{"id":1540,"date":"2023-09-12T11:34:01","date_gmt":"2023-09-12T11:34:01","guid":{"rendered":"https:\/\/ditori.com\/?p=1540"},"modified":"2023-09-12T11:34:01","modified_gmt":"2023-09-12T11:34:01","slug":"joseph-kurti-dhe-vuciqi-perfitojne-nga-kriza-ne-veri","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ditori.com\/index.php\/2023\/09\/12\/joseph-kurti-dhe-vuciqi-perfitojne-nga-kriza-ne-veri\/","title":{"rendered":"Joseph: Kurti dhe Vu\u00e7iqi p\u00ebrfitojn\u00eb nga kriza n\u00eb Veri"},"content":{"rendered":"<p>Edward Joseph, ligj\u00ebrues n\u00eb Universitetin Johns Hopkins n\u00eb Uashington, thot\u00eb se nuk ka pritje t\u00eb m\u00ebdha nga takimi i k\u00ebsaj jave mes kryeministrit t\u00eb Kosov\u00ebs, Albin Kurti, dhe presidentit t\u00eb Serbis\u00eb, Aleksandar Vu\u00e7iq \u2013 i pari pas m\u00eb shum\u00eb se kat\u00ebr muajsh. Sipas tij, do t\u00eb ishte \u201cbefasi e k\u00ebndshme\u201d n\u00ebse do t\u00eb kishte ndonj\u00eb p\u00ebrparim.<\/p>\n<div class=\"code-block code-block-9\"><\/div>\n<p>Duke folur n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb, Joseph thot\u00eb se Bashkimi Evropian, si nd\u00ebrmjet\u00ebsues i dialogut, duhet t\u2019i kujtoj\u00eb t\u00eb dyja vendet se kan\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebr t\u00eb zbatuar. P\u00ebr zgjidhjen e situat\u00ebs n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs, ai thot\u00eb se t\u00eb gjitha pal\u00ebt duhet t\u2019i luajn\u00eb rolet e veta. Por, thot\u00eb Joseph, kriza i p\u00ebrshtatet si Vu\u00e7iqit, ashtu edhe Kurtit. \u201cVu\u00e7iq p\u00ebrfiton nga gjith\u00e7ka q\u00eb e pengon ta zbatoj\u00eb marr\u00ebveshjen q\u00eb SHBA-ja dhe BE-ja thon\u00eb se e ka pranuar [p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve me Kosov\u00ebn]\u2026 Kurti sigurisht p\u00ebrfiton, sepse presioni tani \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr hapat e shtensionimit [t\u00eb situat\u00ebs n\u00eb veri], dhe jo te \u00e7\u00ebshtja e Asociacionit\u2026\u201d, thot\u00eb Joseph.<\/p>\n<p>Sipas tij, Vu\u00e7iq nuk \u00ebsht\u00eb partner i SHBA-s\u00eb, por edhe Kurti \u201cka qen\u00eb jasht\u00ebzakonisht i v\u00ebshtir\u00eb dhe i pap\u00ebrgjegjsh\u00ebm n\u00eb qasjen e tij ndaj veriut\u201d dhe \u201ckjo nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me t\u00eb qen\u00ebt partner i mir\u00eb me Shtetet e Bashkuara dhe Per\u00ebndimin\u201d.<\/p>\n<p><em>Nj\u00eb takim mes kryeministrit t\u00eb Kosov\u00ebs, Albin Kurti, dhe presidentit t\u00eb Serbis\u00eb, Aleksandar Vu\u00e7iq, do t\u00eb mbahet m\u00eb 14 shtator. P\u00ebr her\u00eb t\u00eb fundit, ata jan\u00eb takuar m\u00eb 2 maj. \u00c7far\u00eb prisni nga takimi i radh\u00ebs?<br \/>\n<\/em><strong>Edward Joseph:<\/strong>\u00a0Nuk mendoj se mund t\u00eb presim shum\u00eb p\u00ebrparim. Kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb se nuk ka mund\u00ebsi p\u00ebr asnj\u00eb p\u00ebrparim, por, thjesht, nuk duhet t\u00eb kemi pritje shum\u00eb t\u00eb m\u00ebdha. Do t\u00eb befasohemi k\u00ebndsh\u00ebm, n\u00ebse do t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrparim.<br \/>\nAjo q\u00eb \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb dal\u00eb nga ky takim,\u00ebsht\u00eb q\u00eb Brukseli ta kujtoj\u00eb secilin se ka nj\u00eb marr\u00ebveshje midis Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb. \u00cbsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr BE-n\u00eb q\u00eb t\u00eb ndaloj\u00eb s\u00eb foluri p\u00ebr dialogun, sepse ka nj\u00eb marr\u00ebveshje, nj\u00eb marr\u00ebveshje q\u00eb ka ofruar Brukseli dhe q\u00eb \u00ebsht\u00eb arritur n\u00eb shkurt. Ka, po ashtu, nj\u00eb aneks q\u00eb i adreson t\u00eb gjitha \u00e7\u00ebshtjet e zbatimit t\u00eb saj, [p\u00ebr t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb r\u00ebn\u00eb dakord n\u00eb Oh\u00ebr]. Dhe, \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb BE-ja t\u2019i kthehet asaj dhe t\u2019i kujtoj\u00eb pal\u00ebt se \u2013 sipas vet\u00eb BE-s\u00eb dhe SHBA-s\u00eb \u2013 jan\u00eb t\u00eb detyruara ta zbatojn\u00eb.<\/p>\n<p><em>Situata n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs mbetet e pazgjidhur. N\u00eb fush\u00ebn e kujt \u00ebsht\u00eb topi tani?<br \/>\n<\/em><strong>Edward Joseph:<\/strong>\u00a0Topi \u00ebsht\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e BE-s\u00eb dhe t\u00eb SHBA-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb nga kjo [situat\u00eb]. Ne mund ta drejtojm\u00eb gishtin e fajit kah Albin Kurti, i cili kritikohet ashp\u00ebr edhe n\u00eb Kosov\u00eb, nga opozita e tij, p\u00ebr veprimet e pamatura, p\u00ebr tendosjen e marr\u00ebdh\u00ebnieve me SHBA-n\u00eb dhe me BE-n\u00eb, p\u00ebr refuzimin e planit t\u00eb BE-s\u00eb p\u00ebr shtensionimin [e situat\u00ebs n\u00eb veri] dhe p\u00ebr nd\u00ebshkimet q\u00eb kan\u00eb goditur Kosov\u00ebn p\u00ebr shkak t\u00eb veprimeve t\u00eb tij. Pra, qartazi, Kurti ka faj. Por, kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb se Aleksandar Vu\u00e7iq \u00ebsht\u00eb i pafajsh\u00ebm dhe se topi nuk \u00ebsht\u00eb, gjithashtu, n\u00eb fush\u00ebn e tij. Sepse, Vu\u00e7iq ka nj\u00eb rol t\u00eb madh n\u00eb krijimin e k\u00ebsaj krize.<\/p>\n<p>Kur flasim p\u00ebr topin n\u00eb fush\u00eb, mendohet se vet\u00ebm nj\u00eb aktor duhet t\u00eb veproj\u00eb, por kjo nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. Vu\u00e7iq ka pasur nj\u00eb rol jasht\u00ebzakonisht t\u00eb madh n\u00eb krijimin e k\u00ebsaj krize, duke mos b\u00ebr\u00eb asgj\u00eb kund\u00ebr bojkotimit t\u00eb zgjedhjeve [n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs nga ana e serb\u00ebve lokal\u00eb]. K\u00ebt\u00eb e ka b\u00ebr\u00eb pas Marr\u00ebveshjes s\u00eb Ohrit, me t\u00eb cil\u00ebn Kurti \u00ebsht\u00eb pajtuar n\u00eb parim p\u00ebr krijimin e Asociacionit [t\u00eb komunave me shumic\u00eb serbe] \u2013 gj\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ka th\u00ebn\u00eb se nuk do ta b\u00ebj\u00eb kurr\u00eb. Pra, nuk mund t\u00eb thuhet se topi \u00ebsht\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e Kurtit dhe nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e Vu\u00e7iqit. \u00cbsht\u00eb v\u00ebrtet n\u00eb fush\u00ebn e BE-s\u00eb dhe t\u00eb SHBA-s\u00eb. Ato duhet t\u00eb jen\u00eb serioze p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, t\u00eb sigurojn\u00eb se kan\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje dhe t\u00eb marrin hapa p\u00ebr t\u2019i mbajtur pal\u00ebt t\u00eb p\u00ebrkushtuara n\u00eb zbatimin e asaj marr\u00ebveshjeje<\/p>\n<p><em>At\u00ebher\u00eb, kush mendoni se p\u00ebrfiton nga krizat e vazhdueshme n\u00eb veri?<br \/>\n<\/em><strong>Edward Joseph:\u00a0<\/strong>Po ju them se kush nuk p\u00ebrfiton dhe ata jan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb veri: serb\u00eb, shqiptar\u00eb, boshnjak\u00eb\u2026 Ata sigurisht q\u00eb nuk p\u00ebrfitojn\u00eb. Por, p\u00ebrfitojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrfitues t\u00eb status quo-s\u00eb. Ata p\u00ebrfshijn\u00eb strukturat n\u00eb veri, t\u00eb cilat p\u00ebrfitojn\u00eb nga fakti q\u00eb nuk ka sundim t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm t\u00eb ligjit n\u00eb zon\u00eb. Politikisht, un\u00eb do t\u00eb thosha se Aleksandar Vu\u00e7iq p\u00ebrfiton nga gjith\u00e7ka q\u00eb e pengon ta zbatoj\u00eb marr\u00ebveshjen q\u00eb SHBA-ja dhe BE-ja thon\u00eb se e ka pranuar. Kurti sigurisht p\u00ebrfiton, sepse presioni tani \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr hapat e shtensionimit [t\u00eb situat\u00ebs n\u00eb veri], dhe jo te \u00e7\u00ebshtja e Asociacionit.<\/p>\n<p><em>Po flisni p\u00ebr shtensionimin\u2026 Autoritetet e Kosov\u00ebs kan\u00eb shprehur gatishm\u00ebrin\u00eb e tyre p\u00ebr t\u00eb mbajtur zgjedhjet e reja n\u00eb veri. A mendoni se serb\u00ebt lokal\u00eb do t\u00eb merrnin pjes\u00eb n\u00eb at\u00eb proces?<br \/>\n<\/em><strong>Edward Joseph:\u00a0<\/strong>Vu\u00e7iq e ka mb\u00ebshtetur bojkotimin e zgjedhjeve [n\u00eb prill] edhe pas Marr\u00ebveshjes [s\u00eb Ohrit] n\u00eb mars. Ajo ka qen\u00eb koha p\u00ebr t\u00eb ndryshuar politik\u00ebn, p\u00ebr t\u00eb par\u00eb n\u00ebse jan\u00eb n\u00eb nj\u00eb epok\u00eb t\u00eb re. Nuk e di p\u00ebrgjigjen n\u00eb pyetjen tuaj.\u00a0 T\u00eb ndalemi pak te politika evropiane dhe amerikane. Nj\u00eb grup i politikan\u00ebve evropian\u00eb dhe amerikan\u00eb u ka d\u00ebrguar nj\u00eb let\u00ebr udh\u00ebheq\u00ebsve t\u00eb SHBA-s\u00eb dhe BE-s\u00eb, duke iu k\u00ebrkuar q\u00eb ta shqyrtojn\u00eb qasjen e tyre p\u00ebr uljen e tensioneve midis Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb. Ata kan\u00eb kritikuar \u201cmunges\u00ebn e presionit ndaj Serbis\u00eb\u201d.<\/p>\n<p><em>\u00c7far\u00eb mendoni ju p\u00ebr k\u00ebto kritika?<br \/>\n<\/em><strong>Edward Joseph:\u00a0<\/strong>Letra u ka b\u00ebr\u00eb jehon\u00eb shum\u00eb kritikave q\u00eb un\u00eb kam nxjerr\u00eb n\u00eb artikullin tim, t\u00eb publikuar n\u00eb qershor, n\u00eb gazet\u00ebn Foreign Policy, me titullin \u201cSHBA-ja po krijon kriz\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb\u201d. Ajo ka reflektuar kritikat q\u00eb un\u00eb kam ngritur p\u00ebr qasjen e BE-s\u00eb dhe t\u00eb SHBA-s\u00eb pas dhun\u00ebs s\u00eb 29 majit [n\u00eb Zve\u00e7an, n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs]. Sulmet e serb\u00ebve kund\u00ebr ushtar\u00ebve t\u00eb KFOR-it [misionit t\u00eb NATO-s n\u00eb Kosov\u00eb] kan\u00eb qen\u00eb shum\u00eb serioze. Dhe reagimi, si\u00e7 e kam th\u00ebn\u00eb n\u00eb at\u00eb artikull, ka qen\u00eb pothuajse t\u00ebr\u00ebsisht i nj\u00ebansh\u00ebm. Vet\u00ebm Kurti \u00ebsht\u00eb faj\u00ebsuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, nd\u00ebrsa dhuna \u00ebsht\u00eb kryer nga serb\u00ebt. Dhuna ka p\u00ebrfshir\u00eb koktej molotovi, q\u00eb, qartazi, \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb p\u00ebrgatiten paraprakisht. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se ky lloj i dhun\u00ebs ka qen\u00eb i planifikuar. Kjo sugjeron fuqish\u00ebm se Beogradi ka qen\u00eb n\u00eb dijeni, se burimet e tij kan\u00eb qen\u00eb, sipas t\u00eb gjitha gjasave, n\u00eb dijeni, dhe presidenti Vu\u00e7iq nuk ka b\u00ebr\u00eb asgj\u00eb p\u00ebr ta ndaluar at\u00eb. Ai sigurisht se e ka ditur p\u00ebr k\u00ebrc\u00ebnimin e dhun\u00ebs dhe nuk ka nd\u00ebrmarr\u00eb hapa p\u00ebr ta ndaluar at\u00eb. Dhe, SHBA-ja dhe BE-ja kan\u00eb reaguar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb konsiderueshme kund\u00ebr Kurtit dhe kan\u00eb lavd\u00ebruar Vu\u00e7iqin, duke e konsideruar partner. Pra, letra u b\u00ebn jehon\u00eb shqet\u00ebsimeve t\u00eb mia p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dhe t\u00eb kuptuarit m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb se ky nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm problem i Albin Kurtit, q\u00eb \u00ebsht\u00eb oportunist dhe populist dhe vepron n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pamatur, duke injoruar p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e tij p\u00ebr t\u2019u koordinuar, p\u00ebr t\u00eb respektuar at\u00eb q\u00eb NATO-ja thot\u00eb n\u00eb lidhje me dislokimin n\u00eb veri, por reflekton edhe mosgatishm\u00ebrin\u00eb p\u00ebr t\u2019u marr\u00eb me rolin e Aleksandar Vu\u00e7iqit n\u00eb Kosov\u00eb dhe me faktin se ai nuk do zgjidhje.<\/p>\n<p><em>At\u00ebher\u00eb, kush mund t\u00eb konsiderohet partner i af\u00ebrt i Per\u00ebndimit, Kurti apo Vu\u00e7iq, dhe pse?<br \/>\n<\/em><strong>Edward Joseph:\u00a0<\/strong>Kjo ngre nj\u00eb pyetje m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb. Albin Kurti ka qen\u00eb jasht\u00ebzakonisht i v\u00ebshtir\u00eb dhe i pap\u00ebrgjegjsh\u00ebm n\u00eb qasjen e tij ndaj veriut. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me t\u00eb qen\u00ebt partner i mir\u00eb me Shtetet e Bashkuara dhe Per\u00ebndimin. Por, Kosova \u00ebsht\u00eb n\u00eb linj\u00eb me SHBA-n\u00eb dhe mb\u00ebshtet SHBA-n\u00eb sa i p\u00ebrket k\u00ebrc\u00ebnimit m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb siguris\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb shekull, e q\u00eb \u00ebsht\u00eb pushtimi i Ukrain\u00ebs nga Rusia. Aleksandar Vu\u00e7iq nuk \u00ebsht\u00eb, ai nuk \u00ebsht\u00eb partner i SHBA-s\u00eb, pavar\u00ebsisht faktit se disa zyrtar\u00eb amerikan\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb thon\u00eb se ai \u00ebsht\u00eb partner gjithnj\u00eb e m\u00eb i mir\u00eb i SHBA-s\u00eb. Ai nuk \u00ebsht\u00eb. Ai vazhdon t\u00eb jet\u00eb edhe partner i Vladimir Putinit [presidentit rus]. Ai e ka d\u00ebshmuar k\u00ebt\u00eb n\u00eb disa aspekte. Ai refuzon ta shkarkoj\u00eb Aleksandar Vulinin [drejtorin e Agjencis\u00eb s\u00eb Siguris\u00eb dhe Informacionit n\u00eb Serbi], edhe pse ai \u00ebsht\u00eb sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara. Vulin \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor i hapur i Rusis\u00eb, dhe jo si Vu\u00e7iq q\u00eb \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor m\u00eb delikat. Serbia mb\u00ebshtet dhe \u00ebsht\u00eb nikoqire e [mediumeve ruse] Russia Today, Sputnik, promovon narrativa pro-ruse, ka tregti t\u00eb gjer\u00eb, ka fluturime me Rusin\u00eb. Pra, Aleksandar Vu\u00e7iq nuk \u00ebsht\u00eb partner i Shteteve t\u00eb Bashkuara, n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet tona m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb jashtme, dhe nuk \u00ebsht\u00eb partner as sa i p\u00ebrket arritjes s\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb stabilitetit demokratik n\u00eb rajon.<\/p>\n<p><em>Deri kur mendoni se Per\u00ebndimi do t\u2019i toleroj\u00eb autoritetet serbe q\u00eb t\u00eb mos e sanksionoj\u00eb Rusin\u00eb [p\u00ebr shkak t\u00eb pushtimit t\u00eb Ukrain\u00ebs]?<br \/>\n<\/em><strong>Edward Joseph:\u00a0<\/strong>Mendoj se mbetet nj\u00eb pyetje e hapur n\u00eb administrat\u00eb. Mendoj se disa zyrtar\u00eb jan\u00eb n\u00ebn iluzionin se Aleksandar Vu\u00e7iq mund t\u00eb jet\u00eb partner ose \u00ebsht\u00eb tashm\u00eb partner i Shteteve t\u00eb Bashkuara, nd\u00ebrsa t\u00eb tjer\u00eb nuk e kan\u00eb k\u00ebt\u00eb iluzion dhe e shohin Vu\u00e7iqin ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb.<\/p>\n<p><em>\u00a0<\/em><em>Edhe nj\u00eb pyetje t\u00eb fundit \u2013 Kurti ka th\u00ebn\u00eb se \u00ebsht\u00eb urgjente t\u00eb rregullohen marr\u00ebdh\u00ebniet me Serbin\u00eb, p\u00ebrpara zgjedhjeve n\u00eb SHBA [m\u00eb 2024]. Pse do t\u00eb kishte r\u00ebnd\u00ebsi kjo?<br \/>\n<\/em><strong>Edward Joseph:\u00a0<\/strong>Ai nuk \u00ebsht\u00eb i vetmi q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb faktit se vitin e ardhsh\u00ebm do t\u00eb ket\u00eb zgjedhje presidenciale n\u00eb SHBA. Vitin e ardhsh\u00ebm jan\u00eb edhe zgjedhjet p\u00ebr Parlamentin Evropian. [Zgjedhjet] do t\u00eb jen\u00eb nj\u00eb shp\u00ebrqendrim i madh p\u00ebr SHBA-n\u00eb dhe do ta b\u00ebj\u00eb at\u00eb m\u00eb pak t\u00eb prir\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb iniciativa ose p\u00ebr t\u00eb ofruar v\u00ebmendje t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb n\u00eb k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje. Shum\u00eb e thon\u00eb k\u00ebt\u00eb, jo vet\u00ebm Kurti. Pra, ka nj\u00ebfar\u00eb presioni kohor. Dhe kjo, n\u00eb fakt, mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb gj\u00eb e mir\u00eb, sepse mund t\u2019i p\u00ebrqendroj\u00eb p\u00ebrpjekjet dhe mund ta b\u00ebj\u00eb SHBA-n\u00eb dhe BE-n\u00eb t\u00eb jen\u00eb m\u00eb serioze.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Edward Joseph, ligj\u00ebrues n\u00eb Universitetin Johns Hopkins n\u00eb Uashington, thot\u00eb se nuk ka pritje t\u00eb m\u00ebdha nga takimi i k\u00ebsaj jave mes kryeministrit t\u00eb Kosov\u00ebs, Albin Kurti, dhe presidentit t\u00eb Serbis\u00eb, Aleksandar Vu\u00e7iq \u2013 i pari pas m\u00eb shum\u00eb se kat\u00ebr muajsh. Sipas tij, do t\u00eb ishte \u201cbefasi e k\u00ebndshme\u201d n\u00ebse do t\u00eb kishte ndonj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":1541,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1,9],"tags":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ditori.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1540"}],"collection":[{"href":"https:\/\/ditori.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ditori.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ditori.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ditori.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1540"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ditori.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1540\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1542,"href":"https:\/\/ditori.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1540\/revisions\/1542"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ditori.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1541"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ditori.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1540"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ditori.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1540"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ditori.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1540"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}