{"id":1653,"date":"2023-09-13T11:49:17","date_gmt":"2023-09-13T11:49:17","guid":{"rendered":"https:\/\/ditori.com\/?p=1653"},"modified":"2023-09-13T11:49:17","modified_gmt":"2023-09-13T11:49:17","slug":"von-der-leyen-e-ardhmja-e-ballkanit-perendimor-dhe-ukraines-eshte-ne-be","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ditori.com\/index.php\/2023\/09\/13\/von-der-leyen-e-ardhmja-e-ballkanit-perendimor-dhe-ukraines-eshte-ne-be\/","title":{"rendered":"Von der Leyen: E ardhmja e Ballkanit Per\u00ebndimor dhe Ukrain\u00ebs \u00ebsht\u00eb n\u00eb BE"},"content":{"rendered":"<p>Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, tha m\u00eb 13 shtator se e ardhmja e Ballkanit Per\u00ebndimor dhe e Ukrain\u00ebs \u00ebsht\u00eb n\u00eb Bashkimin Evropian (BE).<\/p>\n<p>Gjat\u00eb nj\u00eb fjalimi vjetor p\u00ebr gjendjen e BE-s\u00eb para deputet\u00ebve t\u00eb Parlamentit Evropian n\u00eb Strasburg, Von der Leyen tha se unioni \u201cnuk mund t\u2019i l\u00ebr\u00eb vet\u00ebm bashk\u00ebkomb\u00ebsit tan\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u201cE ardhmja e Ukrain\u00ebs \u00ebsht\u00eb n\u00eb unionin ton\u00eb. E ardhmja e Ballkanit Per\u00ebndimor \u00ebsht\u00eb n\u00eb BE. E ardhmja e Moldavis\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb BE. Dhe, e di se sa e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb perspektiva evropiane edhe p\u00ebr shum\u00eb njer\u00ebz n\u00eb Gjeorgji\u201d, deklaroi Von der Leyen.<\/p>\n<p>Fjalimi p\u00ebr \u201cGjendjen n\u00eb Union\u201d \u00ebsht\u00eb momenti m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm vjetor p\u00ebr BE-n\u00eb. \u00cbsht\u00eb fjalimi i p\u00ebrgjithsh\u00ebm vjetor i presidentit t\u00eb Komisionit Evropian n\u00eb seanc\u00ebn plenare t\u00eb Parlamentit Evropian, dhe mbahet rregullisht n\u00eb shtator. Fjalimi p\u00ebrfshin veprime q\u00eb Komisioni Evropian synon t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb p\u00ebrmes legjislacionit dhe nismave t\u00eb tjera deri n\u00eb fund t\u00eb vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Von der Leyen tha se \u201cEvropa p\u00ebrgjigjet ndaj thirrjeve historike. Historia na fton q\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbyllim nd\u00ebrtimin e unionit ton\u00eb. N\u00eb bot\u00ebn ku disa tentojn\u00eb t\u2019i n\u00ebnshtrojn\u00eb vendet nj\u00eb nga nj\u00eb, ne nuk mund t\u2019i l\u00ebm\u00eb vet\u00ebm bashk\u00ebkomb\u00ebsit tan\u00eb evropian\u00eb. N\u00eb bot\u00ebn ku madh\u00ebsia dhe pesha jan\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, p\u00ebrmbyllja e unionit ton\u00eb, pa dyshim, \u00ebsht\u00eb interes strategjik\u00eb i BE-s\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Ajo e p\u00ebrmendi rajonin e Ballkanit edhe kur foli p\u00ebr bashk\u00ebpunimin n\u00eb menaxhimin e migrimit ilegal.<\/p>\n<p>\u201cPakti p\u00ebr migrim i BE-s\u00eb ka siguruar nj\u00eb baraspesh\u00eb mes t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut dhe ruajtjes s\u00eb kufijve, mes sovranitetit dhe solidaritetit, mes siguris\u00eb dhe njer\u00ebzis\u00eb. Kemi bashk\u00ebpunuar ngusht\u00eb me vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor\u00eb dhe kemi zvog\u00ebluar val\u00ebt ilegale t\u00eb migrimit\u201d, theksoi ajo.<\/p>\n<p>N\u00eb gusht, edhe presidenti i K\u00ebshillit Evropian, Charles Michel, b\u00ebri thirrje q\u00eb viti 2030 t\u00eb caktohet si afati deri kur Bashkimi Evropian dhe vendet kandidate t\u00eb jen\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm p\u00ebr zgjerim, gjat\u00eb Forumit Strategjik t\u00eb Bledit.<\/p>\n<p>Vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor u \u00ebsht\u00eb premtuar perspektiv\u00eb evropiane prej vitit 2003, n\u00eb nj\u00eb samit n\u00eb Selanik. Nga ajo koh\u00eb, vet\u00ebm Kroacia nga vendet e rajonit \u00ebsht\u00eb an\u00ebtar\u00ebsuar n\u00eb BE, n\u00eb vitin 2013.<\/p>\n<p>Negociatat p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim ka vite q\u00eb i kan\u00eb nisur Mali i Zi dhe Serbia, nd\u00ebrsa n\u00eb korrik t\u00eb vitit 2022 i kan\u00eb nisur edhe Shqip\u00ebria dhe Maqedonia e Veriut.<\/p>\n<p>Bosnj\u00eb e Hercegovina e ka marr\u00eb statusin e vendit kandidat n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, nd\u00ebrsa Kosova ka vet\u00ebm Marr\u00ebveshje Stabilizim-Asociimi (MSA) me BE-n\u00eb.<\/p>\n<p>Von der Leyen b\u00ebri thirrje p\u00ebr nj\u00eb vizion p\u00ebr zgjerimin e suksessh\u00ebm t\u00eb BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>\u201c\u2026 Nj\u00eb union i plot\u00ebsuar, ku m\u00eb shum\u00eb se 500 milion\u00eb njer\u00ebz jetojn\u00eb n\u00eb liri, demokraci dhe prosperitet. Nj\u00eb union i plot\u00ebsuar ku t\u00eb rinjt\u00eb mund t\u00eb jetojn\u00eb dhe studiojn\u00eb n\u00eb liri. Union n\u00eb t\u00eb cilin ka demokraci, ku gjykatat jan\u00eb t\u00eb pavarura, ku opozita respektohet dhe gazetar\u00ebt mbrohen. K\u00ebto do t\u00eb jen\u00eb themelet e unionit ton\u00eb n\u00eb vendet e tashme dhe t\u00eb ardhme an\u00ebtare\u201c, tha ajo.<\/p>\n<p>Ajo rikujtoi se para 20 vjet\u00ebve, kur kishte ndodhur zgjerimi i madh, e kishin quajtur k\u00ebt\u00eb si \u201cdita e mir\u00ebseardhjes\u201c dhe prej at\u00ebher\u00eb ato vende kan\u00eb sh\u00ebnuar \u201cp\u00ebrparim t\u00eb madh n\u00eb secilin aspekt.\u201d<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ajo p\u00ebrs\u00ebriti se Komisioni Evropian do ta ruaj\u00eb gjithmon\u00eb parimin e meritave individuale n\u00eb procesin e reformave gjat\u00eb procesit t\u00eb zgjerimit.<\/p>\n<p>Zgjerimi i fundit i BE-s\u00eb ka ndodhur me 1 korrik t\u00eb vitit 2013 kur Kroacia ishte b\u00ebr\u00eb vendi m\u00eb i ri an\u00ebtar.<\/p>\n<p>Von der Leyen, po ashtu, b\u00ebri thirrje q\u00eb t\u00eb tejkalohen debatet e vjetra q\u00eb krijojn\u00eb dilema mes reformave t\u00eb brendshme dhe zgjerimit, sepse, sipas saj, \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmuar se k\u00ebto dy gj\u00ebra mund t\u00eb shkojn\u00eb paralelisht.<\/p>\n<p>\u201cNuk mund t\u2019i presim ndryshimet e traktateve p\u00ebr t\u2019u zgjeruar. Kjo duhet t\u00eb ndodh\u00eb m\u00eb shpejt, duhet t\u00eb gjejm\u00eb p\u00ebrgjigje n\u00eb pyetjen se si do t\u00eb funksionoj\u00eb BE-ja me m\u00eb shum\u00eb se 30 an\u00ebtar\u00eb\u201c, theksoi ajo, duke rikujtuar se me 27 vende an\u00ebtare BE-ja ka d\u00ebshmuar se mund t\u00eb funksionoj\u00eb.<\/p>\n<p>Von der Leyen p\u00ebrs\u00ebriti disa her\u00eb mb\u00ebshtetjen p\u00ebr Ukrain\u00ebn, e cila \u00ebsht\u00eb duke u p\u00ebrballur p\u00ebr pushtimin e jasht\u00ebligjsh\u00ebm nga Rusia tash e 18 muaj.<\/p>\n<p>\u201cDo t\u00eb jemi me Ukrain\u00ebn deri n\u00eb fund. Mbi kat\u00ebr milion\u00eb ukrainas kan\u00eb gjetur strehim n\u00eb BE. Do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb mir\u00ebpritur dhe dyert tona p\u00ebr ta do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb hapura\u201c, n\u00ebnvizoi ajo.<\/p>\n<p>Ajo tha se bashk\u00eb me an\u00ebtar\u00ebt tjer\u00eb t\u00eb Komisionit Evropian i kan\u00eb p\u00ebrmbushur mbi 90 p\u00ebr qind t\u00eb synimeve q\u00eb i kishte shprehur n\u00eb fillim t\u00eb mandatit n\u00eb vitin 2019.<\/p>\n<p>Ky ishte fjalimi i saj i fundit p\u00ebr gjendjen e BE-s\u00eb, por edhe fillimi indirekt i fushat\u00ebs s\u00eb saj parazgjedhore. P\u00ebrkat\u00ebsisht, n\u00eb qershor t\u00eb vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm do t\u00eb mbahen zgjedhjet evropiane, t\u00eb cilat do t\u00eb rezultojn\u00eb me nj\u00eb struktur\u00eb t\u00eb re n\u00eb t\u00eb gjitha institucionet evropiane.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, tha m\u00eb 13 shtator se e ardhmja e Ballkanit Per\u00ebndimor dhe e Ukrain\u00ebs \u00ebsht\u00eb n\u00eb Bashkimin Evropian (BE). Gjat\u00eb nj\u00eb fjalimi vjetor p\u00ebr gjendjen e BE-s\u00eb para deputet\u00ebve t\u00eb Parlamentit Evropian n\u00eb Strasburg, Von der Leyen tha se unioni \u201cnuk mund t\u2019i l\u00ebr\u00eb vet\u00ebm bashk\u00ebkomb\u00ebsit tan\u00eb\u201d. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":1654,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[9],"tags":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ditori.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1653"}],"collection":[{"href":"https:\/\/ditori.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ditori.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ditori.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ditori.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1653"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ditori.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1653\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1655,"href":"https:\/\/ditori.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1653\/revisions\/1655"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ditori.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1654"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ditori.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1653"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ditori.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1653"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ditori.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1653"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}