{"id":3033,"date":"2026-11-18T07:31:43","date_gmt":"2026-11-18T07:31:43","guid":{"rendered":"https:\/\/ditori.com\/?p=3033"},"modified":"2026-11-18T07:31:43","modified_gmt":"2026-11-18T07:31:43","slug":"kosova-e-humbi-betejen-energjetike-varesia-prej-importit-do-te-rendoje-edhe-gjeneratat-e-ardhshme","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ditori.com\/index.php\/2026\/11\/18\/kosova-e-humbi-betejen-energjetike-varesia-prej-importit-do-te-rendoje-edhe-gjeneratat-e-ardhshme\/","title":{"rendered":"Kosova e humbi betej\u00ebn energjetike, var\u00ebsia prej importit do t\u00eb r\u00ebndoj\u00eb edhe gjeneratat e ardhshme"},"content":{"rendered":"<p>Ish-kryetari i Od\u00ebs Ekonomike t\u00eb Kosov\u00ebs, Safet G\u00ebrxhaliu, ka vler\u00ebsuar se Kosova e ka humbur betej\u00ebn energjetike q\u00eb n\u00eb vitet e para pas luft\u00ebs, p\u00ebr shkak t\u00eb d\u00ebshtimit t\u00eb investimeve n\u00eb kapacitete t\u00eb reja prodhuese, duke u b\u00ebr\u00eb k\u00ebshtu e varur nga importi i energjis\u00eb elektrike.<\/p>\n<p>Duke komentuar vendimin e Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr ndalimin e tregtimit t\u00eb energjis\u00eb elektrike me kompanit\u00eb serbe, G\u00ebrxhaliu ka th\u00ebn\u00eb se kjo var\u00ebsi e kufizon mund\u00ebsin\u00eb e vendit p\u00ebr t\u00eb zgjedhur burimet e furnizimit, nd\u00ebrsa pasojat e munges\u00ebs s\u00eb investimeve do t\u2019i bartin edhe gjeneratat e ardhshme.<\/p>\n<p>\u201cEsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb Kosova e ka humb betej\u00ebn energjetike q\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb liris\u00eb, do t\u00eb thot\u00eb diku n\u00eb vitet 2002-2003, kur kan\u00eb d\u00ebshtuar investimet n\u00eb kapacitetet e reja prodhuese, qoft\u00eb Kosova e Re, qoft\u00eb edhe burimet tjera alternative. Fakti q\u00eb jemi shtet me m\u00eb shum\u00eb thengjill dhe kemi pasur nj\u00eb orientim n\u00eb energji alternative, dhe nga t\u00eb gjitha k\u00ebto investime sot prodhohet vet\u00ebm nj\u00eb num\u00ebr shum\u00eb i vog\u00ebl i kilovat\u00ebve t\u00eb rrym\u00ebs elektrike, e v\u00ebrtet\u00eb Kosov\u00ebn e ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb varur nga importi\u201d, tha G\u00ebrxhaliu.<\/p>\n<p>G\u00ebrxhaliu p\u00ebr Ekonomia Online ka th\u00ebn\u00eb se var\u00ebsia nga importi e kufizon mund\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb zgjedhur burimet e furnizimit, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb koh\u00ebn kur edhe vendet e tjera po p\u00ebrballen me sfida n\u00eb furnizimin me energji elektrike.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, vet\u00eb fakti q\u00eb je i varur nga importi, e ke pak mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb zgjedhur se nga ku do t\u00eb furnizohesh. N\u00eb ve\u00e7anti tani, kur jo vet\u00ebm Ballkani per\u00ebndimor, jo vet\u00ebm Kosova, por edhe Europa \u00ebsht\u00eb, do t\u00eb thot\u00eb n\u00eb nj\u00eb far\u00eb sfide t\u00eb furnizimit me energji elektrike, fal\u00eb edhe krejt k\u00ebsaj q\u00eb duke ndodhur qoft\u00eb n\u00eb luft\u00eb mes Rusis\u00eb dhe Ukrain\u00ebs, qoft\u00eb n\u00eb problemet me naft\u00eb, por definitivisht \u00ebsht\u00eb nj\u00eb humbje e madhe q\u00eb do ta paguajn\u00eb gjeneratat q\u00eb do t\u00eb vijn\u00eb\u201d, shtoi.<\/p>\n<p>Ai ka theksuar se nuk duhet t\u00eb humbet koh\u00eb duke k\u00ebrkuar p\u00ebrgjegj\u00ebsit p\u00ebr d\u00ebshtimin e projekteve energjetike, por t\u00eb ket\u00eb m\u00eb shum\u00eb transparenc\u00eb n\u00eb importin e energjis\u00eb elektrike.<\/p>\n<p>\u201cNuk duhet t\u00eb humbim koh\u00eb t\u00eb gjejm\u00eb fajtorin pse kan\u00eb d\u00ebshtuar t\u00eb gjitha k\u00ebto projekte, por koston e dyshimit sot po e paguajn\u00eb ekonomia e Kosov\u00ebs, sot po e paguajn\u00eb qytetari i Kosov\u00ebs, dhe n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb jemi nj\u00eb shtet eksportues i energjis\u00eb elektrike, ne jemi shteti m\u00eb i varur nga importi i energjis\u00eb elektrike. N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim duhet v\u00ebrtet t\u00eb kemi m\u00eb tep\u00ebr transparenc\u00eb n\u00eb import\u201d, potencoi ai.<\/p>\n<p>G\u00ebrxhaliu ka theksuar se mungesa e balanc\u00ebs mes ofert\u00ebs dhe k\u00ebrkes\u00ebs mund ta detyroj\u00eb Kosov\u00ebn t\u00eb p\u00ebrballet me nd\u00ebrprerje t\u00eb energjis\u00eb ose t\u00eb blej\u00eb rrym\u00eb nga burimet ku ajo \u00ebsht\u00eb n\u00eb dispozicion.<\/p>\n<p>\u201cDuhet t\u00eb kuptohet q\u00eb ekziston nj\u00eb ligj q\u00eb quhet oferta dhe k\u00ebrkesa, dhe n\u00eb momentet kur kemi debalanc\u00eb t\u00eb ofert\u00ebs dhe k\u00ebrkes\u00ebs, ti do t\u00eb jesh i varur t\u00eb ballafaqohesh ose me terrin, ose me blerjen e rrym\u00ebs aty ku ka. Prandaj n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim duhet t\u00eb kuptohet q\u00eb Serbia ka pasur pozicion strategjik n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, jo vet\u00ebm p\u00ebrmes Bosnje-Hercegovin\u00ebs dhe Republik\u00ebs Srpska, por n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim besoj q\u00eb do t\u00eb ishim qytetar\u00eb m\u00eb t\u00eb lumtur q\u00eb t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb alternativ\u00eb p\u00ebr furnizim, nga e cila alternativ\u00eb do t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb ekonomia, do t\u00eb fitoj\u00eb qytetari rrym\u00eb m\u00eb t\u00eb lir\u00eb\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Ai ka th\u00ebn\u00eb se ndryshimi i rrug\u00ebs s\u00eb furnizimit nuk n\u00ebnkupton domosdoshm\u00ebrisht ndryshim t\u00eb burimit t\u00eb energjis\u00eb, duke k\u00ebrkuar q\u00eb politikan\u00ebt t\u00eb fokusohen edhe n\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb ekonomike t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>\u201cMir\u00ebpo e t\u00ebra kjo ka ndodh sepse \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb alokim i rrug\u00ebs apo i rut\u00ebs s\u00eb furnizimit me energji elektrike, kur dihet fare mir\u00eb q\u00eb ekziston burimi i shitjes dhe shitja \u00ebsht\u00eb zakonisht nga k\u00ebto dy vende, nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina. Por sidoqoft\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb momentum i cili duhet v\u00ebrtet t\u00eb vet\u00ebdij\u00ebsoj\u00eb edhe qytetar\u00ebt, edhe bizneset, por dhe politikan\u00ebt q\u00eb t\u00eb gjejn\u00eb rrug\u00eb q\u00eb t\u00eb jemi t\u00eb pavarur ekonomikisht dhe jo t\u00eb mendojn\u00eb vet\u00ebm pavar\u00ebsi politike, sepse n\u00eb qoft\u00eb se nuk je i pavarur n\u00eb aspektin ekonomik dhe n\u00eb furnizim me energji elektrike, at\u00ebher\u00eb ne do t\u00eb flasim p\u00ebr ekonomi, por objektivat p\u00ebr zhvillim ekonomik t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm dhe p\u00ebr stabilitet social do t\u00eb jen\u00eb larg\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>M\u00eb 16 n\u00ebntor, Qeveria e Kosov\u00ebs e ka ndaluar tregtimin e energjis\u00eb elektrike me kompani serbe t\u00eb energjis\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb, si\u00e7 tha, vendimit t\u00eb Serbis\u00eb p\u00ebr t\u2019i mbajtur t\u00eb bllokuara linjat nd\u00ebrkufitare p\u00ebr tregtim tash e pothuajse shtat\u00eb vjet.<\/p>\n<p>Ky vendim, sipas kryeministrit Albin Kurti, vjen pasi Serbia nuk e ka zbatuar k\u00ebrkes\u00ebn e K\u00ebshillit Ministror t\u00eb Komunitetit t\u00eb Energjis\u00eb p\u00ebr t\u2019i zhbllokuar dy linjat e interkoneksionit nd\u00ebrkufitar, prej 400 kilovat\u00ebsh, m\u00eb 1 korrik.<\/p>\n<p>Duke folur n\u00eb nj\u00eb mbledhje t\u00eb kabinetit t\u00eb tij qeveritar t\u00eb h\u00ebn\u00ebn, Kurti tha se Kosova po vendos kund\u00ebrmasa ndaj Serbis\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e energjis\u00eb, sepse \u201cgjendja do t\u00eb p\u00ebrshkall\u00ebzohet n\u00eb t\u00eb ardhmen, n\u00ebse nuk ka reflektim\u201d nga shteti fqinj.<\/p>\n<p>Kund\u00ebrmasat e Kosov\u00ebs p\u00ebrfshijn\u00eb ndalimin e tregtimit t\u00eb energjis\u00eb elektrike me nd\u00ebrmarrjet me origjin\u00eb nga Serbia, pra: blerjen, shitjen, importin dhe eksportin e energjis\u00eb elektrike, qoft\u00eb drejtp\u00ebrdrejt apo p\u00ebrmes transitit, ose rishitjes.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-kryetari i Od\u00ebs Ekonomike t\u00eb Kosov\u00ebs, Safet G\u00ebrxhaliu, ka vler\u00ebsuar se Kosova e ka humbur betej\u00ebn energjetike q\u00eb n\u00eb vitet e para pas luft\u00ebs, p\u00ebr shkak t\u00eb d\u00ebshtimit t\u00eb investimeve n\u00eb kapacitete t\u00eb reja prodhuese, duke u b\u00ebr\u00eb k\u00ebshtu e varur nga importi i energjis\u00eb elektrike. Duke komentuar vendimin e Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr ndalimin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":3034,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[16,1],"tags":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ditori.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3033"}],"collection":[{"href":"https:\/\/ditori.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ditori.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ditori.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ditori.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3033"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ditori.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3033\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3035,"href":"https:\/\/ditori.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3033\/revisions\/3035"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ditori.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/3034"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ditori.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3033"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ditori.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3033"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ditori.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3033"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}