Ballina Femra KURAJOJA/ Rikthim në vendin e përdhunimit…për të denoncuar dhe EULEX-in

KURAJOJA/ Rikthim në vendin e përdhunimit…për të denoncuar dhe EULEX-in

Vasfije Krasniqi-Goodman është emri simbol i gruas kurajoze kosovare e cila ka denoncuar përdhunimin që i është bërë në moshën 16-vjeçare nga serbët.

Ajo vizitoi së fundi vendin ku para 20 vjetësh u çnderua kriminalisht prej tyre, po me të njëjtën kurajo, e kjo në emër të së vërtetës dhe drejtësisë.

“20 vite më parë, në këtë oborr mu shuan edhe ëndërrat e fëmijërisë”, tha ajo, duke u gjendur në oborrin ku edhe përjetoi atë tmerr, më të rëndin për një femër, së bashku me përfaqësues të Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës.

“Unë sot po foli si një 16-vjeçare kur ka ndodhur rasti para 20 viteve këtu në këtë oborr. Aty mua mu shuan ëndërrat e fëmijërisë. Unë nuk e dijsha se çfarë po ndodh me mu, por unë e dijsha se çfarë po bëhet. Por, mentë i kisha tek familja, se i lashë aty krejt në shtëpi, qysh më murën, e kisha nënën, e kisha vllaun, e kisha axhin”, ka thënë e përlotur Vasfije Krasniqi. Më pas, veç serbëve, përdhunuesve të saj, ajo ka denoncuar drejtësinë ndërkombëtare në Kosovë, me gjëgjësisht atë europiane përfaqsuar nga EULEX, si mohuese të drejtësisë ndaj saj.

“Unë drejtësi kërkova prej 99’ës të UNMIK-u. Në 2010 te EULEX-i mua drejtësia më është mohuar, por unë nuk do të ndalem. Do të vazhdoj jo vetëm për vete, por për 20 mijë tjera me kërku drejtësi, si prej Kosovës, ashtu edhe prej shteteve tjera… Por neve çka na duhet, nuk po kërkojmë asgjë më pak e as më shumë, përveç se drejtësi. Drejtësia neve na duhet se shpirti jonë nuk do të rehatohet derisa të kemi drejtësinë”, u shpreh Krasniqi. /tesheshi.com/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here