Ballina Ambient Vetizolimi, qytetet evropiane me ajër më të pastër

Vetizolimi, qytetet evropiane me ajër më të pastër


Imazhet satelitore të marra me 30 mars tregojnë se ndotja e ajrit ka rënë në zonat urbane në Evropë, ndëra qytete të tëra ndodhen në karantinë, me qëllim pengimin e përhapjes së koronavirusit.

Qytete si Brukseli, Parisi, Madridi, Milano dhe Frankfurti treguan një rënie të niveleve mesatare të dioksidit të azotit gjatë periudhës 5 mars deri me 25 mars, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Të dhënat u morën nga sateliti Sentienl-5 i Agjencisë Evropiane të Hapësirës.

Qytete të tëra në shumë shtete të Evropës janë vetëizoluar në këtë kohë krize të shkaktuar nga virusi vdekjeprusës, gjë që është pasuar me një ulje drastike të transportit rrugor, që është burimi kryesor i gazit ndotës të quajtur dioksid azoti. Po ashtu, është ulur edhe ndotja nga fabrikat.

Imazhet e reja të publikuara nga Agjencia Evropiane e Hapësirës dhe të analizuara nga organizata jofitimprurëse Aleanca Evropiane për Shëndetin Publik, tregojnë ndryshimin e densitetit të dioksidit të azotit. Ky ndotës mund të shkaktojë probleme të frymëmarrjes dhe kancerin. Harta tregon zonat më të rrezikuara.

Në Madrid, niveli mesatar i dioksidit të azotit u ul me 56 përqind, pasi qeveria ndaloi udhëtimet jo thelbësore me 14 mars, sipas Agjencisë Evropiane të Mjedisit. Zoltan Massay-Kosubek i Aleancës Evropiane për Shëndetin Publik foli përmes Skype-it.

“Nëse mbështetemi tek harta, ndryshimet më domethënëse janë në rajonet me pupullsi të lartë që varen nga transporti me lëndë djegëse fosile, pra zonat pranë kryeqyteteve. Harta tregon se nëse ulet transporti, atëherë ulet edhe ndotja e ajrit.”

Ai paralajmëron se banorët që jetojnë në qytetet e ndotura mund të jenë më të rrezikuar nga koronavirusi sepse ekspozimi ndaj ajrit të ndotur mund të dobësojë sistemin imunitar.

“Ajri i ndotur mund të shkaktojë sëmundje të ndryshme kronike si hipertensioni, diabeti apo probleme me mushkëritë. Ata që vuajnë nga

këto probleme janë më të rrezikuar nga koronavirusi dhe kanë imunitet më të dobët për të luftuar sëmundjen. Është një rrezik serioz.”

Zyrtari i Aleancës Evropiane për Shëndetin Publik thotë se edhe Kina shënoi një ulje të dioksidit të azotit kur qeveria e atij vendi mbylli qytete të tëra për ndaluar përhapjen e pandemisë. Vende që filluan karantinën më pas, si Britania me 23 mars, po ashtu pritet të shohin një ulje të niveleve të ndotjes në javët që pasojnë./VoA

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here