Ballina Kryesore Edhe tetë persona të prekur me koronavirus në Kosovë, arrin në 79...

Edhe tetë persona të prekur me koronavirus në Kosovë, arrin në 79 numri i të infektuarve


Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se tetë persona kanë rezultuar pozitiv me koronavirus në Kosovë, duke çuar në 79 numrin e të infektuarve.

Vitia përmes një statusi në Facebook ka thënë se sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 89 persona nga të cilet 8 kanë rezultuar pozitiv, njofton Klan Kosova.

Megjithatë Vitia ka thënë se lajm i mirë është që njëri nga pacientët edhe pas testimit të dytë ka dalur NEGATIV.

“Sipas rekomandimeve të OBSh kur dy mostra negative të një personi me një ditē distancë kohore, tregojnë shërimin nga COVID-19. Zyrtarisht kemi personin e parë të shëruar nga COVID-19 në Republikën e Kosovës. Faleminderit personelit shëndetësor në Klinikën Infektive dhe të gjithë mantilbardhëve në institucionet shëndetësore në Kosovë. T’i ndihmojmë personelit shëndetësor”, shkruan Vitia.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here