ka qenë i qartë dhe i pandryshueshëm: të nderojë viktimat civile të luftës dhe të kontribuojë në ruajtjen e kujtesës kolektive për krimet e kryera në Kosovë. Në asnjë moment dhe në asnjë formë […] - [Rritja e çmimeve të naftës, LDK mbledh nënshkrimet për seancë të jashtëzakonshme](https://ditori.com/index.php/2026/03/28/rritja-e-cmimeve-te-naftes-ldk-mbledh-nenshkrimet-per-seance-te-jashtezakonshme/): Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbledhur nënshkrimet për seancë të jashtëzakonshme për çmimet e naftës. Siç mëson Klan Kosova kjo seancë pritet të mbahet javën tjetër, kurse dita dhe ora nuk është specifikuar ende. 40 nënshkrimet për këtë kërkesë janë siguruar nga LDK-ja dhe partitë tjera opozitare. Kujtojmë se pas fillimit të konfliktit në mes Iranit-SHBA dhe Izraelit, çmimet e naftës në vend kanë shënuar rritje të ndjeshme. - [OVL e UÇK’së: Përgjegjësia për ekspozitën bie mbi autorët e këtij shtrembërimi dhe mbështetësit e tyre politikë](https://ditori.com/index.php/2026/03/28/ovl-e-uckse-pergjegjesia-per-ekspoziten-bie-mbi-autoret-e-ketij-shtremberimi-dhe-mbeshtetesit-e-tyre-politike/): OVL e UÇK-së ka reaguar përmes një komunikate për media, duke thënë se e kundërshtojnë me forcë ekspozitën e vendosur në qendër të Prishtinës. OVL thotë se një ekspozitë e tillë shtrembëron luftën çlirimtare dhe fyen gjakun e derdhur për liri. Në reagim thuhet se  paraqitja e viktimave civile si “persona të armatosur”, pikërisht në përvjetorin e bombardimeve të NATO-s, përbën një akt të poshtër moral dhe se një qasje e tillë është e papranueshme. “Përgjegjësia bie drejtpërdrejt mbi autorët e këtij shtrembërimi dhe mbështetësit e tyre politikë. Sidoqoftë, faji rëndon edhe mbi çdo institucion që shpenzoi para publike për […] - [FFK publikon prapaskenat nga fitorja historike ndaj Sllovakisë](https://ditori.com/index.php/2026/03/28/ffk-publikon-prapaskenat-nga-fitorja-historike-ndaj-sllovakise/): Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar një video speciale “Behind the Scenes”, duke sjellë pamje ekskluzive nga rrugëtimi i paharrueshëm i Kosovës në gjysmëfinalen e “play-off”-it për Kupën e Botës. Videoja nis nga Prishtina, aty ku Dardanët filluan udhëtimin e tyre drejt një sfide historike. Në fokus janë përgatitjet para ndeshjes, momentet e përbashkëta të skuadrës gjatë udhëtimit dhe atmosfera pozitive që mbizotëronte brenda ekipit. Pamjet vazhdojnë me emocionet nga stadiumi, ku Kosova arriti një fitore të madhe 3-4 ndaj Sllovakisë. Ndeshja dramatike dhe reagimet e lojtarëve gjatë dhe pas saj pasqyrojnë më së miri shpirtin luftarak dhe unitetin […] - [Një mollë në ditë – ndikimi në tretje, peshë dhe shëndet](https://ditori.com/index.php/2026/03/28/nje-molle-ne-dite-ndikimi-ne-tretje-peshe-dhe-shendet/): Me siguri të gjithë e kemi dëgjuar një herë në jetë thënien se një mollë në ditë e mban mjekun jashtë shtëpisë dhe duket se ka diçka në konsumimin e rregullt të këtij fruti popullor. Një mollë e madhe përmban pesë gramë fibra dhe është e pasur me lëndë ushqyese të tjera të dobishme, duke përfshirë magnezin, kalciumin, fosforin, kaliumin dhe vitaminat C dhe A. Një grup dietologësh për Parade zbuluan përfitimet më të zakonshme që mund të vini re nëse hani mollë çdo ditë, transmeton Klankosova.tv. Tretje më të mirë Dietologia Mia Syn thotë se zorrët përfitojnë veçanërisht nga […] - [U kap me drogë, aktorja e njohur turke Hande Erçel jep dëshminë përpara prokurorisë - autoritetet i kryejnë analizat e gjakut](https://ditori.com/index.php/2026/03/28/u-kap-me-droge-aktorja-e-njohur-turke-hande-ercel-jep-deshmine-perpara-prokurorise-autoritetet-i-kryejne-analizat-e-gjakut/): Aktorja e njohur turke Hande Erçel është përfshirë në një hetim të autoriteteve turke lidhur me një rast të dyshuar për lëndë narkotike. Sipas raportimeve, asaj i ishte lëshuar një urdhër ndalimi, pas së cilës ajo u kthye në Stamboll dhe u paraqit në Gjykatën e Çaglajanit për të dhënë dëshminë e saj para prokurorit. Pas përfundimit të procedurës, aktorja u dërgua në Shërbimin e Mjekësisë Ligjore (ATK), ku iu nënshtrua analizave toksikologjike. Burimet bëjnë të ditur se autoritetet morën mostra gjaku dhe flokësh, në kuadër të hetimit që po zhvillohet nga Zyra e Prokurorit Publik të Stambollit. Hetimi përfshin gjithsej 16 […] - [Pamje e parë nga brenda Mercedes-Maybach S-Class – luks që nuk do ta dëshironit ta vozisni vetë](https://ditori.com/index.php/2026/03/28/pamje-e-pare-nga-brenda-mercedes-maybach-s-class-luks-qe-nuk-do-ta-deshironit-ta-vozisni-vete/): Nuk ka shumë makina ku vendet më të mira janë në pjesën e pasme, dhe me siguri nuk do të donit kurrë të vozisnit Mercedes-Maybach S-Class të ri. Ky motor luksoz është dizajnuar për të ofruar rehati maksimale, me pasagjerë të shoqëruar nga shoferi që madje marrin një frigorifer personal për të mbajtur shampanjën e ftohtë dhe gota argjendi Robbe & Berking për luks shtesë. Televizorët personalë 13 inç të vendosur në mbështetëset e kokës bëjnë që udhëtimet e gjata të kalojnë lehtë dhe përfshijnë kamera të integruara për thirrje video drejt zyrës nëse nevojitet. Sediljet e buta, në stilin […] - [Maska e rebelit, fytyra e servilit](https://ditori.com/index.php/2026/03/28/maska-e-rebelit-fytyra-e-servilit/): Maska e rebelit, fytyra e servilit Shkruan: Besa Ismaili Ahmeti Ekziston një tipologji aktorësh publikë në Kosovë, që e projektojnë veten si “rebelë” ndaj rendit ekzistues, por që në thelb mbeten konformistë të zakonshëm, të prirur drejt oportunizmit dhe servilizmit ndaj strukturave të pushtetit. Ata përgjatë kohës, ndërtuan një identitet diskursiv kundër “mainstream-it”, duke pretenduar statusin e një avangarde intelektuale, por përmbajtja e këtij pozicionimi po rezulton e zbrazët dhe pa substancë reale kritike. Rebelizmi autentik nuk konsiston në një distancim retorik nga shoqëria apo në vetëshpalljen si superior ndaj “masës”. Përkundrazi, ai kërkon përballje të drejtpërdrejtë me të vërtetat […] - [“Historike! Dardanë, faleminderit!”](https://ditori.com/index.php/2026/03/26/historike-dardane-faleminderit/): Presidentja Vjosa Osmani ka reaguar pas fitores dramatike 3-4 të Kosovës ndaj Sllovakisë, duke e cilësuar atë si historike. Përmes një reagimi publik, Osmani u shpreh shkurt: “Historike! Dardanë, faleminderit!” Me këtë fitore, Kosova e pret Turqinë më 31 mars në “Fadil Vokrri” për biletën finale për në Botëror. - [“Oooo forca Kosova”, atmosferë e zjarrtë në zhveshtore pas fitores ndaj Sllovakisë (VIDEO)](https://ditori.com/index.php/2026/03/26/oooo-forca-kosova-atmosfere-e-zjarrte-ne-zhveshtore-pas-fitores-ndaj-sllovakise-video/): Kombëtarja e Kosovës ka festuar në mënyrë spektakolare pas fitores ndaj Sllovakisë, duke krijuar një atmosferë të zjarrtë në zhveshtore. Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar pamje nga brenda, ku futbollistët dardanë shihen duke brohoritur dhe festuar, transmeton Klankosova.tv. “Oooo forca Kosovaaaaa”, shkruhet mbi videon të cilën mund ta shihni më poshtë. - [Kurti uron Dardanët pas fitores: U hap një kapitull i ri i futbollit te ne](https://ditori.com/index.php/2026/03/26/kurti-uron-dardanet-pas-fitores-u-hap-nje-kapitull-i-ri-i-futbollit-te-ne/): Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar Dardanët pas fitores ndaj Sllovakisë. Ai është shprehur se ky ekip me këta tifozë, sonte kanë hapur një kapitull të ri të futbollit te ne. “Urime Kosovës! Urime Dardanëve dhe gjithë shqiptarëve kudo që janë!  Ky ekip me këta tifozë, sonte kanë hapur një kapitull të ri të futbollit te ne. Loja e shkëlqyer dhe realizimet precize do të mbeten të paharrueshme përgjithmonë”. “Ashtu siç ëndërruam, edhe triumfuam. Aq shumë dëshiruam, saqë fituam shumë. Kampionati Botëror kurrë s’ka qenë më afër”, ka shkruar Kurti. - [Mediat serbe hapin të pame, pasi që Kosova plandosi Sllovakinë](https://ditori.com/index.php/2026/03/26/mediat-serbe-hapin-te-pame-pasi-qe-kosova-plandosi-sllovakine/): Kombëtarja e Kosovës po vazhdon të shkruajë historinë në futboll. “Dardanët” kanë arritur të fitojnë ndeshjen gjysmëfinale të play-offit për Kupën e Botës. Kosova fitoi 3:4 në udhëtim ndaj Sllovakisë, duke e prekur finalen e Botërorit dhe duke qenë një hap larg kualifikimit historik në një event të tillë. E nëpër mediat serbe tashmë ka filluar “zija”. Ato po e përmendin humbjen e Kosovës, duke iu drejtuar me termin skandaloz: “E ashtuquajtura Kosovë”. Kujtojmë, Serbia u eliminua qysh në fazën e grupeve, pas humbjes nga Shqipëria në Leskovc. Tani, Kosovën e pret finalja e madhe në Prishtinë të martën. “Dardanët […] - [Reuters: Kosova përmbys Sllovakinë dhe siguron finalen e play-off-it ndaj Turqisë](https://ditori.com/index.php/2026/03/26/reuters-kosova-permbys-sllovakine-dhe-siguron-finalen-e-play-off-it-ndaj-turqise/): Kosova ka realizuar një fitore spektakolare ndaj Sllovakisë me rezultat 4-3 në udhëtim, në një gjysmëfinale dramatike të play-off-it të luajtur të enjten, duke siguruar kështu një përballje vendimtare në shtëpi ndaj Turqisë të martën për një vend në Kupën e Botës. Reuters shkruan se shteti ballkanik, që ka nisur të luajë futboll ndërkombëtar vetëm nga viti 2014 dhe nuk është kualifikuar asnjëherë në një turne madhor, tani ndodhet vetëm një ndeshje larg pjesëmarrjes në fazën finale që zhvillohet në Kanada, Meksikë dhe Shtetet e Bashkuara që nis nga muaji qershor. Kosova do ta presë Turqinë në Prishtinë të martën, […] - [Haxhiu nga Krusha e Vogël: Masakrat e kryera gjatë luftës mbesin plagë të hapura për shoqërinë](https://ditori.com/index.php/2026/03/26/haxhiu-nga-krusha-e-vogel-masakrat-e-kryera-gjate-luftes-mbesin-plage-te-hapura-per-shoqerine/): Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar nga Krusha e Vogël se masakrat e kryera gjatë luftës në Kosovë mbeten plagë e hapur për shoqërinë, duke theksuar nevojën për drejtësi dhe ruajtje të kujtesës historike. Ajo ka theksuar se krimet e kryera në Krushë të Vogël nuk janë vetëm pjesë e së kaluarës, por një dhimbje e vazhdueshme për familjet që humbën më të dashurit e tyre, duke nënvizuar se mungesa e tyre ndihet çdo ditë në jetën e përditshme. “Kujtojmë se për tri ditë rradhazi, në Krushë të Vogël u morën jetët e 155 civilëve shqiptarë, mes […] - [Finale para finales, Kosova përballë “pengesës” së parafundit në rrugën drejt Botërorit](https://ditori.com/index.php/2026/03/26/finale-para-finales-kosova-perballe-pengeses-se-parafundit-ne-rrugen-drejt-boterorit/): Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë sonte njërën prej ndeshjeve më të rëndësishme në histori të saj. Dardanët e gjejnë veten veç dy lojë larg kualifikimit të parë ndonjëherë në një eveniment madhor. Dhe, asgjë dhe askund më pak se në një Kampionat Botëror, shkruan “Gazeta Express”. Vedat Muriqi me shokë dje e kanë marrë rrugën drejt Bratisllavës, ku sonte do të ballafaqohen me Sllovakinë vendëse në gjysmëfinale të “play-off”-it të Botërorit. Pas një kampanje të suksesshme në kualifikimet e Kupës së Botës, trupa e Franco Fodas është e vendosur ta vazhdojë këtë rrugëtim, kur i kanë mbetur vetëm edhe […] - [Kurti: 500 mijë euro shpërblim për fitore ndaj Sllovakisë, 1 milion për kualifikim në Botëror](https://ditori.com/index.php/2026/03/26/kurti-500-mije-euro-shperblim-per-fitore-ndaj-sllovakise-1-milion-per-kualifikim-ne-boteror/): Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e kishte bërë një zotim të fuqishëm në pjesën e dytë të vitit 2025. Gjatë njërës prej mbledhjeve të Qeverisë së tij, Kurti kishte premtuar shpërblime të majme për futbollistët e Kombëtares së Kosovës në rast të vazhdimit të suksesit, shkruan “Gazeta Express”. Më saktësisht, kreu i ekzekutivit i kishte premtuar 250 mijë euro për kalimin e grupeve, të cilin veçse e kishin bërë Dardanët. Ndërsa, premtimet e tij kishin vazhduar për suksesin eventual të Verdhekaltërve në të ardhmen. Ai më 27 nëntor 2025 kishte premtuar premi, si për fitoren ndaj Sllovakisë ashtu edhe për […] - [Bratisllava mbushet me shqiptarë të Kosovës: Sot ndeshja historike e ‘Dardanëve’ (VIDEO)](https://ditori.com/index.php/2026/03/26/bratisllava-mbushet-me-shqiptare-te-kosoves-sot-ndeshja-historike-e-dardaneve-video/): Gazetari Zgjim Veliu do ndjek nga afër ndeshjen e sotme mes Kosovës dhe Sllovakisë në kuadër të ndeshjeve kualifikuese të “play-off”-it të Kupës së Botës. Në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova, Veliu tha se koha në Bratisllavë është me shi, por sipas tij, ky mot nuk e ndalë Kombëtaren tonë, transmeton Klankosova.tv. “Ne kemi ardh që herët dje në Bratisllavë, qyteti ndahet në dy zona, zona e vjetër dhe ajo e reja. Në zonën e vjetër ka pasur shumë tifozë shqiptarë, emocioni është i papërshkrueshëm, ndeshja është historike dhe ne presim që të kemi shumë tifozë shqiptarë, siç kemi […] - [Historia po shkruhet: Kosova dhe Shqipëria, drejt Kupës së Botës](https://ditori.com/index.php/2026/03/26/historia-po-shkruhet-kosova-dhe-shqiperia-drejt-kupes-se-botes/): Kombëtarja e Kosovës do të përballet këtë të enjte me atë të Sllovakisë në kuadër të ndeshjeve kualifikuese të “play-off”-it të Kupës së Botës. Edhe kuqezinjtë do ballafaqohen me Kombëtaren e Polonisë, në kuadër të ndeshjeve kualifikuese të “play-off”-it, transmeton Klankosova.tv. Dy ndeshjet do të zhvillohen në të njëjtën kohë, në ora 20:45. Kujtojmë që pas një fitoreje potenciale ndaj Sllovakisë, Kosova do të përballet me fituesin e duelit tjetër Turqi-Rumani me ç’rast do të mësohet edhe skuadra që do të sigurojë biletën për Kupën e Botës 2026. - [Hoxhaj kujton ndërhyrjen e NATO-s: Ky duhet të jetë përvjetori i fundit pa krerët e UÇK-së në Kosovë](https://ditori.com/index.php/2026/03/24/hoxhaj-kujton-nderhyrjen-e-nato-s-ky-duhet-te-jete-pervjetori-i-fundit-pa-kreret-e-uck-se-ne-kosove/): Në 27-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s kundër Serbisë, Enver Hoxhaj ka kujtuar këtë ngjarje si momentin vendimtar që ndali gjenocidin në Kosovë dhe hapi rrugën për lirinë dhe pavarësinë e vendit. Në një video të publikuar në Facebook, Hoxhaj ka treguar edhe për një vizitë të tij në një bazë ushtarake të NATO-s në vendet baltike, ku kishte parë nga afër një nga aeroplanët që kishte marrë pjesë në bombardimet mbi Serbi në vitin 1999. “Para 27 vitesh, bota u bashkua për të ndalur gjenocidin serb në Kosovë. Sot kujtojmë përvjetorin e ndërhyrjes së NATO-s, një moment vendimtar që i […] - [Rritja e çmimeve, Muharremi: A jeni në shkollë fillore apo jeni qeveritarë?](https://ditori.com/index.php/2026/03/24/rritja-e-cmimeve-muharremi-a-jeni-ne-shkolle-fillore-apo-jeni-qeveritare/): Analisti Shenoll Muharremi ka reaguar lidhur me rritjen e çmimeve në vend. Përmes, një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Muharremi ka shkruar derisa qeveritë në Europë po mblidhen për të marrë masa për menaxhimin e krizës së çmimeve, Qeveria  Kosovës po publikon fotografi me tortë për ditëlindje. Madje, ai ka pyetur qeveritarët se a janë në shkollë fillore apo janë qeveritarë. “A jeni hajgarexhi apo qeveritarë? Veç edhe “Happy Birthday to You” me video me këndu, e u kry puna, se ashtu zgjidhen krizat dhe menaxhohet shteti. Ndërkohë, vendi po digjet nga çmimet që po shpërndahen […] - [Maqedonci për spiunët dhe luftën hibride serbe: AKI ka goditur spiunazhin serb dhe strategjinë e Serbisë](https://ditori.com/index.php/2026/03/24/maqedonci-per-spiunet-dhe-luften-hibride-serbe-aki-ka-goditur-spiunazhin-serb-dhe-strategjine-e-serbise/): Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka thënë se Agjencia e Inteligjencës së Kosovës ka bërë punë të mirë në goditjen e spiunazhit serb dhe luftës hibride. Ai ka thënë se është hera parë që nga pas lufta në Kosovë që godite në mënyrë të organizuar dhe gjithëpërfshirëse rrejti i spinuzhit serb. “Vlerësoj shumë lartë punën profesionale dhe AKI me drejtorin e saj, Petrit Ajeti që kanë bërë në drejtim të goditjes së rrjetit të spiunazhit serbë në Kosovë. Është hera e parë që kanë qenë në Kosovë që nga pas lufta që ka qenë një goditje e organizuar dhe gjithëpërfshirëse […] - [UEFA shkruan për Kosovën para sfidës historike në Sllovaki](https://ditori.com/index.php/2026/03/24/uefa-shkruan-per-kosoven-para-sfides-historike-ne-sllovaki/): Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë të enjten mbrëma njërën prej ndeshjeve më të rëndësishme në histori të saj. Dardanët do të luajnë me Sllovakinë në Bratisllavë në ndeshjen gjysmëfinale të “play-off”-it të Botërorit 2026. Kjo lojë ka bërë jehonë të madhe në shqiptari, por jo vetëm, shkruan “Gazeta Express”. Për verdhekaltrit ka shkruar edhe shtëpia e futbollit evropian – UEFA. “Synimi i Kosovës mbetet kualifikimi historik në një turne të madh, ndërsa përzgjedhësi i saj, gjermani Franco Foda ka gjetur trimëri te forma pozitive e skuadrës, me pesë ndeshje radhazi pa humbje, prej tyre tri fitore dhe dy barazime”, […] - [“Të enjten në Bratisllavë do të dëgjohet kushtrimi i popullit shqiptar”, Dardanët paralajmërojnë spektakël në Sllovaki](https://ditori.com/index.php/2026/03/24/te-enjten-ne-bratisllave-do-te-degjohet-kushtrimi-i-popullit-shqiptar-dardanet-paralajmerojne-spektakel-ne-sllovaki/): Tifozët zyrtarë të Kombëtares së Kosovës e kanë bërë sot një apel për të gjithë tifozët Dardanë pas interesimit të jashtëzakonshëm për ta mbështetur ekipin e zemrës në Bratisllavë kundër Sllovakisë, ndeshje kjo e vlefshme për gjysmëfinalen e “play-off”-it të Botërorit 2026. Ata kanë dhënë detaje rreth takimeve dhe lokacionit, por nuk e lanë pa e dhënë premtimin e madh, shkruan “Gazeta Express”. “Të enjten në Bratisllavë do të dëgjohet kushtrimi i popullit kosovar. Besa-besë, si kaherë, ballëlartë e me betim me duar në zemër, për Kosovën, për Republikën si amanet i brezave që e ëndërruan dhe nuk arritën ta […] - [Tërnava: Kush i bën keq vendit do të japë përgjegjësi para Zotit – edhe politikanët](https://ditori.com/index.php/2026/03/20/ternava-kush-i-ben-keq-vendit-do-te-jape-pergjegjesi-para-zotit-edhe-politikanet/): Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, ka kritikuar ashpër liderët për ngërçin politik. Duke ironizuar me mospajtimet e tyre për themelimin e institucioneve, ai ka bërë me dije se liderët politik janë bërë për hajmali. Në një intervistë për gazetën Nacionale, ai ka bërë thirrje për unitet. Sipas tij, ata duhet t`i tejkalojnë interesat e tyre personale. “Po me doket që duhet me u shkru një hajmali, një hajmali kogja të gjatë ndoshta ju bën mirë. Sigurisht se kjo gjendje shqetëson çdonjërin prej neve. Ne duhet te kemi institucione sa më shpejt, ne nuk jemi shtet i fort […] - [8 fakte interesante mbi festën e Fiter Bajramit](https://ditori.com/index.php/2026/03/20/8-fakte-interesante-mbi-festen-e-fiter-bajramit/): Përfundimi i agjërimit Gjatë muajit të Ramazanit, myslimanët agjërojnë nga lindja e diellit deri në perëndim për të përmbushur urdhrin e Zotit në Kuran. Agjërimi gjatë muajit të Ramazanit është një ndër shtyllat e Islamit. Fitër Bajrami simbolizon fundin e muajit të Ramazanit dhe fundin e agjërimit. Përkthimi “Eid al-Fitr” është një përkthim mjaft fjalë për fjalë i ngjarjes që po festohet: “Festivali i Mbylljes së Agjërimit”, ose “Festa e Agjërimit”. Fiter Bajrami festohet kur shihet hëna e re Fitër Bajrami nuk fillon derisa hëna e re të shfaqet në qiell. Teknikisht, kjo do të thotë se në mbarë botën, […] - [Kurti në BIK: Provokimet rreth kufirit po shtohen – flet edhe për ngritjen e çmimit të naftës](https://ditori.com/index.php/2026/03/20/kurti-ne-bik-provokimet-rreth-kufirit-po-shtohen-flet-edhe-per-ngritjen-e-cmimit-te-naftes/): Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova po përballet me dy sfida, provokime në kufi me ngritjen e çmimit të naftës. Gjatë vizitës në Bashkësinë Islame të Kosovës për Fitër Bajram, Kurti ka folur për stërvitjet ushtarake të Serbisë në kufi me Kosovën. “Provokimet rreth kufirit po shtohen. Përshtypja jonë është që vjen nga dy dështime. I pari është që nuk kanë një strukturë të brendshme. E dyta është se e kanë kuptuar se nuk mund ta mbajnë peng krejt rajonin për integrime në Bashkimin Evropian. Pra Brukseli si kryeqytet i dyfishtë, i Bashkimit Evropian dhe NATO-s, po thotë kush […] - [Osmani në BIK bën thirrje për solidaritet: Bashkimi na ka ndihmuar të kalojmë kohë të rënda si popull](https://ditori.com/index.php/2026/03/20/osmani-ne-bik-ben-thirrje-per-solidaritet-bashkimi-na-ka-ndihmuar-te-kalojme-kohe-te-renda-si-popull/): Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka takuar në Bashkësinë Islame, Myftiun Naim Tërnava për t’i uruar festën e Fitër Bajramit. Osmani tha se shpreson që kjo festë t’i bëjë të gjithë bashkë dhe ta rrisë solidaritetin. “Ju uroj të gjithë qytetarëve të Republikës sonë me fat festën e Fitër Bajramit, duke uruar më të mirat për ta, duke shpresuar që Zoti i madhërishëm t’i ketë pranuar lutjet dhe agjërimin e gjithsecilit dhe duke shpresuar që kjo ditë, si gjithnjë përgjatë historisë sonë, të na bëjë të gjithëve bashkë, t’i hapë zemrat, t’i hapë dyert e secilit, ta rrisë solidaritetin dhe […] - [Ambasada amerikane shpërndan mesazhin e Trumpit për Fitër Bajram](https://ditori.com/index.php/2026/03/20/ambasada-amerikane-shperndan-mesazhin-e-trumpit-per-fiter-bajram/): Ambasada amerikane në Facebook ka ndarë urimin presidencial të Shtëpisë së Bardhë nga Donald e Melania Trump. “Unë dhe Zonja e Parë u dërgojmë urimet tona më të mira çdo amerikani që feston Fitër Bajramin. Fitër Bajrami, i njohur edhe si Festa e Çlirimit të Agjërimit, bashkon familjet, miqtë dhe komunitetet myslimane në nder të përkushtimit të tyre shpirtëror në përfundim të Ramazanit. Ai shërben gjithashtu si një kujtesë e parimit themelor amerikan të lirisë fetare, për të cilin Administrata ime po lufton çdo ditë. U përcjellim urimet tona më të ngrohta për një Fitër Bajram të bekuar të gjithë […] - [Kurti thotë se stërvitjet e ushtrisë serbe pranë kufirit dëshmojnë “frikën dhe pafuqinë” e Serbisë: U kam shkruar ndërkombëtarëve](https://ditori.com/index.php/2026/03/19/kurti-thote-se-stervitjet-e-ushtrise-serbe-prane-kufirit-deshmojne-friken-dhe-pafuqine-e-serbise-u-kam-shkruar-nderkombetareve/): Kryeministri Albin Kurti i cilësoi provokim dhe demonstrim të destruktivitetit dhe agresivitetit stërvitjet e ushtrisë serbe pranë kufirit me Kosovën. Ai tha se “bëhet fjalë për njësi që e kanë trajnuar kryekriminelin dhe kryeterroristin Milan Radoiçiq në Banjskë të Zveçanit”, dhe shtoi se për këtë iu ka shkruar “faktorëve ndërkombëtarë”. “Ky është një provokim të Serbisë, e cila natyrisht që dëshiron ta cenojë integritetin territorial dhe sovranitetin shtetëror të Republikës sonë. Bëhet fjalë për njësi që e kanë trajnuar kryekriminelin dhe kryeterroristin Milan Radoiçiq në Banjskë të Zveçanit për vrasjen e policit të Kosovës, heroit Afrim Bunjaku, por në të […] - [Remitencat arrijnë 1.4 miliardë euro më 2025, rritje 4%](https://ditori.com/index.php/2026/03/19/remitencat-arrijne-1-4-miliarde-euro-me-2025-rritje-4/): Remitencat drejt Kosovës gjatë vitit 2025 kanë arritur vlerën prej 1.4 miliardë euro, duke shënuar një rritje prej 59 milionë eurosh, apo rreth 4 për qind më shumë krahasuar me vitin 2024. Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti GAP, pjesa më e madhe e remitencave vazhdon të vijë nga Gjermania, me 547.4 milionë euro, që përbëjnë 39 për qind të totalit. Pas saj renditet Zvicra me 250.2 milionë euro apo 18 për qind, transmeton Ekonomia Online. Kontribut të konsiderueshëm kanë dhënë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 102.5 milionë euro (7%), si dhe Austria me 59.3 milionë euro […] - [Sot nis Panairi i Librit në Leipzig, Kosova prezantohet me rreth 100 tituj dhe 6 autorë](https://ditori.com/index.php/2026/03/19/sot-nis-panairi-i-librit-ne-leipzig-kosova-prezantohet-me-rreth-100-tituj-dhe-6-autore/): Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, do të marrë pjesë në Panairin e Librit të Leipzig-ut, përmes një programi të pasur të ngjarjeve letrare dhe rreth 100 titujve, përfshirë vepra letrare dhe joletrare në gjuhën shqipe dhe në gjuhën angleze. Panairi i librit në Leipzig të Gjermanisë, nis sot dhe zgjat deri më 22 mars 2026. Kosova këtë vit prezantohet me gjashtë autorë të shquar të letërsisë bashkëkohore shqipe, në dy panele, i pari që mbahet sot flet për letërsinë dhe politikën në rajon, me autoret Jehona Kicaj, Majlinda Bregasi dhe Nerimane Kamberi. Ndërsa, në panelin e dytë, nesër, diskutohet […] - [“Viktimat shpesh harrohen”, Dua Lipa kritikon mënyrën se si u raportua për dosjet Epstein](https://ditori.com/index.php/2026/03/19/viktimat-shpesh-harrohen-dua-lipa-kritikon-menyren-se-si-u-raportua-per-dosjet-epstein/): Ylli i muzikës pop, Dua Lipa, ka kritikuar diskursin rreth dosjeve të Epstein, duke thënë se gjuha e përdorur e zhvendos fokusin larg viktimave. Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa tha se sheh si mungesë konsiderate për viktimat e përmendura në dosjet e Epstein, shumë prej të cilëve ishin të mitur. Në episodin e fundit të podkastit të saj të klubit të librit Service 95, Lipa ngriti temën e shkelësit të dënuar seksual Jeffrey Epstein ndërsa fliste me të ftuarën e saj, autoren Roxane Gay. Ajo tha: “Mënyra se si janë raportuar krimet dhe gjuha që është përdorur, u […] - [“Kur vjen radha e frutave, është një shenjë që mysafirët duhet të çohen”, Bebe Rexha shpjegon traditat e mikpritjes shqiptare](https://ditori.com/index.php/2026/03/19/kur-vjen-radha-e-frutave-eshte-nje-shenje-qe-mysafiret-duhet-te-cohen-bebe-rexha-shpjegon-traditat-e-mikpritjes-shqiptare/): Bebe Rexha ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin e njohur amerikan Delish Snacks, ku ka ndarë me publikun detaje interesante rreth ushqimeve të saj të preferuara, por edhe për traditat shqiptare të mikpritjes. Edhe pse është lindur dhe rritur në New York, këngëtarja me origjinë shqiptare theksoi se është rritur në një frymë të fortë të kulturës shqiptare, veçanërisht kur bëhet fjalë për mënyrën se si priten mysafirët në shtëpi. Gjatë bisedës, ajo tregoi se shqiptarët kanë një mënyrë shumë të veçantë të mikpritjes. Sipas saj, gjithçka nis me shërbimin e çokollatave të vogla, për të vazhduar më pas […] - [Presidentja Osmani shtron iftar për Myftiun Tërnava](https://ditori.com/index.php/2026/03/19/presidentja-osmani-shtron-iftar-per-myftiun-ternava/): Presidentja Vjosa Osmani për nder të muajit të Ramazanit, shtroi mbrëmë iftar për Kryetarin e Bashkësisë Islame, Myftiun Naim Tërnava dhe delegacionin e tij. Përmes një postimi nga ana e Presidencës, bëhet e ditur se Osmani theksoi se zemërgjerësia që manifestohet këtë muaj është një kujtesë e fuqishme për rëndësinë e solidaritetit, të përulësisë dhe të përkushtimit ndaj njëri-tjetrit. Presidentja po ashtu shprehu falënderimin e saj të thellë për kontributin e vazhdueshëm të BIK-it, në kultivimin e vlerave të paqes, tolerancës dhe mirëkuptimit ndërmjet qytetarëve tanë. - [Komuna e Mitrovicës ofron 10 cent subvencion për çdo litër qumështi të prodhuar](https://ditori.com/index.php/2026/03/19/komuna-e-mitrovices-ofron-10-cent-subvencion-per-cdo-liter-qumeshti-te-prodhuar/): Komuna e Mitrovicës ka vendosur subvencion prej 10 cent për çdo litër qumështi të prodhuar nga fermerët. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i komunës, Faton Peci, i cili tha se mbështetja për fermerët do të jetë e vazhdueshme dhe meritore. “Nga 0 cent në 10 cent për herë të parë, fermerët e Komunës së Mitrovicës do të subvencionohen për çdo litër qumësht. Zhvillimi i bujqësisë është prioriteti ynë. Ky vendim është vetëm fillimi i mbështetjes serioze në bujqësi”, ka njoftuar Peci. - [Katastrofë për klubet angleze, katër eliminime të rënda në Champions League](https://ditori.com/index.php/2026/03/19/katastrofe-per-klubet-angleze-kater-eliminime-te-renda-ne-champions-league/): Një raund për t’u harruar për futbollin anglez në UEFA Champions League, ku katër skuadra u eliminuan me rezultate të thella, duke shënuar një nga dështimet më të mëdha kolektive në historinë e garës. Kampioni në fuqi i Anglisë, Manchester City, u dorëzua përballë Real Madrid me rezultat të përgjithshëm 5-1, duke mos arritur të rivalizojë “mbretërit” e Evropës. Edhe më e rëndë ishte goditja për Chelsea, që u turpërua nga Paris Saint-Germain me shifra të përgjithshme 8-2. Eliminim dramatik pësoi Tottenham Hotspur, që u mposht nga Atletico Madrid me rezultat të përgjithshëm 7-5, në një përballje spektakolare me shumë […] - [“U shemb betoni” – çka dihet për rastin tragjik në Vjenë ku mbetën të vdekur tre shtetas kosovarë](https://ditori.com/index.php/2026/03/18/u-shemb-betoni-cka-dihet-per-rastin-tragjik-ne-vjene-ku-mbeten-te-vdekur-tre-shtetas-kosovare/): Tre shtetas kosovarë kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së betonit në një kantier ndërtimi në Vjenë pasditen e së martës. Pajtim Bajrami, Asllan Musliu e Istref Zekaj, janë tre nga katër viktimat e rastit tragjik që tronditi kryeqytetin austriak. Aksidenti thuhet se ka ndodhur rreth orës 14:30 gjatë punimeve në një objekt banimi. “Gjatë punimeve të ndërtimit, skelet dhe pjesët e kallëpeve, si dhe sasi të mëdha betoni janë shembur”, ka thënë zëdhënësi për media i brigades së zjarrfikësve në Vjen. Siç kanë rrëfyer dëshmitarët në vendin e ngjarjes, shembja e betonit i ka zënë në tokë pesë […] - [Para festës së Bajramit rriten çmimet, një kilogram arra kushton 10 euro](https://ditori.com/index.php/2026/03/18/para-festes-se-bajramit-rriten-cmimet-nje-kilogram-arra-kushton-10-euro/): Kur jemi vetëm edhe dy ditë larg nga festa e Fitër Bajramit, tregtarët nuk u kursyen që të rrisin edhe çmimin e arrave, që konsiderohet një nga përbërësit kryesor në bakllavën, që tradicionalisht gatuhet për festën, raporton Ekonomia Online. Në tregun e Prishtinës, një kilogram arra po shihet deri në 10 euro, e ku qytetarët për Ekonomia Online kanë thënë se rritja e çmimeve në produktet bazë është e papërballueshme. Kadri Krasniqi, qytetar shprehet se çmimet nuk do të ulen asnjëherë dhe se personat që nuk kanë të ardhura e kanë të vështirë mbijetesën. “Çmimi i ushqimeve ka shkuar shumë […] - [Hoxhaj shpreh dhimbjen për kosovarët që humbën jetën në Vjenë](https://ditori.com/index.php/2026/03/18/hoxhaj-shpreh-dhimbjen-per-kosovaret-qe-humben-jeten-ne-vjene/): Deputeti i PDK-së, EnvlankosovDeputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, i ka shprehur ngushëllimet familjeve të kosovarëve që humbën jetën tragjikisht në Vjenë. Në një postim në Facebook, ai u uron familjeve që të gjejnë forcën për ta përballuar këtë dhimbje të madhe. “Kosova u trondit dje nga lajmet për aksidentin e tmerrshëm në Austri që ua mori jetën tre kosovarëve, në vendin e tyre të punës. Një dhimbje e rëndë që na prek të gjithëve. Ngushëllimet më të sinqerta për familjet Bajrami, Musliu dhe Zekaj. Ju uroj forcë për ta përballuar këtë dhimbje të madhe. Kujtimi i tyre do të jetojë […] - [Rama: S’kam dashur kurrë të ndërhyj në politikën e Kosovës](https://ditori.com/index.php/2026/03/16/rama-skam-dashur-kurre-te-nderhyj-ne-politiken-e-kosoves/): Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është deklaruar i prerë se nuk ka mbajtur kurrë një pozicion ndërhyrës në politikën e Kosovës. Në podkastin e tij “Flasim”, i pari i qeverisë shqiptare tha se respektimi i punëve të brendshme të Kosovës ka qenë parim i tij. Megjithatë, ai s’la pa ironizuar se ka pasur përpjekje nga ana tjetër. “Unë s’kam fare pozicion atje në Kosovë. Unë s’kam dashur kurrë të ndërhyj në punët e tyre. Më është dukur qesharake kur kanë tentuar të ndërhyjnë këtu”, tha Rama. - [Osmani uron Luana Bajramin për fitimin e ‘Oscar’-it](https://ditori.com/index.php/2026/03/16/osmani-uron-luana-bajramin-per-fitimin-e-oscar-it/): Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar aktoren shqiptare Luana Bajrami-Rahmani dhe të gjithë ekipin pas suksesit të madh në ceremoninë e 98-të të çmimeve ‘Oscars’, ku filmi i shkurtër “Two People Exchanging Saliva” u shpall fitues i kategorisë Best Live Action Short Film. Në postimin e saj në X, Osmani e ka përshkruar Bajramin si një aktore të guximshme, e cila përfaqëson më të mirën e rinisë kosovare: talent, vendosmëri dhe besim për të ndjekur ëndrrat më të mëdha. “Urime Luanës Bajrami-Rahmani dhe gjithë ekipit pas filmit të shkurtër që fitoi ‘Oscar’, “Two People Exchanging Saliva”, fitues i Çmimit […] - [Izraeli nis operacione tokësore në jug të Libanit, rriten tensionet në rajon](https://ditori.com/index.php/2026/03/16/izraeli-nis-operacione-tokesore-ne-jug-te-libanit-rriten-tensionet-ne-rajon/): Israel Defense Forces ka njoftuar fillimin e operacioneve tokësore “të kufizuara dhe të synuara” në jug të Liban kundër pozicioneve të Hezbollah. Sipas ushtrisë izraelite, operacioni synon shkatërrimin e infrastrukturës ushtarake që përdoret për sulme ndaj territorit të Izrael. Zhvillimet kanë rritur frikën për një përshkallëzim më të gjerë në Lindjen e Mesme, veçanërisht për shkak të përfshirjes së aktorëve rajonalë si Iran. Ndërkohë, në Emiratet e Bashkuara Arabe sistemet e mbrojtjes ajrore kanë interceptuar raketa dhe dronë të dyshuar nga Irani. Një incident me dron pranë Aeroporti Ndërkombëtar i Dubait shkaktoi ndërprerje të përkohshme të fluturimeve, por autoritetet njoftuan […] - ["Atë që e ke blerë vitin e kaluar me 100 euro, sivjet e paguan me 140"](https://ditori.com/index.php/2026/03/16/ate-qe-e-ke-blere-vitin-e-kaluar-me-100-euro-sivjet-e-paguan-me-140/): Njohësi i ekonomisë në vend, Safet Gërxhaliu ka folur lidhur me rritjen e inflacionit mbi 6%, e ku tha se mungesa e stabilitetit politik dhe zhvillimet në Lindjen e Mesme, kanë ndikuar që çmimet të pësojnë dhe rritje. “Kosova nga viti në vit, po hyn në krizë dhe po bartin krizat pa u zgjedhur në këtë drejtim efektet e mungesës së stabilitetit politik ndër vite i kanë dhënë rezultatet e veta negative në aspektin ekonomik, sot Kosova është një shtet i varur nga importi, në vitin 2025 kemi pasur një import rekord mbi 7 miliardë euro, kemi tkurrje të eksporteve […] - [Kosovarja shkëlqen në skenën më të madhe të filmit – merr Oscar](https://ditori.com/index.php/2026/03/16/kosovarja-shkelqen-ne-skenen-me-te-madhe-te-filmit-merr-oscar/): Filmi i shkurtër Two People Exchanging Saliva, ku luan aktorja nga Kosova Luana Bajrami, është shpërblyer me çmimin “Best Live Action Short Film” në ceremoninë e Academy Awards. Në këtë film, Bajrami interpreton rolin kryesor në një histori të vendosur në një Paris të pazakontë, ku puthjet janë të ndaluara me ligj. Rrëfimi paraqet një realitet absurd dhe të ftohtë, ku personazhet përballen me rregulla të çuditshme dhe kufizime të pazakonta. Fitorja e këtij çmimi e vendos edhe emrin e Bajramit në skenën më të madhe të kinematografisë botërore, raporton Klankosova.tv Aktorja me origjinë nga Kosova, nga fshati Pleshinë i […] - [Pronari i lokalit vrau dhe plagosi klientët e tij, detaje të reja nga tragjedia në Gjakovë](https://ditori.com/index.php/2026/03/16/pronari-i-lokalit-vrau-dhe-plagosi-klientet-e-tij-detaje-te-reja-nga-tragjedia-ne-gjakove/): Një person ka mbetur i vrarë në Gjakovë në orët e para të mëngjesit. Burime të Indeksonlinet bëjnë të ditur se viktima është Rasim Binakaj, 38- vjeçar. Vëllai i viktimës ka mbetur i plagosur nga ky incident. Po ashtu Indeksonline mëson se dorasi në këtë rast dyshohet të jetë Nexhdet Zymberaj. Ai tashmë është shpallur në kërkim nga autoritetet policore. Indeksonline mëson se ngjarja e rëndë ka ndodhur si pasojë e një konflikti të çastit ku Zymberaj dyshohet se ka plagosur dhe vrarë klientët e tij brenda lokalit./Indeksonline - [Osmani: Masakra e Tregut të Gjelbër në Mitrovicë, dëshmi e krimeve mizore nga regjimi gjenocidal serb](https://ditori.com/index.php/2026/03/13/osmani-masakra-e-tregut-te-gjelber-ne-mitrovice-deshmi-e-krimeve-mizore-nga-regjimi-gjenocidal-serb/): Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar masakrën që ndodhi në Tregun e Gjelbër të Mitrovicës më 13 mars të 1999-ës, e ku u vranë mizorisht 7 civilë të pafajshëm, nga mosha 5 e deri 65-vjecar, e u plagosën 128 qytetarë të tjerë. “13 Marsi është një nga datat, të cilën Mitrovica nuk do ta harrojë kurrë. Në këtë ditë përkujtojmë viktimat e masakrës në Tregun e Gjelbër në Mitrovicë, ku më 13 mars 1999, nga granatat e forcave të regjimit gjenocidal serb, u vranë mizorisht 7 civilë të pafajshëm, nga mosha vetëm 5 deri në 65 vjeç. Në këtë […] - [Shqetësimet e kongresmenëve amerikanë për reduktim trupash në Kosovë, NATO: Aktualisht s’jemi duke shqyrtuar ndonjë ndryshim](https://ditori.com/index.php/2026/03/13/shqetesimet-e-kongresmeneve-amerikane-per-reduktim-trupash-ne-kosove-nato-aktualisht-sjemi-duke-shqyrtuar-ndonje-ndryshim/): Disa kongresmenë amerikanë i kanë shkruar një letër Sekretarit amerikan, Marco Rubio, duke shprehur shqetësimin e tyre për zvogëlim të mundshëm të trupave amerikane në Kosovë. Megjithatë, një zyrtar i NATO-s për Express ka thënë se aktualisht nuk kanë nën shqyrtim ndonjë ndryshim të rëndësishëm të trupave në Kosovë. Ky zyrtar ka thënë se KFOR-i vazhdon të përmbush mandatin në kuadër të Rezolutës 1244 për të ndihmuar ruajtjen e një mjedisi të qetë dhe të sigurt në Kosovë. “Stabiliteti në rajon varet përfundimisht nga të gjitha palët që zgjedhin diplomacinë mbi dhunën. Rruga drejt paqes së qëndrueshme është politike. NATO […] - [Kurti i përgjigjet Osmanit që tha se ia dha datën 28 dhjetor për zgjedhje: KQZ kishte thënë se s’ka mundësi tjetër](https://ditori.com/index.php/2026/03/13/kurti-i-pergjigjet-osmanit-qe-tha-se-ia-dha-daten-28-dhjetor-per-zgjedhje-kqz-kishte-thene-se-ska-mundesi-tjeter/): Kryeministri Albin Kurti tregoi se nuk e sheh si favor dhënien e datës 28 dhjetor nga presidentja Vjosa Osmani për mbajtjen e zgjedhjeve të kaluara. Në një deklarim për media, që u duk si përgjigje ndaj një deklarate të fundit të Osmanit, e cila deklaron se ka dhënë këtë datë të kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Kurti tha se s’ka pasë opsion tjetër pos 28 dhjetorit. “Për bindjen time të fuqishme, zgjedhjet nuk kanë qenë e mundur të mbahen më 21 dhjetor për shkak se ekziston edhe shkresa nga Sekretariati i KQZ-së që thotë se e kanë të pamundur organizimin e […] - [Blerja e raketave kineze nga Serbia, Maqedonci: Shpërfaqje e tendencave hegjemoniste ndaj fqinjëve](https://ditori.com/index.php/2026/03/13/blerja-e-raketave-kineze-nga-serbia-maqedonci-shperfaqje-e-tendencave-hegjemoniste-ndaj-fqinjeve/): Radio Evropa e Lirë) – Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, i ka thënë të premten Radios Evropa e Lirë se pretendimet e autoriteteve serbe që po armatosen për t’u mbrojtur nga vendet fqinje nuk qëndrojnë, dhe me blerjet e fundit të armëve kineze ato po shpërfaqin tendencat e tyre hegjemoniste në raport me këto vende. Maqedonci i bëri këto deklarata pasi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, bëri të ditur një ditë më parë se Serbia ka blerë raketa kineze “shkatërruese”. Bëhet fjalë për raketat balistike supersonike CM-400 nga Kina. “Blerjet nga Rusia dhe Kina janë bërë që disa vite dhe vazhdojnë […] - [Realizohet për herë të parë në QKUK intervenimi për trajtimin e gurëve të mëdhenj në veshka](https://ditori.com/index.php/2026/03/13/realizohet-per-here-te-pare-ne-qkuk-intervenimi-per-trajtimin-e-gureve-te-medhenj-ne-veshka/): Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka shënuar një avancim të rëndësishëm në fushën e urologjisë, duke realizuar për herë të parë në Kosovë intervenimin kirurgjik minimal për trajtimin e gurëve të mëdhenj në veshka. Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se aplikimi i kësaj procedure përbën një hap të rëndësishëm në avancimin e shërbimeve urologjike dhe në ofrimin e trajtimeve moderne brenda sistemit publik shëndetësor në Kosovë. Bazuar në njoftim, pacienti i lindur më 1967 është rasti i parë që iu ka nënshtruar me sukses këtij intervenimi dhe është liruar për në shtëpi në […] - [Dietologët zbulojnë se si dhe me çfarë është më mirë t’i hani vezët](https://ditori.com/index.php/2026/03/13/dietologet-zbulojne-se-si-dhe-me-cfare-eshte-me-mire-ti-hani-vezet/): Vitamina D është e rëndësishme sepse është e përfshirë në procese të shumta në trup, nga shëndeti i kockave deri te mbështetja e sistemeve imunitare dhe metabolike. Megjithatë, shumë njerëz nuk e marrin mjaftueshëm sepse kalojnë shumë kohë brenda, dhe ka pak ushqime që e përmbajnë atë natyrshëm. Vezët, veçanërisht e verdha e vezës, janë një nga burimet e pakta natyrore të kësaj vitamine. Megjithatë, mënyra se si hahen vezët mund të ndikojë në sasinë e vitaminës D që trupi përdor në të vërtetë. Dietologët theksojnë se mënyra më e mirë për të marrë vitaminën D nga vezët është t’i […] - [Një muaj paraburgim për Gjestin](https://ditori.com/index.php/2026/03/13/nje-muaj-paraburgim-per-gjestin/): Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj Besart Kelmendit, i njohur si Gjesti, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale: “Kanosja, Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” si dhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. “Gjyqtarja e procedurës paraprake pas dëgjimit të palëve në procedurë dhe pas analizimit të shkresave të lëndës gjeti se kërkesa e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit është e bazuar, andaj aprovoj kërkesën e PTHP-së, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit B.K., ashtu […] - [Kosova prezantohet në Panairin e Librit në Leipzig 2026](https://ditori.com/index.php/2026/03/11/kosova-prezantohet-ne-panairin-e-librit-ne-leipzig-2026/): Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, do të marrë pjesë në Panairin e Librit të Leipzig-ut, përmes një programi të pasur të ngjarjeve letrare dhe rreth 100 titujve, përfshirë vepra letrare dhe joletrare në gjuhën shqipe dhe në gjuhën angleze. Ngjarjet e organizuara nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës janë: Kujtesë e Kontestuar, zëra të lidhur: Letërsia dhe Politika në Ballkan, që mbahet më 19 mars dhe Gjuhë të vogla, histori të mëdha: Letërsia Shqipe në kontekst global, më 20 mars 2026. Që nga viti 2019, Biblioteka Kombëtare promovon vazhdimisht autorët nga Kosova dhe letërsinë shqipe në panairin më të madh […] - [Pse është kaq e rëndësishme Ngushtica e Hormuzit?](https://ditori.com/index.php/2026/03/11/pse-eshte-kaq-e-rendesishme-ngushtica-e-hormuzit/): Rreth 3,000 anije në muaj kalojnë normalisht nëpër Ngushticën e Hormuzit në Lindjen e Mesme, duke e bërë atë një nga rrugët më të rëndësishme detare në botë për tregtinë e energjisë. Kjo ngushticë është kanali më i ngarkuar i transportit të naftës në botë, pasi rreth 20% e naftës globale kalon përmes saj çdo ditë. Ajo është gjithashtu mjaftueshëm e thellë për të lejuar kalimin e tankerëve më të mëdhenj të naftës bruto. Rruga detare përdoret nga disa prej prodhuesve më të mëdhenj të energjisë në rajon, përfshirë Irani, Iraku, Kuvajti, Katari, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. […] - [Në veri protestohet kundër ligjit për të huajt dhe atij për automjete](https://ditori.com/index.php/2026/03/11/ne-veri-protestohet-kunder-ligjit-per-te-huajt-dhe-atij-per-automjete/): Profesorë e studentë të Universitetit të Prishtinës që funksionon në Mitrovicë sipas sistemit arsimor të Serbisë, kanë protestuar për siç thanë të tërheqin vëmendjen e opinionit për situatën në këtë institucion të arsimit të lartë. Këtë javë, skadon afati 30-ditor që Universiteti i Prishtinës i dha Fakultetit të Shkencave Teknike në Mitrovicë (veri) për t’u larguar nga hapësirat që i shfrytëzon – në të kundërtën, duhet të fillojë me pagesën e qirasë. Më 9 shkurt, rektorit i Universitetit të Prishtinës, Arben Hajrullahu, i dërgoi kërkesë të shkruar, ku kërkoi kthimin e pronës që ndodhet në njësinë komunale në veri të […] - [Tema që ndajnë politikën e Kosovës: Zajednica, shkëmbimi i territoreve, demarkacioni dhe Gjykata Speciale](https://ditori.com/index.php/2026/03/11/tema-qe-ndajne-politiken-e-kosoves-zajednica-shkembimi-i-territoreve-demarkacioni-dhe-gjykata-speciale/): Tema që ndajnë politikën e Kosovës: Zajednica, shkëmbimi i territoreve, demarkacioni dhe Gjykata Speciale Që nga viti 2013, politika e Kosovës është ndarë thellë rreth disa temave kryesore: Zajednica (Asociacioni), shkëmbimi i territoreve, demarkacioni me Malin e Zi dhe Gjykata Speciale. Këto çështje kanë dominuar debatet publike dhe politike për më shumë se një dekadë dhe kanë qenë edhe baza mbi të cilën u ngrit opozita e atëhershme, veçanërisht Lëvizja Vetëvendosje. Sot, disa nga këto tema mund të konsiderohen pjesërisht të “konsumuara”. Demarkacioni është ratifikuar, Gjykata Speciale është drejt përfundimit të mandatit të saj, ndërsa në qendër të debatit ka […] - [Shqiptari nga Kosova i mbijeton tragjedisë në Zvicër: Brenda pak sekondash autobusi u mbush me tym](https://ditori.com/index.php/2026/03/11/shqiptari-nga-kosova-i-mbijeton-tragjedise-ne-zvicer-brenda-pak-sekondash-autobusi-u-mbush-me-tym/): Faton Berisha ishte mes pasagjerëve në autobusin që u përfshi nga flakët në Kerzers. Ai shpëtoi me djegie dhe dëmtime nga tymi, ndërsa familjarët rrëfejnë momentet dramatike të ngjarjes. Mes personave që ndodheshin në autobusin postar që u përfshi nga flakët në Kerzers në kantonin Fribourg ishte edhe një shqiptar nga Kosova, i cili arriti të shpëtojë nga tragjedia ku humbën jetën gjashtë persona dhe pesë të tjerë mbetën të plagosur, transmeton albinfo.ch. Sipas raportimit të mediumit zviceran 20 Minuten, bëhet fjalë për Faton Berisha, i cili pësoi djegie në trup dhe dëmtime nga thithja e tymit, por arriti të dalë […] - [Erdogan paralajmëron se lufta në Lindjen e Mesme mund të zgjerohet në rajon](https://ditori.com/index.php/2026/03/11/erdogan-paralajmeron-se-lufta-ne-lindjen-e-mesme-mund-te-zgjerohet-ne-rajon/): Lufta që po vazhdon në pjesën më të madhe të Lindjes së Mesme duhet të ndalet para se të përfshijë të gjithë rajonin, duke shkaktuar kosto gjithnjë në rritje për ekonominë globale, tha të mërkurën presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan. “Kjo luftë duhet të ndalet para se të bëhet më e madhe dhe të përfshijë plotësisht rajonin në flakë”, tha ai, duke përshkruar Lindjen e Mesme si “përsëri e mbuluar nga një erë gjaku dhe plumbi”. “Nëse diplomacisë i jepet një mundësi, kjo është krejtësisht e mundur”, këmbënguli lideri turk, një ditë pasi kryediplomati iranian, Abbas Araghchi në mënyrë efektive […] - [Profesorët përballë AI-së: Frikë për mendimin kritik](https://ditori.com/index.php/2026/03/11/profesoret-perballe-ai-se-frike-per-mendimin-kritik/): Shumë profesorë në universitete po përpiqen të gjejnë mënyra të reja për t’i mbajtur studentët larg varësisë nga inteligjenca artificiale dhe për të ruajtur aftësinë e tyre për të menduar në mënyrë kritike. Disa prej tyre madje shprehin frustrim të hapur ndaj mjeteve si ChatGPT, duke thënë se teknologjia po ndryshon rrënjësisht mënyrën se si studentët lexojnë, shkruajnë dhe mësojnë. Profesorja e letërsisë Lea Pao nga Stanford University po eksperimenton me metoda më “analoge” të mësimdhënies. Ajo u kërkon studentëve të mësojnë përmendësh poezi, të recitojnë publikisht dhe të vizitojnë muze për të përshkruar drejtpërdrejt përvojën e tyre. Qëllimi është […] - [Gati të bëjë histori, Mallorca zbulon rekordet që mund t’i thyejë Muriqi](https://ditori.com/index.php/2026/03/11/gati-te-beje-histori-mallorca-zbulon-rekordet-qe-mund-ti-thyeje-muriqi/): Sulmuesi i Kosovës Vedat Muriqi, po e përjeton sezonin më të mirë të tij në La Liga, ndonëse skuadra e tij Mallorca, po ka krizë në rezultate. Këtë edicion, Muriqi ka realizuar 18 gola dhe gjendet i dyti në listën e golashënuesve, pas Kylian Mbappes së Real Madridit. “Pirati” është vetëm dy gola larg rekordit të Samuel Eto’o si golashënuesi më i mirë në histori të Mallorcas. Muriqi ka 52, kurse Eto’o 54. Derisa, prizrenasi është në ndjekje të një tjetër rekordi, si futbollisti me më së shumti gola të shënuar për Mallorcan brenda një sezoni. Rekordin e mban Dani […] - [Osmani: S’jam pajtuar me shumë gjëra për të cilat Kurti është dakorduar me Vuçiqin, unë s’kam bërë asnjë koncesion](https://ditori.com/index.php/2026/03/11/osmani-sjam-pajtuar-me-shume-gjera-per-te-cilat-kurti-eshte-dakorduar-me-vuciqin-une-skam-bere-asnje-koncesion/): Vjosa Osmani thotë se i kishte besuar shumë Albin Kurtit. Tandemi në krye të shtetit të Kosovës duket se është prishur ndërsa presidentja tani ka treguar se kryeministri është pajtuar me “shumë gjëra” në dialogun me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, për të cilat ajo nuk ka qenë dakord. Më 27 shkurt të vitit 2023, Kosova dhe Serbia ishin pajtuar për një marrëveshje për “normalizimin e marrëdhënieve”. Pak ditë më pak. më 18 mars, Kurti dhe Vuçiqi ishin në Ohër ku u morën vesh për një aneks të zbatimit të asaj marrëveshjeje, e cila në nenin 7 të saj parashihte “sigurimin […] - [Kryeprokurori i Prizrenit del në aksion bashkë më Njësinë Speciale, arrestohen disa persona për fajde](https://ditori.com/index.php/2026/03/11/kryeprokurori-i-prizrenit-del-ne-aksion-bashke-me-njesine-speciale-arrestohen-disa-persona-per-fajde/): Kryeprokurori i Prokurorisë në Prizren, Petrit Kreziu ka ndjekur nga afër arrestimin e disa personave sot në qendër të Prizrenit. Njësiti Special ka arrestuar disa persona pas hetimeve parapraka nga Kryeziu lidhur me veprat penale fajde dhe detyrim. Me skena si në filma nga njësiti i maskuar, Kryeziu ishte i pranishëm kur iu vunë prangat disa personave që dyshohet se janë të përfshirë në fajde. - [Halli i këtij pushtetit është kontrolli kushtetues](https://ditori.com/index.php/2026/03/11/halli-i-ketij-pushtetit-eshte-kontrolli-kushtetues/): Halli i këtij pushtetit është kontrolli kushtetues Është shqetësuese kur deputetë të pushtetit, që duhet të jenë mbrojtës të Kushtetutës, dalin publikisht me deklarata që në thelb synojnë ta delegjitimojnë dhe dobësojnë Gjykatën Kushtetuese. Kjo nuk është thjesht një deklaratë politike, është një mentalitet i rrezikshëm që e sheh shtetin si pronë të pushtetit dhe jo si sistem institucionesh të pavarura. Besa Ismaili - [Pse Kurti ndryshoi qëndrim ndaj Osmanit, presidentja zbulon një nga arsyet](https://ditori.com/index.php/2026/03/09/pse-kurti-ndryshoi-qendrim-ndaj-osmanit-presidentja-zbulon-nje-nga-arsyet/): Gazetari Çim Peka e pyeti presidenten Osmani se a kishte një argument të kryeministrit Kurti pse ndryshoi mendjen ndaj saj? Presidentja Osmani tha se një nga arsyet është që Kurti ka thënë se i duhet një president që nuk merret me politikën e jashtme. Osmani: Ndoshta do ta them këtë në ndonjë moment tjetër…Por, kryesisht është lidhur me punën time në fushën e politikës së jashtme, pra është shprehur që i duhet një president që fare nuk merret me politikë të jashtme. Çështjet tjera më mirë nuk po i përmend do vijë edhe momenti te kjo, tha Osmani. - [Si ndikon agjërimi gjatë Ramazanit në stomak, zorrë dhe metabolizëm?](https://ditori.com/index.php/2026/03/08/si-ndikon-agjerimi-gjate-ramazanit-ne-stomak-zorre-dhe-metabolizem/): Agjërimi i Ramazanit, i praktikuar nga myslimanët në të gjithë botën gjatë muajit të Ramazanit, përfshin, si më kryesore, abstenimin nga ushqimi dhe pijet nga agimi deri në perëndim të diellit. Kjo dietë është një formë agjërimi, një abstenim i kufizuar në kohë nga marrja e lëndëve ushqyese, i cili mund të ketë një ndikim të rëndësishëm në sistemin tretës, veçanërisht kur modelet e të ngrënit dhe të pirit ndryshojnë gjatë ditës. Një nga efektet e agjërimit të Ramazanit që kanë treguar studimet shkencore është një ndryshim në lëvizshmërinë e zorrëve dhe aktivitetin metabolik të traktit tretës. Studimet në vullnetarë […] - [A po pini mjaftueshëm ujë?](https://ditori.com/index.php/2026/03/08/a-po-pini-mjaftueshem-uje/): Shumë njerëz besojnë se janë të hidratuar mjaftueshëm, por në realitet një pjesë e madhe e tyre nuk konsumon sasinë e nevojshme të lëngjeve gjatë ditës. Dehidratimi ndodh kur trupi humb më shumë lëngje – përmes djersës, urinës dhe edhe frymëmarrjes – sesa merr. Trupi i njeriut përbëhet rreth 70 për qind nga ujë, ndaj mungesa e tij mund të ketë pasoja serioze për shëndetin. Nëse dehidratimi vazhdon për një kohë të gjatë pa u trajtuar, në raste të rënda mund të bëhet edhe fatal. Sipas rekomandimeve të National Health Service, të rriturit duhet të synojnë të konsumojnë rreth 2 […] - [Përdoruesit e WhatsApp paralajmërohen për mashtrimin e frikshëm “ghost pairing” që u jep hakerëve të dhënat tuaja](https://ditori.com/index.php/2026/03/08/perdoruesit-e-whatsapp-paralajmerohen-per-mashtrimin-e-frikshem-ghost-pairing-qe-u-jep-hakereve-te-dhenat-tuaja/): Përdoruesit e WhatsApp në Britani janë paralajmëruar për një mashtrim të ri që mund t’u japë hakerëve qasje në të dhënat më të ndjeshme pa e kuptuar – por ekziston një mënyrë e thjeshtë për ta shmangur. Mashtrimi i quajtur “ghost pairing scam” po prek aktualisht përdoruesit e WhatsApp, dhe njerëzit po këshillohen të jenë vigjilentë ndaj çdo mesazhi që marrin në aplikacion. Një grua e quajtur Caroline, në një video të postuar në TikTok, paralajmëroi se të biesh pre e këtij mashtrimi “të frikshëm” mund të lejojë hakerët të kenë qasje në të dhënat tuaja nga distanca. Ajo shpjegoi […] - [Osmani: Kur gratë udhëheqin, shoqëritë bëhen më të forta dhe paqja më e qëndrueshme](https://ditori.com/index.php/2026/03/08/osmani-kur-grate-udheheqin-shoqerite-behen-me-te-forta-dhe-paqja-me-e-qendrueshme/): Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, fituese e Çmimit 2025 “Women for Peace and Security”  nga Asambleja Parlamentare e NATO-s i dërgoi një mesazh grave dhe vajzave në mbarë botën. Në fjalimin e saj, Osmani theksoi rëndësinë e lidershipit të grave në ndërtimin e shoqërive më paqësore, më të forta dhe më të drejtë, raporton Klankosova.tv. “Miq të dashur, sot iu drejtohem të gjitha grave që aspironi të bëheni brezi i ardhshëm i ndërtuesve dhe ruajtësve të paqes, arkitektet dhe mbrojtëset e një bote më paqësore, të sigurt dhe të drejtë. Në këtë Ditë […] - [Cila është historia pas Ditës Ndërkombëtare të gruas?](https://ditori.com/index.php/2026/03/08/cila-eshte-historia-pas-dites-nderkombetare-te-gruas/): Një vështrim më i afërt i historisë tregon se kjo ditë i kishte rrënjët në luftën e grave që shpërtheu pas Revolucionit Industrial, me gratë punonjëse nga sindikatat që mobilizoheshin për të drejtat e tyre, veçanërisht punëtorët e veshjeve në Nju Jork që u ngritën për paga dhe kushte më të mira pune. Lëvizja e mori frymëzimin e saj nga lufta socialiste dhe anti-imperialiste e fillimit të shekullit të njëzetë. Ditës së Gruas i kanë paraprirë disa demonstrata në kërkim të ekskluzivitetit të grave dhe të drejtave politike të grave “proletare” ose punëtore, transmeton Klankosova.tv Alexandra Kollontai, një revolucionare dhe […] - [Një hap larg historisë! Messi shënon golin e 899-të për fitoren e Inter Miamit](https://ditori.com/index.php/2026/03/08/nje-hap-larg-historise-messi-shenon-golin-e-899-te-per-fitoren-e-inter-miamit/): Lionel Messi vazhdon të bëjë histori në Major League Soccer. Natën e 7-8 marsit, gjeniu argjentinas ndihmoi Inter Miamin të siguronte fitoren e dytë radhazi, duke mposhtur DC United 2-1 në transfertë, Pika kryesore e takimit ishte goli i Messit, i cili tani e vendos atë në prag të një arritjeje të jashtëzakonshme. Ky gol shënoi golin e 899-të zyrtar të karrierës së shkëlqyer të Leos. Në sezonin aktual të MLS, Messi ka shënuar tashmë tre herë – më parë, ai shënoi dy gola kundër Orlando City. Fitorja për të besuarit e Javier Mascheranos u sigurua falë përfundimeve të shkëlqyera […] - [Nëse zgjoheni të lodhur, ky zakon është po aq i fuqishëm sa një orë shtesë gjumë](https://ditori.com/index.php/2026/03/08/nese-zgjoheni-te-lodhur-ky-zakon-eshte-po-aq-i-fuqishem-sa-nje-ore-shtese-gjume/): Për vite, besohej se të flije më shumë ishte e mjaftueshme për të rritur energjinë, por hulumtimet e reja sugjerojnë se kohëzgjatja e gjumit nuk është çelësi. Perceptimi ynë për gjumin, ose besimi se kemi fjetur mirë natën, luan një rol kyç. Ideja që mënyra jonë e të menduarit mund të ndikojë në gjendjen tonë fizike njihet nga efekti placebo, në të cilin një person përjeton ndryshime të vërteta fiziologjike pas një trajtimi joaktiv. Është ky parim që studiuesit kanë përdorur për të shpjeguar se si përvoja e gjumit mund të ndikojë në ndjenjat e lodhjes, transmeton Klankosova.tv. Studimet kanë […] - [8 Marsi – shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas](https://ditori.com/index.php/2026/03/08/8-marsi-shenohet-dita-nderkombetare-e-gruas/): Dita Ndërkombëtare e Gruas festohet në mbarë botën çdo 8 Mars. Dita Ndërkombëtare e Gruas është një festë që festohet çdo vit si një pikë qendrore në lëvizjen për të drejtat e grave, shkruan Klankosova.tv 8 Marsi i kushton fokus çështjeve të tilla si barazia gjinore, të drejtat riprodhuese dhe dhuna dhe abuzimi ndaj grave. E nxitur nga lëvizja universale e të drejtës së votës së grave , Dita Ndërkombëtare e Gruas e ka origjinën nga lëvizjet e punës në Evropë dhe Amerikën e Veriut gjatë fillimit të shekullit të 20-të, me festën moderne, 8 Mars, të shpallur nga Vladimir […] - [Policia e Kosovës: 8 Marsi është zë, barazi, fuqizim dhe simbol për ndalimin e dhunës ndaj grave](https://ditori.com/index.php/2026/03/08/policia-e-kosoves-8-marsi-eshte-ze-barazi-fuqizim-dhe-simbol-per-ndalimin-e-dhunes-ndaj-grave/): Policia e Kosovës ka përcjellur një mesazh urimi për 8 Mars – Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Përmes një postimi në Facebook, Policia ka shkruar se 8 Marsi nuk është vetëm një ditë për dhurim lulesh, por edhe një simbol për barazi, fuqizim dhe për ndalimin e dhunës ndaj grave. “8 Marsi nuk është vetëm lule! Është zë, barazi, fuqizim dhe simbol për ndalimin e dhunës ndaj grave!”, shkroi PK. - [Aktivitetet përmbyllëse të Epopesë së UÇK-së, sonte “Nata e Zjarreve” në Prekaz](https://ditori.com/index.php/2026/03/07/aktivitetet-permbyllese-te-epopese-se-uck-se-sonte-nata-e-zjarreve-ne-prekaz/): Sot mbahen aktivitetet përmbyllëse për shënimin e 28-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “Nata e Zjarreve”, një manifestim tradicionale, do të nisë në Prekaz, ndërsa u paralajmërua ndezja e flakadanëve edhe në rajone të tjera të vendit. Plani i aktiviteteve: 18:00 – “Nata e Zjarreve”. (Prekaz) 18:15 – Ndezja e flakadanëve në shtatë rajonet e Republikës së Kosovës. 19:00 – Mbahet program artistik. (Sheshi “Adem Jashari”, Skenderaj) 18:00 Komuna e Prishtinës në shënim të 28-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës organizon ndezjen e flakadanëve në amfiteatrin e sheshit “Zahir Pajaziti”, ku do të shfaqet edhe ekspozitë […] - [7 marsi, festa shqiptare e mësuesit](https://ditori.com/index.php/2026/03/07/7-marsi-festa-shqiptare-e-mesuesit/): Dita e mësuesit është një festë, e cila i kushtohet personelit edukues të shkollave dhe universiteteve. Kjo datë ka zanafillën e hershme, që të kujton themelet e para të shkollës shqip, në fakt ka filluar të kujtohet, që nga viti 1960-të, kur shteti shqiptar vendosi që kjo ditë të jetë festë në shenjë përkujtimi të themelimit të të parës Mësonjëtore shqipe të Korçës, e cila u themelua më 7 mars 1887.Festa e mësuesit në rrafshin kombëtar shërben për t’i vlerësuar traditat më të mira të shkollës shqipe, pa dyshim edhe figurën e nderuar të mësuesit, por edhe gjithë punonjëseve të […] - [SBAShK-u uron 7 Marsin: Pishtarë të dijes, urime dita e madhe e mësuesit dhe shkollës shqipe](https://ditori.com/index.php/2026/03/07/sbashk-u-uron-7-marsin-pishtare-te-dijes-urime-dita-e-madhe-e-mesuesit-dhe-shkolles-shqipe/): Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBASHK) ka uruar 7 Marsin, Ditën e Mësuesit, duke vlerësuar kontributin e mësimdhënësve ndër vite në arsimimin dhe edukimin e brezave. Përmes një komunikate për media, SBAShK-u shkroi se kjo datë shënon përpjekjet e njerëzve të dijes për ta mbrojtur dhe zhvilluar arsimin shqip. “Të nderuar pishtarë të dijes , kolege e kolegë gëzuar dhe urime 7 Marsi, kjo ditë e madhe e mësuesit dhe shkollës shqipe. Është kjo datë që shënon nismën e përpjekjeve sublime të njerëzve të dijes në mbrojtje të dritës nga errësira. Në këtë ditë lartësojmë […] ## Pages - [Home](https://ditori.com/) - [Sample Page](https://ditori.com/index.php/sample-page/): This is an example page. It’s different from a blog post because it will stay in one place and will show up in your site navigation (in most themes). Most people start with an About page that introduces them to potential site visitors. It might say something like this: Hi there! I’m a bike messenger by day, aspiring actor by night, and this is my website. I live in Los Angeles, have a great dog named Jack, and I like piña coladas. (And gettin’ caught in the rain.) …or something like this: The XYZ Doohickey Company was founded in 1971, […] [comment]: # (Generated by Hostinger Tools Plugin)