Ballina Kryesore Banorët e Shalës të shqetësuar se Bistrica po futet në gypa (VIDEO)

Banorët e Shalës të shqetësuar se Bistrica po futet në gypa (VIDEO)

Gypat janë vendosur përskaj dhe mbi lumin Bistrica e Shalës, në Ofqar të Mitrovicës.

Ky fakt ka shqetësuar banorët e zonës. Në fshatin Bistricë të Leposaviqit, nëpërmes të cilit tash vazhdon të rrjedh lumi me të njëjtin emër, pretendojnë se krejt uji mund të futet në këta gypa.

Për këtë, ata akuzojnë firmën që po e ndërton një hidrocentral tjetër në këtë zonë, njofton Klan Kosova

Pretendime të ngjashme kanë edhe përfaqësues nga shoqata e bjeshkatarëve  “Trepça”.

Në kompaninë ndërtuese “Hydro-Line” kanë demantuar gjithcka që thonë banorët.

Kronikë nga Haris Ademi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here