Ballina Lajme Enca kujton me nostalgji koncertin e Kurdistanit

Enca kujton me nostalgji koncertin e Kurdistanit


Këngëtarja shqiptare Enca Haxhiu ka postuar një foto ku e kujton me nostalgji koncertin e saj të mbajtur para një viti në Kurdistan

Enca vitin e kaluar kishte filluar që të shijonte edhe sukseset e saj ndërkombëtare në muzikë ku e kishte mbajtur edhe një koncert në Kurdistan.

Madje, në këtë koncert këngëtarja ishte pritur shumë mirë nga fansat e saj atje.

“Saktësisht, një vit më parë në Kurdistan. Erbil. Përvojë e mahnitshme! Mirënjohëse për të gjithë fansat e mijë atje”, ka shkruar këngëtarja.

Kujtojmë se Enca është njëra prej këngëtarëve shqiptare që kishte arritur që të depërtojë në disa vende të Azisë, kryesisht të botës arabe të cilat pëlqejnë këngët e shqiptares.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here