Ballina Kryesore Njëzetvjetori i masakrës në rrugën Kovaçëve u shënua në mënyrë të pazakontë

Njëzetvjetori i masakrës në rrugën Kovaçëve u shënua në mënyrë të pazakontë

Masakra në rrugën e Kovaçëve në Mitrovicë, është shënuar sot në mënyrë të pazakontë për shkak të tensioneve që ka pasur midis familjarëve të viktimave dhe përfaqësuesve komunalë.

Zyrtarët komunalë nuk janë lejuar që të vendosin lule dhe të bëjnë homazhe tek pllaka përkujtimore me emrat e viktimave të cilët u vranë dhe u masakruan 20 vjet më parë nga ana e forcave serbe, njofton Klan Kosova.

Zëdhënësja e Komunës së Mitrovicës, Blerina Kastrati, ka thënë se revoltimi është plotësisht i kuptueshëm duke e ditur se familjarët e viktimave nuk e kanë marrë trajtimin e duhur pas luftës në Kosovë.

“Sot është shënuar 20 vjetori i masakrës tek lagjja e Kovaçëve në Mitrovicë. Familjarët kanë qenë pak të frustruar për shkak të pakënaqësive që kanë jo vetëm nga niveli lokal por edhe nga ai qendror”.

“Revoltimi i banorëve i ka vënë në pozitë të vështirë zyrtarët komunalë, për shkak se ata kanë pasur për qëllim që t’i nderojnë viktimat e luftës të cilët janë masakruar nga forcat serbe pikërisht 20 vjet më parë”.

“Në momentin që i kanë vërejtur pakënaqësitë e banorëve atëherë zyrtarët komunalë kanë vendosur që mos të vazhdojë edhe me tutje. Nuk është se ne si institucion kemi pasur një qëllim të keq. Ne kemi shkuar aty me qëllim të mirë për t’i përkujtuar viktimat e luftës”.

“Pjesë e këtij grupi ka qenë nënkryetari Faruk Mujka dhe drejtorët komunalë. Sikur çdo vit më parë edhe këtë vit ata janë përpjekur që në Mitrovicë të shënohet kjo datë”.

“Revoltimi i familjarëve të viktimave të luftës është më së i kuptueshëm duke e ditur se familjarët e viktimave nuk e kanë trajtimin e duhur pas luftës në Kosovë”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here