Ballina Kryesore Mitrovicë/Drejtoria për Mirëqenie Sociale ndihmon me pako ushqimore 11 familje tjera me...

Mitrovicë/Drejtoria për Mirëqenie Sociale ndihmon me pako ushqimore 11 familje tjera me asistencë sociale


Drejtoresha për Mirëqenie Sociale dhe Integrime Evropiane, Nazan Kërveshi, ka shpërndarë pako ushqimore për 11 familje tjera me nevojë sociale në Suhadoll të Mitrovicës, transmeton Ditori.

Drejtoresha Kërveshi potencon se pas gjendjes së krijuar nga virusi COVID-19,
disa biznese në Mitrovicë kanë shprehur gatishmëri për tu ndihmuar familjeve me asistencë sociale me gjëra ushqimore, në mënyrë që t’ua lehtësojmë vështërsitë e tyre sadopak, gjë për të cilën i falenderon bizneset në fjalë.

Ndërsa kryetari i këtij fshati është shprehur i kënaqur dhe falënderues ndaj komunës, duke thënë se këto ndihma janë të mirëseardhura për çdo familje që ka nevojë./Ditori/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here