{"id":2994,"date":"2026-04-04T17:30:43","date_gmt":"2026-04-04T17:30:43","guid":{"rendered":"https:\/\/ditori.com\/?p=2994"},"modified":"2026-04-04T17:30:43","modified_gmt":"2026-04-04T17:30:43","slug":"fjalimi-permbylles-i-mandatit-te-presidentes-osmani-kosova-e-pathyeshme-nuk-dorezohet-kurre","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ditori.com\/index.php\/2026\/04\/04\/fjalimi-permbylles-i-mandatit-te-presidentes-osmani-kosova-e-pathyeshme-nuk-dorezohet-kurre\/","title":{"rendered":"Fjalimi p\u00ebrmbyll\u00ebs i mandatit t\u00eb Presidentes Osmani: Kosova, e pathyeshme, nuk dor\u00ebzohet kurr\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Vjosa Osmani ka p\u00ebrmbyllur mandatin e saj pes\u00ebvje\u00e7ar si presidente e vendit. Gjat\u00eb nj\u00eb ceremonie t\u00eb mbajtur n\u00eb Presidenc\u00eb, ajo ia ka dor\u00ebzuar mandatin, kryekuvendares Albulena Haxhiu.<\/p>\n<p>Kjo e fundit nga sot do t\u00eb jet\u00eb ushtruese e detyr\u00ebs s\u00eb presidentes.<\/p>\n<p>Osmani gjat\u00eb adresimit p\u00ebrmbyll\u00ebs tha mes tjerash se Kosova nuk \u00ebsht\u00eb e fort\u00eb vet\u00ebm kur fiton, por \u00ebsht\u00eb e pathyeshme sepse nuk dor\u00ebzohet kurr\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Klankosova.tv ju sjell\u00eb m\u00eb posht\u00eb adresimin p\u00ebrmbyll\u00ebs t\u00eb mandatit t\u00eb \u00a0Presidentes s\u00eb Republik\u00ebs, Vjosa Osmani.<\/strong><\/p>\n<p><em>T\u00eb dashur qytetar\u00eb t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs,<br \/>\nE nderuar m\u00ebrgat\u00eb,\u00a0<\/em>forca q\u00eb e mban Kosov\u00ebn t\u00eb lidhur me bot\u00ebn!<\/p>\n<p>Nuk ka nder m\u00eb t\u00eb madh se t\u2019i sh\u00ebrbesh Republik\u00ebs.<br \/>\nNuk ka p\u00ebrgjegj\u00ebsi m\u00eb t\u00eb madhe, por edhe m\u00eb fisnike, sesa t\u00eb mbash mbi supe besimin e qytetar\u00ebve t\u00eb tu.<\/p>\n<p>Fal\u00eb p\u00ebrkushtimit tuaj ndaj vlerave demokratike dhe k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb krijuar institucione t\u00eb q\u00ebndrueshme, un\u00eb e kam pasur k\u00ebt\u00eb nder dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb madhore q\u00eb t\u00eb sigurohem se vullneti i juaj e z\u00ebri juaj do t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsohen denj\u00ebsisht.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga dita e par\u00eb, e kam marr\u00eb k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb me nj\u00eb bindje t\u00eb qart\u00eb: se integriteti nuk negociohet, se shteti nuk p\u00ebrkulet dhe se besimi i qytetar\u00ebve nuk shp\u00ebrdorohet.<\/p>\n<p>Kjo ka qen\u00eb busulla ime edhe kur rruga nuk ka qen\u00eb e leht\u00eb e jasht\u00ebzakonisht sfiduese.<\/p>\n<p>Mb\u00ebshtetja juaj ka qen\u00eb e qart\u00eb, e z\u00ebshme dhe e vazhdueshme.<br \/>\nE kam ndjer\u00eb n\u00eb \u00e7do lagje, n\u00eb \u00e7do fshat e qytet, n\u00eb \u00e7do takim, n\u00eb \u00e7do mesazh dhe n\u00eb \u00e7do mund\u00ebsi q\u00eb kam pasur t\u2019ju takoj.<\/p>\n<p>Ajo mb\u00ebshtetje, mbi t\u00eb gjitha, ishte besim.<\/p>\n<p>Dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb besim, p\u00ebrulem para jush me mir\u00ebnjohjen m\u00eb t\u00eb thell\u00eb e t\u00eb p\u00ebrjetshme.<\/p>\n<p>Sepse besimi i qytetar\u00ebve \u00ebsht\u00eb forca q\u00eb i jep kuptim \u00e7do p\u00ebrgjegj\u00ebsie publike. At\u00eb besim un\u00eb e kam kthyer n\u00eb besnik\u00ebri, ndaj jush, ndaj parimeve t\u00eb shtetit, ndaj vlerave tona t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta komb\u00ebtare e demokratike. Besnik\u00ebri, vet\u00ebm e vet\u00ebm ndaj Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, sovranitetit t\u00eb saj, pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb saj e paprekshm\u00ebris\u00eb s\u00eb kufijve t\u00eb saj.<\/p>\n<p>P\u00ebr mua, thelb\u00ebsore ka qen\u00eb dhe mbetet mbrojtja e interesit t\u00eb shtetit dhe t\u00eb qytetar\u00ebve tan\u00eb, nd\u00ebrlidhja e historis\u00eb s\u00eb mundimshme e sakrific\u00ebs s\u00eb popullit ton\u00eb me vizionin e atit themeltar t\u00eb Republik\u00ebs, Presidentit Rugova, nderimi i luft\u00ebs son\u00eb \u00e7lirimtare dhe mbrojtja e aleancave me aleat\u00ebt tan\u00eb t\u00eb siguris\u00eb t\u00eb cil\u00ebt edhe 27 vite pas lufte, s\u00eb bashku me institucionet tona ende e mbrojn\u00eb kufirin ton\u00eb me Serbin\u00eb. Mbrojtja e aleanc\u00ebs s\u00eb liris\u00eb me SHBA-t\u00eb, me vendet evropiane dhe t\u00eb gjitha vendet paqedash\u00ebse gjithandej globit ka qen\u00eb dhe mbetet themeli i q\u00ebndruesh\u00ebm p\u00ebr mbrojtjen e paqes. Un\u00eb nuk l\u00ebviz nga ky vizion, sepse ky \u00ebsht\u00eb vizioni i shtetit ton\u00eb, ky \u00ebsht\u00eb vizioni i qytetar\u00ebve t\u00eb vendit tim.<\/p>\n<p>T\u00eb dashur qytetar\u00eb,<\/p>\n<p>Orientimi im si p\u00ebrfaq\u00ebsuese e juaja ka qen\u00eb dhe mbetet i qart\u00eb, ai i Presidentit Rugova: nj\u00eb Kosov\u00eb e lir\u00eb, e pavarur, demokratike, e integruar n\u00eb strukturat euroatlantike dhe n\u00eb aleanc\u00eb t\u00eb p\u00ebrhershme me Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs. Ky nuk ka qen\u00eb vet\u00ebm vizion; ka qen\u00eb udh\u00ebrr\u00ebfyesi im i p\u00ebrditsh\u00ebm. Dhe Kosova e k\u00ebtyre pes\u00eb vjet\u00ebve \u00ebsht\u00eb udh\u00ebhequr \u00e7do dit\u00eb nga ky orientim i qart\u00eb strategjik.<\/p>\n<p>Me p\u00ebrulje t\u00eb thell\u00eb, sikurse \u00e7doher\u00eb, edhe sot nderoj heronjt\u00eb, martir\u00ebt e liris\u00eb, \u00a0d\u00ebshmor\u00ebt e Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs; t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb u zhduk\u00ebn me dhun\u00eb nga forcat gjenocidale serbe; t\u00eb gjitha t\u00eb mbijetuarat e t\u00eb mbijetuarit e dhun\u00ebs seksuale gjat\u00eb luft\u00ebs e t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb dhan\u00eb gjith\u00e7ka p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vend, sepse liria jon\u00eb mban emrin e tyre dhe Republika jon\u00eb q\u00ebndron mbi sakrific\u00ebn e tyre.<\/p>\n<p>K\u00ebto kan\u00eb qen\u00eb p\u00ebrhershm\u00ebri e veprimeve t\u00eb mia dhe busulla orientuese e \u00e7do pune, n\u00eb secil\u00ebn dit\u00eb t\u00eb angazhimit tim p\u00ebr Republik\u00ebn ton\u00eb t\u00eb dashur, duke u mbetur p\u00ebrher\u00eb besnike parimeve t\u00eb shtetit ton\u00eb, tash n\u00eb dit\u00ebn e fundit t\u00eb mandatit, sikur edhe n\u00eb dit\u00ebn e par\u00eb t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Sepse nj\u00eb Kosov\u00eb q\u00eb hap dyer jasht\u00eb, \u00ebsht\u00eb m\u00eb e fort\u00eb brenda.<br \/>\nSepse nj\u00eb Kosov\u00eb q\u00eb d\u00ebgjohet n\u00eb bot\u00eb, \u00ebsht\u00eb gjithnj\u00eb m\u00eb e sigurt n\u00eb sht\u00ebpi.<\/p>\n<p>N\u00eb \u00e7do takim, n\u00eb \u00e7do vizit\u00eb, n\u00eb \u00e7do bised\u00eb me lider\u00eb bot\u00ebror\u00eb, kam pasur nj\u00eb mesazh t\u00eb vet\u00ebm: Kosova \u00ebsht\u00eb republik\u00eb sovrane, demokratike, me kufij t\u00eb papreksh\u00ebm dhe e vendosur t\u00eb kontribuoj\u00eb p\u00ebr paqen, stabilitetin dhe sigurin\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare, si n\u00eb rajonin ton\u00eb, ashtu edhe p\u00ebrtej, dhe nj\u00eb shtet i destinuar p\u00ebr t\u00eb ardhmen euroatlantike.<\/p>\n<p>Kjo pun\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb ndalur n\u00eb asnj\u00eb moment. Jam thell\u00ebsisht krenare q\u00eb k\u00ebt\u00eb institucion po e l\u00ebm\u00eb m\u00eb t\u00eb respektuar n\u00eb bot\u00eb, me dyer t\u00eb hapura dhe me aleanca t\u00eb forcuara.<\/p>\n<p>Duke i sjell\u00eb Kosov\u00ebs njohje t\u00eb reja; duke arritur liberalizimin e vizave me BE-n\u00eb e me shum\u00eb shtete t\u00eb tjera; duke b\u00ebr\u00eb hapa konkret\u00eb drejt integrimit t\u00eb vendit n\u00eb BE dhe n\u00eb K\u00ebshillin e Evrop\u00ebs; e po ashtu hapa konkret drejt t\u00eb ardhmes n\u00eb NATO, duke siguruar garanca t\u00eb fuqishme p\u00ebr paprekshm\u00ebrin\u00eb e kufijve tan\u00eb; duke nd\u00ebrtuar partneritete p\u00ebr fuqizimin e ushtris\u00eb son\u00eb; duke e b\u00ebr\u00eb Kosov\u00ebn pjes\u00eb t\u00eb platformave ku nuk ka pasur qasje m\u00eb her\u00ebt, si me pjes\u00ebmarrjen historike n\u00eb Samitin e NATO-s, duke e b\u00ebr\u00eb an\u00ebtare themeluese n\u00eb Bordin e Paqes; duke e kthyer Kosov\u00ebn n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb agjendave globale: nga Agjenda p\u00ebr Grat\u00eb, Paqen dhe Sigurin\u00eb. deri te mbrojtja e f\u00ebmij\u00ebve n\u00eb bot\u00ebn digjitale. Duke i p\u00ebrparuar ndjesh\u00ebm raportet me vendet e tjera, deri dje hezituese p\u00ebr t\u00eb krijuar raporte me vendin ton\u00eb; duke hapur perspektiva t\u00eb reja marr\u00ebdh\u00ebniesh politike me shum\u00eb vende t\u00eb tjera gjithandej rruzullit tok\u00ebsor, n\u00eb k\u00ebto 5 vjet kemi d\u00ebshmuar se edhe nj\u00eb shtet i vog\u00ebl mund t\u00eb ket\u00eb z\u00eb t\u00eb madh.<\/p>\n<p>Sepse ky ishte vizioni yn\u00eb q\u00eb n\u00eb dit\u00ebn e par\u00eb kur u betova n\u00eb Kuvend por mbi t\u00eb gjitha kur u betova para jush: q\u00eb Kosova t\u00eb mos jet\u00eb vet\u00ebm pjes\u00eb e tavolinave nd\u00ebrkomb\u00ebtare, por edhe kontribuuese aktive n\u00eb to.<\/p>\n<p><em>T\u00eb dashur qytetar\u00eb,<\/em><\/p>\n<p>Si Komandante Supreme e FSK-s\u00eb, kam par\u00eb nga af\u00ebr forc\u00ebn e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb k\u00ebtij vendi: njer\u00ebzit tan\u00eb n\u00eb uniform\u00eb. Gra dhe burra q\u00eb nuk k\u00ebrkojn\u00eb duartrokitje, por mbajn\u00eb mbi supe sigurin\u00eb ton\u00eb.<\/p>\n<p>Por e ardhmja k\u00ebrkon m\u00eb shum\u00eb se arritje. K\u00ebrkon edhe vigjilenc\u00eb.<\/p>\n<p>Jetojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb ku e v\u00ebrteta sfidohet \u00e7do dit\u00eb.<br \/>\nKu propaganda vishet si opinion.<br \/>\nKu shpifja e manipulimi tenton t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb faktin.<\/p>\n<p>Prandaj ju lus: mos e humbni busull\u00ebn tuaj.<br \/>\nSepse vet\u00ebm kur e v\u00ebrteta njihet dhe mbrohet, manipulimi humbet fuqin\u00eb dhe busulla morale mbetet e pal\u00ebkundur.<\/p>\n<p>N\u00eb jav\u00ebt e fundit, duke ju takuar anemban\u00eb Kosov\u00ebs, kam par\u00eb di\u00e7ka q\u00eb nuk mund t\u00eb fabrikohet: besimin q\u00eb nuk shuhet leht\u00eb.<br \/>\nPor kam par\u00eb edhe pritjen e k\u00ebrkes\u00ebn tuaj, p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb drejt\u00ebsi, m\u00eb shum\u00eb dinjitet, t\u00eb ardhme m\u00eb t\u00eb qart\u00eb e bashkim rreth vlerave.<\/p>\n<p>Dhe kjo pritje \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb. Sepse Kosova mund t\u00eb jet\u00eb vend i vog\u00ebl, por \u00ebsht\u00eb vend me kujtes\u00eb t\u00eb madhe, dhe meriton t\u00eb ardhme edhe m\u00eb t\u00eb ndritshme.<\/p>\n<p>Ndonj\u00ebher\u00eb, n\u00eb politik\u00eb, pik\u00ebrisht besnik\u00ebria ndaj parimeve, konsistenca ndaj vlerave t\u00eb popullit t\u00ebnd, vizioni p\u00ebr t\u00eb mbrojtur shtetin e p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar fort p\u00ebrkrah aleat\u00ebve t\u00eb djesh\u00ebm e t\u00eb sot\u00ebm, e mbi t\u00eb gjitha besnik\u00ebria ndaj Kosov\u00ebs, shnd\u00ebrrohet n\u00eb penges\u00eb p\u00ebr disa.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00ebtim, kam m\u00ebsuar edhe nj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb tjet\u00ebr: se ndonj\u00ebher\u00eb, sfidat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha nuk vijn\u00eb nga jasht\u00eb.<\/p>\n<p>Vijn\u00eb at\u00ebher\u00eb kur q\u00ebndrueshm\u00ebria ndaj parimeve fillon t\u00eb shihet si penges\u00eb e jo si vler\u00eb si dhe kur besnik\u00ebria ndaj shtetit nuk p\u00ebrputhet me interesat ditore.<\/p>\n<p>Dhe pik\u00ebrisht n\u00eb ato momente, nj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs duhet t\u00eb zgjedh\u00eb: komoditetin apo integritetin.<\/p>\n<p>Un\u00eb besoj fort q\u00eb kam zgjedhur integritetin.<\/p>\n<p>Sepse p\u00ebr mua, Republika nuk \u00ebsht\u00eb instrument. \u00cbsht\u00eb amanet. \u00cbsht\u00eb amanet.<\/p>\n<p><em>T\u00eb dashur qytetar\u00eb,<\/em><\/p>\n<p>N\u00eb \u00e7do takim me ju k\u00ebto dit\u00eb n\u00eb syt\u00eb tuaj pash\u00eb mir\u00ebnjohje, por edhe pritje q\u00eb Kosova t\u00eb arrij\u00eb akoma m\u00eb shum\u00eb, m\u00eb mir\u00eb, e m\u00eb shpejt.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb Kosova jon\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb vend i vog\u00ebl n\u00eb hart\u00eb, por i madh n\u00eb shpirt.<br \/>\nNj\u00eb popull q\u00eb ka m\u00ebsuar t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb, t\u00eb ngrihet dhe t\u00eb ec\u00eb p\u00ebrpara, gjithmon\u00eb duke b\u00ebr\u00eb m\u00eb shum\u00eb se sa q\u00eb pritet prej tij.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb kam takuar: faleminderit nga zemra!<br \/>\nP\u00ebr ata q\u00eb nuk kam arritur t\u2019i takoj: rrug\u00ebt tona do t\u00eb kryq\u00ebzohen, dhe do t\u00eb jemi bashk\u00eb, krah p\u00ebr krah, n\u00eb sfidat dhe synimet q\u00eb na presin.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebtyre 5 viteve, kemi q\u00ebndruar pran\u00eb grave, t\u00eb rinjve, f\u00ebmij\u00ebve, m\u00ebrgat\u00ebs, sportist\u00ebve, personave me nevoja t\u00eb ve\u00e7anta, komuniteteve jo-shumic\u00eb e qytetar\u00ebve tan\u00eb gjithandej vendit, sepse nj\u00eb Republik\u00eb e fort\u00eb nd\u00ebrtohet vet\u00ebm kur secili qytetar ndihet i p\u00ebrfshir\u00eb, i d\u00ebgjuar dhe i p\u00ebrfaq\u00ebsuar.<\/p>\n<p>Nuk ka thirrje m\u00eb t\u00eb madhe se sa t\u2019i sh\u00ebrbesh nj\u00eb kauze m\u00eb t\u00eb madhe se vetvetja.<\/p>\n<p>T\u00eb jesh Presidente e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb jesh mbrojt\u00ebse e pakompromis e s\u00eb kaluar\u00ebs son\u00eb t\u00eb lavdishme, luft\u00ebtare e p\u00ebrditshme p\u00ebr t\u00eb tashmen dhe garantuese e vendosur p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb ardhme m\u00eb t\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>Sot p\u00ebrulem para \u00e7do qytetari q\u00eb na ka besuar. Sepse besimi \u00ebsht\u00eb valuta m\u00eb e shtrenjt\u00eb e demokracis\u00eb, dhe m\u00eb e lehta p\u00ebr t\u2019u humbur kur e v\u00ebrteta z\u00ebvend\u00ebsohet me shpifje. Prandaj ju ftoj q\u00eb s\u00eb bashku ta mbrojm\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn.<\/p>\n<p>Ne mund t\u00eb p\u00ebrballemi me sfida. Mund t\u00eb p\u00ebrballemi me padrejt\u00ebsi.<br \/>\nPor kurr\u00eb, kurr\u00eb, nuk do t\u00eb p\u00ebrballemi me munges\u00eb guximi. K\u00ebt\u00eb ua premtoj. Sepse ky popull ka zgjedhur gjithmon\u00eb t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb drejt.<\/p>\n<p>Dhe n\u00ebse ka nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb kam m\u00ebsuar nga ju, \u00ebsht\u00eb kjo: q\u00eb Kosova nuk \u00ebsht\u00eb e fort\u00eb vet\u00ebm kur fiton, por \u00ebsht\u00eb e pathyeshme sepse nuk dor\u00ebzohet kurr\u00eb.<\/p>\n<p><em>T\u00eb dashur qytetar\u00eb,<\/em><\/p>\n<p>Republika jon\u00eb do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb forcohet:<\/p>\n<p>p\u00ebr vajzat q\u00eb po rriten me \u00ebndrra t\u00eb m\u00ebdha,<br \/>\np\u00ebr djemt\u00eb q\u00eb besojn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend,<br \/>\np\u00ebr n\u00ebnat e baballar\u00ebt q\u00eb sakrifikojn\u00eb \u00e7do dit\u00eb,<br \/>\np\u00ebr gjysh\u00ebrit q\u00eb e mbajt\u00ebn gjall\u00eb shpres\u00ebn,<\/p>\n<p>Sepse kjo Republik\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e madhe se \u00e7do mandat, se \u00e7do individ, dhe m\u00eb e fort\u00eb se \u00e7do moment politik.<\/p>\n<p>Kosova do t\u00eb ec\u00eb p\u00ebrpara. S\u00eb bashku do t\u00eb ecim p\u00ebrpara.<\/p>\n<p>Un\u00eb do t\u00eb vazhdoj t\u00eb jem me ju, p\u00ebr ju dhe p\u00ebr shtetin q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb s\u00eb bashku e kemi nd\u00ebrtuar dhe q\u00eb do ta mbrojm\u00eb p\u00ebrgjithmon\u00eb. Do t\u00eb vazhdoj t\u00eb jem n\u00eb an\u00ebn e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Natyrisht q\u00eb angazhimi politik n\u00ebnkupton q\u00eb \u00e7mimin e q\u00ebndrimeve tona shpeshher\u00eb e paguajn\u00eb familjet tona. Prandaj dua t\u2019i fal\u00ebnderoj nga zemra dy vajzat e mia dhe bashk\u00ebshortin tim si dhe gjith\u00eb familjen time q\u00eb m\u00eb q\u00ebndruan af\u00ebr n\u00eb \u00e7do hap, pavar\u00ebsisht se sa i v\u00ebshtir\u00eb b\u00ebhej ky rrug\u00ebtim. Familja \u00ebsht\u00eb themeli m\u00eb i fort\u00eb i k\u00ebsaj shoq\u00ebrie, dhe vet\u00ebm duke ruajtur vlerat familjare q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb fuqia jon\u00eb p\u00ebrher\u00eb, ne do t\u00eb mund ta forcojm\u00eb shtetin ton\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb fal\u00ebnderim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb dua t\u2019ia shpreh kabinetit tim dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb mi k\u00ebtu n\u00eb Presidenc\u00eb t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb palodhshme e t\u00eb jasht\u00ebzakonshme p\u00ebrgjat\u00eb k\u00ebtyre viteve. Fal\u00ebnderoj edhe administrat\u00ebn dhe partner\u00ebt e shumt\u00eb, q\u00eb me p\u00ebrkushtim, shpesh larg syrit t\u00eb publikut, kan\u00eb mbajtur pesh\u00ebn e k\u00ebtij misioni s\u00eb bashku me ne. Fal\u00ebnderoj institucionet tona, miqt\u00eb e Kosov\u00ebs me t\u00eb cil\u00ebt bashk\u00ebpunuam p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb Kosov\u00ebn m\u00eb t\u00eb fort\u00eb, m\u00eb t\u00eb d\u00ebgjuar e m\u00eb t\u00eb respektuar.<\/p>\n<p><em>T\u00eb dashur qytetar\u00eb,<\/em><\/p>\n<p>Fal\u00ebnderimi m\u00eb i thell\u00eb gjithnj\u00eb ju takon juve.<\/p>\n<p>Faleminderit p\u00ebr besimin.<br \/>\nFaleminderit p\u00ebr mb\u00ebshtetjen.<br \/>\nFaleminderit p\u00ebr dashurin\u00eb.<br \/>\nFaleminderit p\u00ebr nderin m\u00eb t\u00eb madhe jet\u00ebsor q\u00eb m\u00eb dhat\u00eb: t\u2019i sh\u00ebrbej Republik\u00ebs son\u00eb!<\/p>\n<p>Kosova \u00ebsht\u00eb dhe do t\u00eb mbetet e pavarur e sovrane, e paprekshme n\u00eb kufijt\u00eb e saj, e hapur p\u00ebr partneritete e aleanca t\u00eb vlerave, e pandalshme drejt BE-s\u00eb dhe NATO-s, dhe p\u00ebrjet\u00ebsisht krah p\u00ebr krah me Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs. Uroj q\u00eb secili President apo Presidente n\u00eb t\u00eb ardhmen ta ruaj dhe vazhdoj\u00eb k\u00ebt\u00eb trash\u00ebgimi dhe k\u00ebt\u00eb rrug\u00ebtim.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb institucion e nd\u00ebrtoi Presidenti Rugova si institucion t\u00eb fort\u00eb, me integritet e me aleat\u00eb. Dhe t\u00eb till\u00eb, po e l\u00eb pas.<\/p>\n<p>Sot largohem nga kjo detyr\u00eb, por assesi, assesi, nga p\u00ebrkushtimi p\u00ebr atdheun ton\u00eb t\u00eb dashur.<\/p>\n<p>Zoti e bekoft\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs dhe popullin e saj!<br \/>\nZoti ju bekoft\u00eb ju dhe familjet tuaja!<\/p>\n<p>Ju faleminderit!<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><iframe loading=\"lazy\" src=\"https:\/\/www.facebook.com\/plugins\/video.php?height=476&amp;href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F4283803825209853%2F&amp;show_text=false&amp;width=267&amp;t=0\" width=\"267\" height=\"476\" frameborder=\"0\" scrolling=\"no\" allowfullscreen=\"allowfullscreen\" data-mce-fragment=\"1\"><\/iframe><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Vjosa Osmani ka p\u00ebrmbyllur mandatin e saj pes\u00ebvje\u00e7ar si presidente e vendit. Gjat\u00eb nj\u00eb ceremonie t\u00eb mbajtur n\u00eb Presidenc\u00eb, ajo ia ka dor\u00ebzuar mandatin, kryekuvendares Albulena Haxhiu. Kjo e fundit nga sot do t\u00eb jet\u00eb ushtruese e detyr\u00ebs s\u00eb presidentes. Osmani gjat\u00eb adresimit p\u00ebrmbyll\u00ebs tha mes tjerash se Kosova nuk \u00ebsht\u00eb e fort\u00eb vet\u00ebm kur [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":2995,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[11,1],"tags":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ditori.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2994"}],"collection":[{"href":"https:\/\/ditori.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ditori.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ditori.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ditori.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2994"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ditori.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2994\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":2996,"href":"https:\/\/ditori.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2994\/revisions\/2996"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ditori.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/2995"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ditori.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2994"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ditori.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2994"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ditori.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2994"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}