Ballina Kryesore Rri n’shpi/Jeta dhe karriera e Leze Qenës, ylli që u shua mëngjesin...

Rri n’shpi/Jeta dhe karriera e Leze Qenës, ylli që u shua mëngjesin e sotëm


Leze Qena ndërroi jetë sot, në moshën 85 vjeçare.

Leze Qena u lind më 1 mars 1935 në Prizren, shkollën fillore dhe të mesme e kreu në vendlindje, për të vazhduar më tej në Prishtinë, shkruan lajmi.net.

Aktorja njihet për karrierën e pasur artistike me numër të madh shfaqjesh teatrale si dhe role të shumta në filma e seriale.

Lezja njihet për interpretimet në shfaqjen “Macja mbi çatine e nxehtë” dhe shumë shfaqje tjera në Teatrin Kombëtar.

Aktorja rrëmbeu zemrat e publikut me rolet në serialet shumë të dashura për publikun “Mahmutovit dhe Rexhepovitë”, “Familja moderne”, “Çka ka shpija”, “Kombinati”, e të tjera.

Po ashtu, njihet për rolet në “Po e zëmë, po e zëmë” (mini TV seri, 1970), “Ditari i Lec Pazhecit” (mini TV seri, 1975), “I ikuri” (seri për fëmijë, 1980), “Shkolla e fshatit (TV, 1987), “Qesh e ngjesh” (TV, 1982), “Të gjithë me ne” (mini TV seri, 2000).

Leze Qena kishte qëndruar në mjekim intenviz që nga 6 marsi, për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.

Ajo ndërroi jetë mëngjesin e sotëm rreth orës 9:50, duke lënë boshllëk të madh në artin e Kosovës. /Lajmi.net/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here