{"id":3044,"date":"2026-11-26T09:18:30","date_gmt":"2026-11-26T09:18:30","guid":{"rendered":"https:\/\/ditori.com\/?p=3044"},"modified":"2026-11-26T09:18:30","modified_gmt":"2026-11-26T09:18:30","slug":"dimer-i-veshtire-cfare-po-ndodh-me-sektorin-energjetik-te-kosoves","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ditori.com\/index.php\/2026\/11\/26\/dimer-i-veshtire-cfare-po-ndodh-me-sektorin-energjetik-te-kosoves\/","title":{"rendered":"Dim\u00ebr i v\u00ebshtir\u00eb: \u00c7far\u00eb po ndodh me sektorin energjetik t\u00eb Kosov\u00ebs?"},"content":{"rendered":"<p class=\"wp-block-paragraph\">Kosova po hyn n\u00eb sezonin dim\u00ebror 2026\/2027 me sfida t\u00eb konsiderueshme n\u00eb sektorin e energjis\u00eb elektrike. Var\u00ebsia nga importi, rritja e konsumit gjat\u00eb muajve t\u00eb ftoht\u00eb, kufizimet n\u00eb kapacitetet prodhuese vendore dhe \u00e7mimet e larta n\u00eb tregjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare po e b\u00ebjn\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb ndjeshme situat\u00ebn energjetike n\u00eb vend.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">T\u00eb dh\u00ebnat e Zyr\u00ebs s\u00eb Rregullatorit p\u00ebr Energji (ZRRE) tregojn\u00eb se gjat\u00eb vitit 2025 Kosova importoi rreth 1.96 milion\u00eb megavat-or\u00eb energji elektrike, krahasuar me rreth 1.38 milion\u00eb megavat-or\u00eb n\u00eb vitin 2024. Kjo paraqet rritje prej rreth 42 p\u00ebr qind brenda nj\u00eb viti.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebrve\u00e7 rritjes s\u00eb sasis\u00eb s\u00eb importuar, shqet\u00ebsues mbetet edhe \u00e7mimi me t\u00eb cilin Kosova detyrohet t\u00eb siguroj\u00eb energji nga tregjet e jashtme. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb ZRRE-s\u00eb, \u00e7mimi mesatar i importit p\u00ebrmes kontratave komerciale gjat\u00eb vitit 2025 ishte 121.56 euro p\u00ebr megavat-or\u00eb.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nd\u00ebrkoh\u00eb, t\u00eb dh\u00ebnat e kostove t\u00eb lejuara n\u00eb MAR, t\u00eb cilat p\u00ebrfshijn\u00eb periudh\u00ebn 2016\u20132024, tregojn\u00eb se shpenzimet e planifikuara p\u00ebr blerjen e energjis\u00eb kan\u00eb ndryshuar duksh\u00ebm nd\u00ebr vite. K\u00ebto shifra paraqesin kostot e lejuara rregullative dhe nuk jan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjta me pagesat faktike p\u00ebr importin e energjis\u00eb.<\/p>\n<div class=\"mandeta-ad mandeta-ad-tag_inarticle2\">\n<div><\/div>\n<\/div>\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Kostot e blerjes s\u00eb energjis\u00eb elektrike (2016\u20132024)<\/strong>Kostot e lejuara t\u00eb blerjes s\u00eb energjis\u00ebN\u00eb milion\u00eb euro (\u20ac), sipas tabel\u00ebs MAR t\u00eb ZRRE-s\u00eb.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><a href=\"https:\/\/docs.google.com\/spreadsheets\/d\/1CzNUSS96vslMYmjG2HjAYnDPRFk6t1F4\/edit?usp=sharing&amp;ouid=103814918984355991921&amp;rtpof=true&amp;sd=true\">Shih tabel\u00ebn k\u00ebtu:<\/a><\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>ZRRE-ja: P\u00ebrgatitjet p\u00ebr dim\u00ebr k\u00ebrkojn\u00eb koordinim t\u00eb vazhduesh\u00ebm<\/strong><\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb p\u00ebrgjigjet p\u00ebr Lajmi.net, ZRRE-ja ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur se p\u00ebrgatitjet p\u00ebr sezonin dim\u00ebror k\u00ebrkojn\u00eb angazhim t\u00eb vazhduesh\u00ebm t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb akter\u00ebve t\u00eb sektorit energjetik.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cZRRE-ja vler\u00ebson se p\u00ebrgatitjet p\u00ebr sezonin dim\u00ebror k\u00ebrkojn\u00eb koordinim t\u00eb vazhduesh\u00ebm nd\u00ebrmjet t\u00eb gjith\u00eb akter\u00ebve t\u00eb sektorit dhe monitorim t\u00eb af\u00ebrt t\u00eb prodhimit vendor, k\u00ebrkes\u00ebs, kapaciteteve t\u00eb rrjetit dhe mund\u00ebsive p\u00ebr sigurimin e energjis\u00eb nga tregu\u201d, thuhet n\u00eb p\u00ebrgjigjen e k\u00ebtij institucioni.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sipas ZRRE-s\u00eb, institucionet dhe operator\u00ebt p\u00ebrkat\u00ebs jan\u00eb t\u00eb angazhuar n\u00eb marrjen e masave p\u00ebr sigurimin e furnizimit gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb konsumit t\u00eb lart\u00eb.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cP\u00ebrgatitjet p\u00ebrfshijn\u00eb optimizimin e kapaciteteve prodhuese vendore, mir\u00ebmbajtjen dhe p\u00ebrgatitjen e rrjetit, si dhe sigurimin e kapaciteteve t\u00eb nevojshme p\u00ebr import dhe balancim t\u00eb sistemit\u201d, ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur ZRRE-ja.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Megjithat\u00eb, rregullatori ka sqaruar se p\u00ebrgjegj\u00ebsia p\u00ebr planifikimin dhe menaxhimin operativ t\u00eb furnizimit nuk i takon drejtp\u00ebrdrejt atij.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cZRRE-ja, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb kompetencave t\u00eb saj, monitoron p\u00ebrmbushjen e detyrimeve t\u00eb operator\u00ebve dhe furnizuesve t\u00eb licencuar, nd\u00ebrsa planifikimi dhe menaxhimi operativ i furnizimit u takojn\u00eb subjekteve p\u00ebrgjegj\u00ebse t\u00eb sektorit\u201d, thuhet n\u00eb p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Importi gjat\u00eb vitit 2026, mbi 76 milion\u00eb euro p\u00ebr n\u00ebnt\u00eb muaj sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb raportuara<\/strong><\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">T\u00eb dh\u00ebnat e d\u00ebrguara nga ZRRE-ja p\u00ebr Lajmi.net tregojn\u00eb se edhe gjat\u00eb vitit 2026 importi i energjis\u00eb elektrike ka vazhduar t\u00eb p\u00ebrb\u00ebj\u00eb nj\u00eb kosto t\u00eb konsiderueshme.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb KESCO\/FSHU-s\u00eb, gjat\u00eb periudh\u00ebs janar-shtator 2026 jan\u00eb importuar 306 mij\u00eb e 660 megavat-or\u00eb energji elektrike, me vler\u00eb prej 37 milion\u00eb e 309 mij\u00eb e 865 eurosh.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nd\u00ebrkaq, sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb KEDS-it, importi p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb ka arritur n\u00eb 329 mij\u00eb e 593.4 megavat-or\u00eb, me vler\u00eb prej 39 milion\u00eb e 508 mij\u00eb e 59.71 eurosh.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">ZRRE-ja i ka paraqitur k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna ve\u00e7mas p\u00ebr dy subjektet. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, ato nuk duhet t\u00eb trajtohen si nj\u00eb shif\u00ebr e vetme e importit pa u sqaruar dallimet n\u00eb raportimin e tyre.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nd\u00ebrkaq, lidhur me obligimet e saj si furnizues i energjis\u00eb elektrike, KESCO, ka theksuar se vepron n\u00eb p\u00ebrputhje me legjislacionin dhe k\u00ebrkesat rregullative n\u00eb fuqi.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cKESCO Sh.A., si kompani e licencuar dhe subjekt i rregulluar nga Zyra e Rregullatorit p\u00ebr Energji (ZRrE), operon n\u00eb p\u00ebrputhje me obligimet ligjore dhe rregullative n\u00eb fuqi, p\u00ebrfshir\u00eb edhe obligimet p\u00ebr raportim dhe ofrim t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave pran\u00eb institucionit rregullator\u201d, thuhet n\u00eb p\u00ebrgjigjen e KESCO-s p\u00ebr lajmi.net.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Pse Kosova vazhdon t\u00eb blej\u00eb energji nga jasht\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb lidhje me arsyet q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb Kosov\u00ebn t\u00eb varur nga importi, ZRRE-ja ka theksuar se problemi lidhet kryesisht me diferenc\u00ebn nd\u00ebrmjet k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr energji elektrike dhe kapaciteteve vendore p\u00ebr prodhimin e saj.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cNevoja p\u00ebr import lidhet kryesisht me diferenc\u00ebn nd\u00ebrmjet k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr energji elektrike dhe energjis\u00eb q\u00eb mund t\u00eb sigurohet nga prodhimi vendor n\u00eb periudha t\u00eb caktuara. Kjo nevoj\u00eb \u00ebsht\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht e theksuar gjat\u00eb muajve t\u00eb dimrit, kur k\u00ebrkesa p\u00ebr energji rritet ndjesh\u00ebm\u201d, thuhet n\u00eb p\u00ebrgjigjen e ZRRE-s\u00eb.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb tjet\u00ebr faktor, sipas rregullatorit, \u00ebsht\u00eb disponueshm\u00ebria e nj\u00ebsive prodhuese vendore, p\u00ebrfshir\u00eb periudhat kur ato jan\u00eb jasht\u00eb funksionit p\u00ebr shkak t\u00eb mir\u00ebmbajtjes dhe rehabilitimit.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">ZRRE-ja ka p\u00ebrmendur edhe mosp\u00ebrputhjen nd\u00ebrmjet orareve t\u00eb prodhimit dhe konsumit.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cNevoja p\u00ebr import mund t\u00eb lind\u00eb edhe nga mosp\u00ebrputhja n\u00eb orare nd\u00ebrmjet prodhimit dhe konsumit, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb or\u00ebt e pikut, pavar\u00ebsisht bilancit vjetor t\u00eb energjis\u00eb\u201d, ka sqaruar ky institucion.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>A rrezikohen qytetar\u00ebt nga shtrenjtimi i energjis\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb nga shqet\u00ebsimet kryesore t\u00eb qytetar\u00ebve mbetet mund\u00ebsia e rritjes s\u00eb tarifave t\u00eb energjis\u00eb elektrike, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb kur \u00e7mimet n\u00eb tregjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare po sh\u00ebnojn\u00eb rritje.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">t\u00eb pyetur nga Lajmi.net n\u00ebse ekziston rreziku i shtrenjtimit t\u00eb energjis\u00eb si pasoj\u00eb e kostos s\u00eb importit, ZRRE-ja nuk ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb parashikim n\u00ebse do t\u00eb ket\u00eb apo jo rritje t\u00eb tarifave.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cProcesi i shqyrtimit t\u00eb tarifave t\u00eb energjis\u00eb elektrike zhvillohet n\u00eb p\u00ebrputhje me korniz\u00ebn ligjore dhe rregullative n\u00eb fuqi, p\u00ebrmes shqyrtimit t\u00eb t\u00eb hyrave t\u00eb lejuara maksimale t\u00eb operator\u00ebve dhe Furnizuesit me Sh\u00ebrbim Universal, si dhe p\u00ebrmes procesit p\u00ebrkat\u00ebs t\u00eb konsultimit publik\u201d, thuhet n\u00eb p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">ZRRE-ja ka theksuar se kostot e importit jan\u00eb nj\u00eb nga faktor\u00ebt q\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb kostot e furnizimit, por ato nuk p\u00ebrkthehen automatikisht n\u00eb rritje t\u00eb tarifave p\u00ebr konsumator\u00ebt.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cKostot e importit jan\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr faktor\u00ebt q\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb kostot e furnizimit, por ndryshimi i tyre nuk p\u00ebrkthehet automatikisht n\u00eb ndryshim t\u00eb tarifave\u201d, ka sqaruar rregullatori.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sipas ZRRE-s\u00eb, gjat\u00eb shqyrtimit tarifor analizohen edhe kostot operative, humbjet e lejuara, zhvler\u00ebsimi, kthimi i lejuar mbi investimet dhe korrigjimet rregullative nga periudhat paraprake.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nd\u00ebrkoh\u00eb, struktura aktuale e tarifave, e miratuar nga Bordi i ZRRE-s\u00eb m\u00eb 7 maj 2026, \u00ebsht\u00eb n\u00eb fuqi p\u00ebr vitin tarifor 2026, p\u00ebrkat\u00ebsisht nga 1 prilli 2026 deri m\u00eb 31 mars 2027.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Ministrja paralajm\u00ebron dim\u00ebr t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb: \u00c7mimet n\u00eb treg arrijn\u00eb n\u00eb 500 euro p\u00ebr MWh<\/strong><\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Paralajm\u00ebrime p\u00ebr nj\u00eb dim\u00ebr t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb energjetik ka dh\u00ebn\u00eb edhe ministrja e Ekonomis\u00eb, Artane Rizvanolli.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">E ftuar m\u00eb 11 n\u00ebntor 2026 n\u00eb emisionin \u201cPolitiko\u201d n\u00eb Kanal10, Rizvanolli ka deklaruar se \u00e7mimet n\u00eb tregjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare kan\u00eb arritur n\u00eb rreth 500 euro p\u00ebr megavat-or\u00eb q\u00eb n\u00eb dit\u00ebt e para t\u00eb n\u00ebntorit.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ajo e ka krahasuar situat\u00ebn aktuale me kriz\u00ebn energjetike t\u00eb vitit 2021, kur \u00e7mime t\u00eb tilla ishin regjistruar n\u00eb kulmin e sezonit dim\u00ebror.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sipas ministres, nj\u00eb nga arsyet kryesore p\u00ebr k\u00ebt\u00eb situat\u00eb \u00ebsht\u00eb konflikti n\u00eb Iran dhe mbyllja e Ngushtic\u00ebs s\u00eb Hormuzit, q\u00eb ka ndikuar n\u00eb furnizimin nd\u00ebrkomb\u00ebtar me naft\u00eb dhe gaz natyror t\u00eb l\u00ebng\u00ebzuar.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Rizvanolli ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur se edhe Kosova po p\u00ebrballet me v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb prodhimin vendor, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr shkak t\u00eb bllokut B1 t\u00eb Termocentralit Kosova B, i cili \u00ebsht\u00eb jasht\u00eb funksionit q\u00eb nga 6 prilli 2026, p\u00ebr shkak t\u00eb investimeve n\u00eb elektrofiltra dhe sistemin e deazotizimit.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ministrja ka pranuar se projekti ka pasur vonesa, nd\u00ebrsa ka th\u00ebn\u00eb se Ministria ka qen\u00eb n\u00eb komunikim t\u00eb vazhduesh\u00ebm me KEK-un dhe Bashkimin Evropian p\u00ebr p\u00ebrshpejtimin e punimeve.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Si nj\u00eb prej masave p\u00ebr p\u00ebrballimin e situat\u00ebs, ministrja ka p\u00ebrmendur edhe rritjen e kapaciteteve interkonektive me Shqip\u00ebrin\u00eb, Malin e Zi dhe Maqedonin\u00eb e Veriut p\u00ebr gjithsej 350 megavat.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Konsumi dhe humbjet e energjis\u00eb, \u00e7far\u00eb tregojn\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat nd\u00ebr vite?<\/strong><\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">T\u00eb dh\u00ebnat e konsumit dhe humbjeve t\u00eb energjis\u00eb elektrike nga viti 2016 deri n\u00eb vitin 2021 tregojn\u00eb se konsumi n\u00eb amvis\u00ebri ka sh\u00ebnuar rritje t\u00eb konsiderueshme.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb vitin 2016, konsumi i amvis\u00ebrive ishte 2,213.8 GWh, nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2021 arriti n\u00eb 3,131 GWh. Kjo paraqet rritje prej rreth 41.4 p\u00ebr qind brenda pes\u00eb vjet\u00ebsh.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Edhe konsumi komercial u rrit nga 856 GWh n\u00eb vitin 2016 n\u00eb 1,145 GWh n\u00eb vitin 2021.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nd\u00ebrkoh\u00eb, konsumi industrial ishte 616.1 GWh n\u00eb vitin 2016, nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2021 arriti n\u00eb 842 GWh.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sa u p\u00ebrket humbjeve komerciale, ato ishin 800.4 GWh n\u00eb vitin 2016, nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2021 u regjistruan 758 GWh. Brenda k\u00ebsaj kategorie p\u00ebrfshihet edhe energjia e pafaturuar, e cila n\u00eb vitin 2021 ishte 372 GWh.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Humbjet teknike, nd\u00ebrkaq, u rrit\u00ebn nga 627 GWh n\u00eb vitin 2016 n\u00eb 780 GWh n\u00eb vitin 2021.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">K\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna tregojn\u00eb se, p\u00ebrve\u00e7 nevoj\u00ebs p\u00ebr rritjen e kapaciteteve prodhuese, sfid\u00eb p\u00ebr sektorin mbetet edhe menaxhimi i konsumit dhe zvog\u00eblimi i humbjeve n\u00eb sistem.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Opozita kritikon menaxhimin e sektorit energjetik<\/strong><\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebrve\u00e7 sfidave t\u00eb furnizimit, sektori energjetik \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur edhe me kritika t\u00eb vazhdueshme nga opozita, e cila ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje menaxhimin e Qeveris\u00eb dhe progresin n\u00eb zhvillimin e burimeve t\u00eb rip\u00ebrt\u00ebritshme.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Deputetja e Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, Janina Ymeri, gjat\u00eb nj\u00eb diskutimi n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs, ka kritikuar Qeverin\u00eb Kurti p\u00ebr menaxhimin e sektorit energjetik.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ajo ka pretenduar se nuk ka pasur progres t\u00eb mjaftuesh\u00ebm n\u00eb zhvillimin e burimeve t\u00eb rip\u00ebrt\u00ebritshme dhe ka ngritur akuza p\u00ebr ndikime t\u00eb pretenduara n\u00eb sektorin e energjis\u00eb.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cInflacioni nuk \u00ebsht\u00eb shkaktuar nga Ngushtica e Hormuzit, por nga energjia edhe nga \u00e7mimi i energjis\u00eb, edhe nga \u00e7mimi i sh\u00ebrbimeve\u201d, ka deklaruar Ymeri.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ajo ka vazhduar me kritikat ndaj Qeveris\u00eb, duke pretenduar se sektori energjetik \u00ebsht\u00eb karakterizuar nga nj\u00eb skem\u00eb e nd\u00ebrtuar p\u00ebr t\u2019u sh\u00ebrbyer interesave t\u00eb caktuara.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Deputetja ka ngritur edhe pretendime lidhur me raportet e p\u00ebrmendura nga ajo mes zyrtar\u00ebve dhe personave t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb sektorin energjetik, duke k\u00ebrkuar p\u00ebrgjigje nga kryeministri Albin Kurti.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, debati p\u00ebr energjin\u00eb rikthen n\u00eb v\u00ebmendje edhe premtimet e m\u00ebhershme p\u00ebr uljen e \u00e7mimit t\u00eb energjis\u00eb dhe rritjen e kapaciteteve prodhuese vendore.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kosova k\u00ebshtu po hyn n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr sezon dim\u00ebror me nj\u00eb sfid\u00eb t\u00eb dyfisht\u00eb: sigurimin e energjis\u00eb s\u00eb mjaftueshme p\u00ebr konsumator\u00ebt dhe p\u00ebrballimin e kostove t\u00eb larta t\u00eb furnizimit, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur prodhimi vendor dhe investimet n\u00eb kapacitete t\u00eb reja mbeten \u00e7\u00ebshtje thelb\u00ebsore p\u00ebr sigurin\u00eb energjetike t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<div id=\"mandeta_category_leaderboard1\" class=\"ad-container\"><\/div>\n<div class=\"lm-zs-enabled overlay-plain\" data-lm-zs-src=\"[&quot;https:\/\/www.gazetaexpress.com\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/unii-1.png&quot;, &quot;https:\/\/www.gazetaexpress.com\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/Article-EU-Commission-1.jpg&quot;, &quot;https:\/\/www.gazetaexpress.com\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/tttt.webp&quot;, &quot;https:\/\/www.gazetaexpress.com\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/policia-lezhe_sd.webp&quot;]\">\n<div class=\"lm-zs-slideshow\">\n<div class=\"lm-click-for-story\">\n<div class=\"lm-click-for-left-story\"><\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kosova po hyn n\u00eb sezonin dim\u00ebror 2026\/2027 me sfida t\u00eb konsiderueshme n\u00eb sektorin e energjis\u00eb elektrike. Var\u00ebsia nga importi, rritja e konsumit gjat\u00eb muajve t\u00eb ftoht\u00eb, kufizimet n\u00eb kapacitetet prodhuese vendore dhe \u00e7mimet e larta n\u00eb tregjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare po e b\u00ebjn\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb ndjeshme situat\u00ebn energjetike n\u00eb vend. T\u00eb dh\u00ebnat e Zyr\u00ebs s\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":3045,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[16,1],"tags":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ditori.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3044"}],"collection":[{"href":"https:\/\/ditori.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ditori.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ditori.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ditori.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3044"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ditori.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3044\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3046,"href":"https:\/\/ditori.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3044\/revisions\/3046"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ditori.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/3045"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ditori.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3044"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ditori.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3044"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ditori.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3044"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}