Ballina Kryesore QTA-ja në Mitrovicë ndan 93 pako ushqimore për familjet me nevojë sociale

QTA-ja në Mitrovicë ndan 93 pako ushqimore për familjet me nevojë sociale


Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, sot ka bërë shpërndarjen e pakove ushqimore për 93 familje të cilat i takojnë skemës së asistencës sociale në Komunën e Mitrovicës, donacion ky i dhuruar nga QTA-ja, transmeton Ditori.

Kryetari Bahtiri, ka falënderuar pronarin e QTA-së për ndihmat që ka ofruar për qytetarët e Mitrovicës, duke ju ndihmuar që të tejkalojnë situatën e krijuar nga përhapja e virusit COVID-19.

Ky donacion i siguruar nga QTA-ja ka vlerën rreth 640 euro të gjërave ushqimore, ndërsa përzgjedhja e familjeve është bërë në bashkëpunim me Komunën e Mitrovicës, respektivisht nga drejtoresha për Mirëqenie Sociale, Nazan Kërveshi./Ditori/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here