Ballina Kryesore Pesë të lënduar pas një aksidenti në Vushtrri

Pesë të lënduar pas një aksidenti në Vushtrri

Pesë persona janë lënduar pas një aksidenti që ka ndodhur dje në mes dy veturave në fshatin Bequk të Vushtrrisë, njofton Ditori.

“Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të dy veturave civile me ngasës meshkuj K-Shqiptarë. Si pasojë e aksidentit dy ngasësit dhe tre pasagjerë kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Mitrovicës”, thuhet më tej në raportin e policisë së Kosovës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here