Ballina Lajme Mihrije Braha nuk përmbahet, ‘shpërthen’ me të shara ndaj politikanëve

Mihrije Braha nuk përmbahet, ‘shpërthen’ me të shara ndaj politikanëve


Mihrije Braha është shprehur e mllefosur nga situata aktuale në vend.

Mihrije Braha ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale pamje nga qyteti i zbrazur, shkruan lajmi.net.

Ajo u shpreh se ishte mërzitur nga porositë e politikanëve që të qëndrojnë brenda, për t’u mbrojtur nga infektimi me COVID-19.

Këngëtarja nuk u përmbajt fare, andaj e acaruar shpërtheu me të shara ndaj politikanëve tanë.

“N’shpi jemi mos na jepni ma porosi, mos na dilni ju politikana se po na vjen me vjell mos na flliqni bre jav **** bota nanen…turp..turppp”, ka shkruar Mihrija.

Kujtojmë se deri tani në Kosovë janë regjistruar 61 raste të të infektuarve me koronavirus, ndërsa një prej ka ndërruar jetë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here