Ballina Hallakamë AGK dënon ashpër linçimet ndaj gazetarëve Jeta Xharra, Xhemajl Rexha e Fidan...

AGK dënon ashpër linçimet ndaj gazetarëve Jeta Xharra, Xhemajl Rexha e Fidan Jupolli


Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës përmes një komunikare ka reaguar duke i dënuar ashpër linçimet ndaj gazetarëve, Jeta Xharra nga BIRN, Xhemajl Rexha nga KTV dhe Fidan Jupolli nga T7.

Këtu bëhet e ditur se përmes një faqe në rrjetin social Facebook, gazetarët në fjalë janë cilësuar si mercenarë të njërit prej subjekteve politike në vend.

“Linçimet dhe cilësimet e tilla, për Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës janë tërësisht të papranueshme, cenojnë rëndë lirinë e shprehjes dhe rrezikojnë klimën e të bërit gazetari në Kosovë. Në këtë postim shihet edhe opinionisti Rron Gjinovci.
Pavarësisht mospajtimeve e pakënaqësive, duhet të respektohet liria e shprehjes dhe mendimi ndryshe. Kushdo që ka fakte për shpifje eventuale duhet t’u drejtohet institucioneve përkatëse dhe të ndjek rrugët ligjore” thuhet në reagimin e tyre.

AGK gjithashtu u bën thirrje organeve të rendit dhe të drejtësisë që sa më parë të merren me këtë rast në mënyrë që akterët e këtij veprimi të dalin para drejtësisë.

AGK po ashtu u bën thirrje partive politike që të distancohen nga veprimet e tilla të ulëta nga kushdo që vijnë ato dhe që polarizojnë shoqërinë, cenojnë lirinë e shprehjes dhe rrezikojnë demokracinë në vend.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here