Ballina Hallakamë Mitrovicë/Sonte bëhet dezinfektimi i shesheve dhe rrugëve, qëndroni në shtëpi

Mitrovicë/Sonte bëhet dezinfektimi i shesheve dhe rrugëve, qëndroni në shtëpi


“Sonte, duke filluar nga ora 20:00 do të bëhet dezinfektimi i shesheve dhe rrugëve të Mitrovicës, me ç’rast lus qytetarët për mirëkuptim që të qendrojnë në shtëpitë e tyre.

Ky aktivitet do të kryhet në mënyrë vullnetare nga dy kompani, Ekofresh Sh.P.K. me përfaqësues Astrit Ibishin dhe Euro Commerce Sh.P.K. me përfaqësues Muharrem Osmanin, të cilët i falënderoj për ndihmën e dhënë në këtë kohë emergjence kur po përballemi me koronavirusin COVID-19″, ka shkruar Agim Bahtiri në profilin e tij në facebook./Ditori/

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here